E Martë, 04.30.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Çështja ujgure krijon përplasje japono-kineze
E Mërkurë, 07.29.2009, 02:19pm

Për shkak të vizitës së disidentes ujgure në mërgim Rebiya Kadeer në Tokio

Voal-online -Kina ka thirrur ambasadorin japonez në Pekin për të shprehur shqetësimin ndaj vizitës në Tokio të disidentes ujgure në mërgim Rebiya Kadeer. Këto ditë ambasadori kinez në Tokio, Cui Tiankai, kishte shprehur “pakënaqësi të fortë” të Pekinit për këtë vizitë. Kadeer është akuzuar nga Pekini se po ngjall çrregullime ndëretnike të cilat muajin e shkuar kanë kushtuar jetën e qindra vetave.

 

Gjatë qëndrimit në Tokio, liderja ujgure Rebiya Kadeer, ka thënë se “rreth 10 000 janë zhdukur në një natë në Urumqi''. Njerëzit për të cilët flet Kadeer, duket se janë zhdukur në rrjedhën e ndeshjeve ndëretnike në fillim të korrikut midis ujgurëve dhe kinezëve në kryeqendrën e rajonit Hsiniang. “Ku kanë përfunduar. Nëse kanë vdekur, ku gjenden'', ka shtruar pyetjen disidentja gjatë një konference shtypi në Tokio.

Obama: Bisedimet me Kinën janë një hap i rëndësishëm përpara
E Martë, 07.28.2009, 04:53pm

Në hapje të një dialogu të nivelit të lartë me Kinën, Presidenti Barak Obama bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit për të nxitur ekonominë globale dhe parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.

 

Presidenti Obama tha se përpjekjet amerikano-kineze për t’u marrë me këto çështje do të jenë përcaktuese për shekullin e 21, duke ei bërë marrëddhëniet me Kinën ndër më të rëndësishmet për Uashingtonin. 

 

Presidenti i bëri këto komente në hapje të një dialogu strategjik dy ditor midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre kinezë.Presidenti i Kinës Hu Gjin Tao i dërgoi një mesazh takimit, duke theksuar rëndësinë e madhe që bie mbi Uashingtonin për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me paqen dhe zhvillimin e njerëzimit. 

 

Presidenti Obama shtoi se ai nuk ushqen iluzione se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të bien dakort për të gjitha çështjet globale.

Ai tha se Kina duhet të respektojë besimin dhe kulturën e pakicave të saj etnike dhe t’u krijojë mundësi njerëzve të thonë lirshëm fjalën e tyre, ashtu siç duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara me pakicat e tyre
Ministrat e BE mbështesin kërkesën e Islandës për anëtarësim
E Hënë, 07.27.2009, 09:11pm

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur aplikimin e Islandës për antarësim në BE dhe thonë se bisedimet e antarësimit mund të ecin më shpejt se me vende të tjera kandidate.

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bilt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, tha se negociatat me Islandën pritet të zgjasin më pak, pasi ky vend është tashmë anëtar i tregut të përbashkët evropian dhe i zonës Shengen për udhëtime pa pasaporta.

Analistët thonë se ky vend i i vogël në Atlantikun Verior me një popullsi prej vetëm 300 mijë banorësh, përmbush aktualisht pjesën më të madhe të kritereve të Bashkimit për antarësim. Islanda ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë nga vendet evropiane me përjashtim të Luksemburgut. 

Mbyllet në favor të Volkswagenit beteja e fuzionimit me Porschen


E Djelë, 07.26.2009, 08:06am

Hapet rruga për fuzionimin e Volkswagenit me Porschen e zhytur në borxhe.

Këshilli mbikqyrës i Volkswagenit aprovoi të enjten (23.07) themelimin e "një koncerni të integruar automobilësh me Porschen nën drejtimin e Volkswagenit", kështu konfirmoi Volkswageni në një deklaratë të publikuar në Shtutgart. Më parë këshilli mbikqyrës i Porsches i hapi rrugën fuzionimit.                                                                  

Sipas kryeministrit të landit të Saksonisë së Poshtme, Christian Wulff, fuzionimi duhet të përfundojë deri në mes të vitit 2011. "Gëzohem shumë për funzionimin e Shoqërisë Aksionare Volkswagen me Shoqërinë Holding Porsche. Ky është një hap pozitiv për të dyja ndërmarrjet dhe për të dyja shoqëritë aksionere. Të dyja palët do të përfitojnë. Unë gëzohem edhe për faktin, që tani do të shkojmë së bashku drejt së ardhmes dhe që në këshillat mbikqyrëse të të dyja sipërmarrjeve vendimi u mbështet me shumicë. Vendimi për këtë kurs të ri ishte njëzëri. Koncerni me familjen Porsche dhe Piech, me aksionerët në Katar dhe në Saksoninë e Poshtme do të ketë aksionerë të interesuar për vazhdimësinë dhe kësisoj e ardhmja e koncernit është në duar të sigurta tek këta aksionerë."

Blerja e Porsche rrezikohet për shkak të taksave

E Hënë, 07.20.2009, 01:38pm

Taksat rëndohen deri në 3 miliardë euro

Voal-online – Blerja e supozuar e Porsche nga ana e Wolfswagen (VW) mund të pezullohet për arsye takash. Mbi Porsche, siç shkruan sot Sueddeutsche Zeitung, rëndojnë taksa me vlerë deri në tre miliardë euro.

 Shmangia e pagesës së kësaj shifre është një e dhënë e përfshirë në marrëveshjen ekzistuese në parim midis dy palëve, por në mënyrë rezervë. Marrëveshja mund të marrë formën përfundimtare të enjten pasi të japin dritën jeshile këshillat drejtuese të dy firmave të mëdha prodhuese automobilistike gjermane.

Jersy Buzek, President i Asamblese se Parlamentit Europian

E Mërkurë, 07.15.2009, 08:52am
Voal-online - Sipas VOA, Parlamenti Evropian zgjodhi ish-kryeministrin polak Jersy Buzek në postin e Presidentit të Asamblesë 736 anëtarëshe. Zoti Buzek fitoi sot miratimin e Parlamentit me 555 vota pro. Zgjedhja e tij ishte vendimi parë në sesionin e hapjes së Asamblesë në Strasburg, në Francë.
Zoti Buzek është presidenti i parë i asamblesë evropiane nga një vend i ish-bllokut lindor.
Presidenti Barak Obama shtrëngoi duart dje me udhëheqësin libian,  Moamar Gadafi.
E Premte, 07.10.2009, 03:51pm
Voal-online - Ata i shtrënguan duart përpara një banketi për samitin e G8-s, ndërkohë që udhëheqësit e tetëshes po përgatiteshin për një fotografi të përbashkët. Nuk ka informacione nëse ata folën me njëri-tjetrin.
Masakër në Hsiniang, së paku 140 viktima

E Hënë, 07.06.2009, 07:43am

Voal-online – Ishte një masakër, hollësitë e së cilës nuk janë ende të qarta. Në dhunën e djeshme në Urumqi, në rajonin Xinjiang 140 veta kanë humbur jetën dhe më shumë se 800 kanë mbetur të plagosur. Janë bërë me qindra arrestime. Këtë e kanë deklaruar shtypi vendës dhe drejtuesit e Partisë Komuniste Kineze, duke nënvizuar se bëhej fjalë për një revoltë të përpjesëtimeve të mëdha.

Burimet kanë shtuar se bilanci i viktimave të rritet. Në fotot e në filmatet e shfaqura në internet prej natës së mbrëmshme, kur ka dalë lajmi i incidenteve, shihen civilë të përgjakur e të plagosur, por asgjë që mund të lejonte të kuptoheshin përmasat e dhunës. Grupet e kryengritësve ujgurë, të cilët kanë kontakte me popullsinë e Xinjiang, kanë denoncuar represionin, duke pohuar se policia kineze kishte hapur zjarr mbi një manifestim paqësor, por janë kufizuar të flasin për një “numër të pasaktësuar” viktimash.

Mësymje frontale amerikane në Afganistan

E Premte, 07.03.2009, 07:07am

Voal-online – Forcat e armatosura amerikane kanë bërë mësymje në luginën strategjike të Helmandit, në Jug të Afganistanit, në një operacion të cilin zyrtarët amerikanë e kanë quajtur operacionin më të madh që nga Lufta e Vietnamit.

 Në mësymje marrin pjesë pothuaj 4 000 marinsa dhe ushtarakë të tjerë të SHBA së bashku me 650 ushtarakë afganë, një pjesë e të cilëve policë. Janë mobilizuar 50 avionë dhe një numër i pasaktësuar helikopterësh që e kanë shoqëruar mësymjen sidomos në momentet e para.

Operacioni quhet „Khanjar“ (goditje shpate) dhe karakterizohet, siç ka deklaruar gjenerali i brigadës Larry Nicholson, nga numri masiv i pjesëmarrësve dhe nga shpejtësia e jashtëzakonshme e veprimit. Synohet që pozionet të cilat iu merren talebanëve të mbahen

SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran
E Martë, 06.30.2009, 12:29pm

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha dje se një “hendek i thellë besueshmërie” vazhdon të jetë i pranishëm mes iranianëve për zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit në vendin e tyre, pavarësisht nga rinumërimi i pjesshëm i votave, që thuhet se gjithsesi ka lënë në fuqi fitoren e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Zonja Klinton dënoi gjithashtu ndalimin e disa anëtarëve iranianë të personelit të Ambasadës britanike në Teheran. Sekretarja Klinton thotë se mosbesimi i gjerë mes iranianëve për procesin zgjedhor dhe rizgjedhja e Presidentit Ahmadinexhad nuk ka shanse të qetësohet nga deklarata e Këshillit të Lartë të Klerikëve sipas së cilit rinumërimi i pjesshëm mbajti në fuqi rezultatin fillestar.

Këshilli i fuqishëm, që mbikqyr zgjedhjet dhe ka kompetenca të gjera në qeverinë islamike, tha se një numërim të 10 për qind të votave në shkallë kombëtare la në fuqi fitoren e zotit Ahmadinexhad ndaj rivalit të tij reformator Mir Hosein Musavi. Zonja Klinton tha se nuk donte të spekullonte për të ardhmen politike të Iranit, por shtoi se rinumërimi nuk ka shanse për të fashitur tensionet e lidhura me zgjedhjet. 

  » Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe
  » Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike
  » Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike
  » Në Hungari përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt
  » Presidenti Obama mbi Iranin dhe reformat në SHBA
  » Irani bllokon satelitët amerikano-britanikë
  » Irani nuk i anulon zgjedhjet
  » Washington Post: Obama karshi Iranit
  » 24 gazetarë të arrestuar në Iran
  » Obama: Jemi gati për çdo raketë nga Koreja Veriore



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]