VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO'

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 04:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO'

E Mërkurë, 02.25.2015, 07:00pm (GMT+1)


Pas një pauze prej më shumë se një muaj, të mërkurën doli numri më i ri i javores satirike Charlie Hebdo.

Në sulmin e ekstremistëve islamikë në redaksinë e kësaj reviste para dy muajsh u vranë 12 njerëz. Botuesi vendosi të shtypë dy milionë e gjysmë ekzemplarë të numrit të ri, më pak se shtatë milionë sa janë shtypur menjëherë pas sulmit, por edhe dukshëm më shumë se rreth 30 deri 60 mijë, sa ka qenë tirazhi i saj para sulmit të janarit.

Redaktor i numrit të ri është Laurent Sourisseau, i njohur edhe si Riss, karikaturist i plagosur gjatë sulmit.

Në ballinën e numrit të ri, i cili ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale disa ditë para se të paraqitet në qoshqe, është paraqitur një qenush miniatural me botimin e Charlie Hebdo-së në gojë, duke ikur para qenve gjakpirës.

Qentë në prapavijë janë papa Françesk, politikania konservatore Marine Le Pen (ajo është pit bull), ish-kryetari francez Nicolas Sarkozy (ai është minuk) dhe një xhihadist me kallashnikov, ndërsa mbishkrimi është "Ja ku jemi përsëri!"

Karikatura është bardhezi në mbrapavijë të kuqe, ndërsa e nënshkruan Luz, karikaturisti i dytë i Charlie Hebdo-së.

Numri i parë i doli menjëherë pas masakrës në redaksi. Në ballinë paraqitte profetin Muhamet duke qarë, tek mban në dorë afishen "Unë jam Charlie", e mbi te mbishkrimi "Të gjitha janë falur". Edhe ai numër ka shkaktuar zemërimin e myslimanëve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË 20 MARS DO TË JETË EKLIPS I GJATË DIELLOR (02.24.2015)
SHTETI ISLAMIK RRËMBEU 80 TË KRISHTERË SIRIANË (02.24.2015)
MBROJTJA CIVILE GJERMANE DISKUTON PËRGATITJEN NDAJ SULMIT USHTARAK (02.24.2015)
BUXHETI DHE DEPARTAMENTI I SIGURISË KOMBËTARE (02.24.2015)
SHBA E KANADA - SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË QENDRAT TREGTARE (02.23.2015)
PËR PESË MUAJ KOALICIONI KA VRARË RRETH 1600 XHIHADISTË (02.23.2015)
SOT INGUSHETIA KUJTON VIKTIMAT E 1944-ës (02.23.2015)
PAK ORË NGA CEREMONIA E ÇMIMEVE OSKAR - JA KONKURUESITKRYESORË (02.22.2015)
TURQIA EVAKUON MONUMENTIN OTOMAN NË SIRI (02.22.2015)
MYSLIMANËT E NORVEGJISË FORMOJNË MBUROJË NJERËZORE PËR HEBREJTË (02.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]