PENTAGONI - SULM KIBERNETIK NDAJ KQA
E Martë, 01.13.2015, 09:12am (GMT+1)
Llogaria e Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube është marrë nën kontrollin e hakerëve që thonë se i përkasin grupit Shteti Islamik.
Në to janë postuar kërcënime ndaj ushtarëve amerikanë, duke paralajmëruar "Po vijmë. Ruhuni nga ISIS."
Mesazhet e tjera me Tweeter që pasuan përfshijnë fotografi të dokumentave që duket se kanë numrat e telefonave, adresat e emailave dhe adresat e shtëpive të dhjetra zyrtarëve ushtarakë amerikanë.
Në faqet e marra nën kontroll nga hakerat, po ashtu duket se janë postuar disa harta sekrete ushtarake të Kinës dhe Koresë së Veriut.
Vërtetësia apo rëndësia e këtyre dokumenteve nuk mund të konfirmohet.
Zyrtarët e Komandës Qëndrore CENTCOM nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Zërit të Amerikës rreth sulmit kibernetik. Por Pentagoni konfirmoi sulmin dhe tha se po merren masat e duhura për këtë çështje.za
www.voal-online.ch
|