VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KARIKATURË E RE ME PROFETIN MUHAMET

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KARIKATURË E RE ME PROFETIN MUHAMET

E Martë, 01.13.2015, 07:47pm (GMT+1)



Profeti Muhamet do të jetë në faqen e parë të gazetës satirike franceze Charlie Hebdo në numrin e saj të ardhshëm. Kjo është një karikaturë që portretizon Profetin duke mbajtur një tabelë ku shkruhet "Unë jam Charlie" dhe me titullin "Çdo gjë është falur".

Botuesit e këtij numri, i pari pas sulmeve terroriste, thonë se kanë në plan të shtypin të paktën 3 milionë kopje. Tirazhi i zakonshëm është rreth 60.000 kopje në javë.

Gerarad Biard, Kryeredaktor

"Po, ne jemi gati me sa mundim, por jemi mjaft vonë, sepse ndonëse po punpjmë në vende të sigurta, jemi pak rrëmujë. Ka shumë, shumë gjëra që duhen organizuar, pa folur për prodhimin e gazetës. Nuk janë problemet normale, por ka shumë gjëra të tjera që duhen zgjidhur. Jemi gati ta nxjerrim gazetën në mbrëmje, por do të kishte qenë mirë të kishim edhe dy ditë shtesë."

Dy vëllezërit ekstremiste islamikë, Cherif dhe Said Kouachi, masakruan 12 njerëz në zyrën e revistës javën e kaluar. Charlie Hebdo gazetë e njohur për karikaturat që satirizojnë Islamin dhe fetë e tjera, si dhe figura publike.

Autoritetet thonë se rreziku i terrorizmit në Franca mbetet i lartë. Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian tha se po mobilizon 10.000 trupa që do të ndihmojnë policinë për të siguaruar të ashtuquajturat "vende të ndjeshme." Këto përfshijnë shkolla hebraike, sinagoga dhe xhami.

Mendi Duchan, banor hebre

"Rreziku mund të jetë jo vetëm për hebrejtë, por për të gjithë botën. Këta janë njerëz të çmendur, që duan vetëm të vrasin, thotë ky banor hebre. Shikoni se çfarë po ndodh me ISIS në Siri. Edhe mes tyre, mes arabëve, ata vrasin njëri-tjetrin. Ata janë fanatikë. Këta janë njerëz që pretendojnë se këtë apo atë e kërkon Zoti, por kjo është absurde. Shpresojmë se për hir të sigurisë së Francës e të Amerikës e gjithë bota do të bashkohet për t'i dhënë fund kësaj."

Policia franceze rrethoi dhe vrau dy vëllezërit Kouachi të premten të njëjtën ditë kur një tjetër militant islamik, Amedy Coulibaly, vrau katër pengje në një supermarket të Parisit, para se edhe ai vetë të vritej nga policia. Coulibaly kishte ekzekutuar një police një ditë më parë.

Vëllezërit Kouachi pohuan se ata punonin për një degë të al-Kaidës në Jemen, dhe ishin të lidhur me Amedy Coulibalyn.za


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHESHELIT NUK I REVOKOHET MASA E LIRIMIT TË PËRKOHSHËM (01.13.2015)
PENTAGONI - SULM KIBERNETIK NDAJ KQA (01.13.2015)
'DRAGON' MBËRRIN NË STACIONIN E HAPËSIRËS (01.13.2015)
KUBA LIRON TË 53 TË BURGOSURIT POLITIKË (01.12.2015)
MEDIAT FRANCEZE - VETËVRITET KRYEHETUESI I MASAKRËS SË PARISIT (01.12.2015)
KERRY UDHËTON NË PARIS PËR BISEDIME LIDHUR ME DHUNËN EKSTREMISTE (01.12.2015)
Deutsche Welle - SHËRBIMET SEKRETE PARALAJMËROJNË PËR NJË VALË SULMESH NË MBARË EVROPËN (01.11.2015)
HAMASI E DËNON SULMIN NË PARIS (01.10.2015)
ANGELA MERKEL - KA DALLIM MIDIS ISLAMIT DHE ISLAMISTËVE (01.10.2015)
DRESDEN - PROTESTA MASIVE KUNDËR RACIZMIT (01.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]