E Premte, 04.26.2024, 06:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAXHINASTO FTON PAPA BENEDIKTIN XVI TË VIZITOJË SHQIPËRINË
E Enjte, 11.18.2010, 09:52am (GMT+1)

Vatikani vlerëson rolin e Shqipërisë, si faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, është pritur dje në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI. Gjatë këtij takimi miqësor, kreu i diplomacisë shqiptare ka shprehur ndjenjat e thella të admirimit dhe respektit, që populli shqiptar ka për Pontifikatin e Tij dhe për kontributin e shkëlqyer që ai jep në shkallë universale, në drejtim të nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor. Në mënyrë të veçantë, Haxhinasto i përcolli Atit të Shenjtë ftesën për të vizituar Shqipërinë. Gjithashtu, ministri i Jashtëm shqiptar vuri në dukje harmoninë dhe tolerancën fetare që mbizotëron në vendin tonë në marrëdhëniet mes tri besimeve të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e inkurajimit të bashkëbisedimit dhe mirëkuptimit midis feve, si pjesë e dialogut mes qytetërimeve. Gjatë vizitës së tij në Vatikan, Haxhinasto është pritur në një tjetër takim të veçantë edhe nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Dominique Mamberti. Të dy personalitetet kanë diskutuar mbi ecurinë shumë të mirë të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, mbi mundësitë e gjallërimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe mbi situatën dhe zhvillimet në rajon. Po ashtu Haxhinasto dhe Mambreti konstatuan vullnetin e përbashkët politik, për të siguruar ecurinë konstante të bashkëpunimit dypalësh dhe shtrirjen e tij në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, arsimit, turizmit dhe arkivave. Duke vlerësuar marrëdhëniet e hershme dhe shumë të mira të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, ministri Haxhinasto veçoi simbolikën e privilegjuar të këtij bashkëpunimi, që vitin e ardhshëm do të shënojë njëzet vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai solli në vëmendje, se Shqipëria ndan me Selinë e Shenjtë personalitete të përmasave të jashtëzakonshme, siç është Nëna Tereza, humanistja e madhe dhe e dashur për mbarë njerëzimin. Me këtë rast, ministri Haxhinasto, falënderoi në mënyrë të veçantë Selinë e Shenjtë për lumturimin e Nënë Terezës dhe për angazhimin në kuadër të festimeve me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shënjtores. Po ashtu, Monsenjor Mamberti përsëriti mbështetjen për përmbushjen e aspiratës së integrimit e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, gjatë takimit u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Nga ana e tij, Haxhinasto i përcolli edhe Monsinjor Mambertit ftesën për të vizituar Shqipërisë, ftesë të cilën ai e mirëpriti me kënaqësi.

Haxhinasto viziton Komunitetin e Sant' Exhidios

Në vijim të vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, ministri Haxhinasto, bëri edhe një vizitë në Komunitetin e Sant' Exhidios. Duke vlerësuar angazhimin e këtij Komuniteti në Shqipëri, në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi, ndihma ndaj shtresave në nevojë, si dhe në rajon, në drejtim të forcimit të paqes dhe bashkëjetesës, ministri Haxhinasto shprehu besimin se bashkëpunimi me këtë Komunitet do të forcohet dhe zhvillohet më tej në të ardhmen. Po kështu, ministri Haxhinasto falënderoi përfaqësuesit e këtij Komuniteti për kontributin e tyre në drejtim të rritjes dhe promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Itali. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim, se harmonia dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një realitet që meriton vlerësim. Përfaqësuesit e Komunitetit të Sant' Exhidios nënvizuan se liberalizimi i vizave është një arritje për të gjithë shqiptarët dhe se ky liberalizim, ka mbështetjen edhe të publikut italian. (http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA ANGAZHOHET 'PËR NORMALIZIM' ME SERBINË (11.18.2010)
OBAMA DEKORON KANCELAREN MERKEL (11.18.2010)
RAPORTI I DASH: SHQIPËRIA RESPEKTON LIRITË FETARE (11.18.2010)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: KOSOVA E RESPEKTON LIRINË E BESIMIT (11.17.2010)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS PA KONVIKTE PËR STREHIMIN E STUDENTËVE (11.17.2010)
FLORIN KRASNIQI PADIT HASHIM THAÇIN NË GJYKATË (11.17.2010)
ABC NEWS: SHQIPËRI-KOSOVË, NJË KAMPIONAT FUTBOLLI (11.17.2010)
SHQIPËRIA DHE KOSOVA MË SË SHUMIT PRO BASHKIMIT EVROPIAN (11.17.2010)
BERISHA: SHUMICA I KA BËRË TË GJITHA PËRPJEKJET PËR KOMPROMIS (11.16.2010)
POLICIA E KOSOVËS NË DHJETOR E MERR KONTROLLIN E NJË PJESE TË KUFIRIT ME MAQEDONINË (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]