E Mërkurë, 05.01.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REPORTERËT PA KUFIJ E MBËSHTESIN GAZETAREN SEBAHATE SHALA
E Enjte, 11.18.2010, 10:38am (GMT+1)




Organizata për mbrojtjen e gazetarëve "Reporterët pa Kufij" i ka dënuar kërcënimet dhe trajtimin ndaj gazetares së agjencisë KosovaPress, Sebahate Shala, e cila ka ngritur një çështje të ndjeshme për Partinë Demokratike të Kosovës në konferencën për shtyp me zëvendës shefin e EULEX-it, Endi Sparks.

Shala ka pyetur nëse është normale që dy anëtarë të PDK-së, të cilët po hetohen nga EULEX-i nën dyshimet për korrupsion dhe vrasje, duhet të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Sparks është përgjigjur se kjo nuk do të ishte "mirë për imazhin e Kosovës", thuhet në reagim.

"Reagimi i udhëheqësisë së KosovaPress-it është i paimagjinueshëm dhe i pavlefshëm për një profesion, në të cilin solidariteti duhet të jetë rregull. Pyetjet e Shalës ishin të arsyeeshme dhe me interes publik. Trajtimi i saj nga agjencia ishte krejtësisht i padëshirueshëm dhe qartësisht i motivuar nga konsiderata jo gazetareske. Ne i bëjmë thirrje drejtuesve të KosovaPress-it që menjëherë ta kthejnë atë në agjenci dhe t'i mbështesin gazetarët kur ata kërcënohen në këtë mënyrë", thotë organizata.

"Reporterët pa Kufij" thonë se rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi lirinë e gazetarëve në mediat private dhe shtetërore gjatë mbulimit të fushatës për zgjedhjet në dhjetor.

Udhëheqësia e PDK-së dhe qeveria në largim e kryeministrit Hashim Thaçi duhet publikisht ta shprehin mbështetjen e tyre për Shalën dhe t'i dënojnë kërcënimet. Duhet të hapen hetime me qëllim të identifikimit të personave përgjegjës për mesazhet SMS dhe të sigurohet që ata të ndëshkohen rëndë, thuhet në njoftim.

"Reporterët pa Kufij" u bëjnë thirrje të gjitha organizmave ndërkombëtare në Prishtinë që ta shprehin mbështetjen e tyre për Shalën, dhe t'ua paraqesin shqetësimet e tyre autoriteteve kosovare.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Piter Kornelis Feith nuk mund të lejojë që gazetarët të kërcënohen dhe të sanksionohen për shkak se i mbulojnë aktivitetet e EULEX-it në mënyrë profesionale dhe për shkak se bëjnë raportime investigative.

"Ne plotësisht e mbështesim Shalën, e cila çuditërisht është dënuar për sjelljen profesionale, e cila paraqet vetë themelin e gazetarisë, dhe në Kosovë duhet të mirëpritet sepse është më e nevojshme se kurrë", thanë "Reporterët pa Kufij".

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha mediave kosovare t'a shprehin mbështetjen e tyre duke i ngritur çështjet që ajo i aktualizoi sa më shumë të jetë e mundur me autotitetet kosovare dhe ndërkombëtare", thuhet në reagimin e "Reporterëve pa Kufij". (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAXHINASTO FTON PAPA BENEDIKTIN XVI TË VIZITOJË SHQIPËRINË (11.18.2010)
KOSOVA ANGAZHOHET 'PËR NORMALIZIM' ME SERBINË (11.18.2010)
OBAMA DEKORON KANCELAREN MERKEL (11.18.2010)
RAPORTI I DASH: SHQIPËRIA RESPEKTON LIRITË FETARE (11.18.2010)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: KOSOVA E RESPEKTON LIRINË E BESIMIT (11.17.2010)
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS PA KONVIKTE PËR STREHIMIN E STUDENTËVE (11.17.2010)
FLORIN KRASNIQI PADIT HASHIM THAÇIN NË GJYKATË (11.17.2010)
ABC NEWS: SHQIPËRI-KOSOVË, NJË KAMPIONAT FUTBOLLI (11.17.2010)
SHQIPËRIA DHE KOSOVA MË SË SHUMIT PRO BASHKIMIT EVROPIAN (11.17.2010)
BERISHA: SHUMICA I KA BËRË TË GJITHA PËRPJEKJET PËR KOMPROMIS (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]