E Enjte, 05.16.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA NË SAMITIN E NATOS NË LISBONË - NATO MIRATON PLANIN PËR MBROJTJEN NGA RAKETAT NË EVROPË
E Shtunë, 11.20.2010, 08:03am (GMT+1)


Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior miratuan propozimin e ri të Presidentit amerikan, Barak Obama, për një sistem të ri më të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat në Evropë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Lisbona, se miratimi i propozimit është një fitore për presidentin, pas një sërë dështimesh në politikën e tij të jashtme.

Presidenti Obama thotë se miratimi nga Këshilli i Atlantikut Verior i këtij propozimi do t'i bëjë Evropën dhe botën më të sigurta.

"Për herë të parë ne kemi rënë dakord të zhvillojmë në sistem mbrojtës nga raketat që është mjaft i fuqishëm për të mbrojtur të gjithë popullatën e vendeve evropiane të NATO-s si dhe të Shteteve të Bashkuara".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmusen, thotë se sistemi pritet të kushtojë 273 milionë dollarë gjatë një periudhe dhjetë vjeçare. Ai do t'i kërkojë Rusisë, e cila e kundërshtoi fillimisht idenë e mbrojtjes evropiane nga raketat, të bashkëpunojnë në këtë projekt.

Marrëveshja e NATO-s është një nga arritjet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Presidentit Obama që kur ai erdhi në post dy vjet më parë. Gjatë udhëtimit të tij në Azi ditët e fundit, zoti Obama nuk arriti marrëveshje për tregtinë e lirë me Korenë e Jugut dhe as fitoi mjaft mbështetje nga vende të tjera ta bindëte Kinën të ndryshonte praktikën e saj monetare.

Udhëheqësit e 28 vendeve të NATO-s, të mbledhur në kryeqytetin e Portugalisë, ranë dakord dje për një konceptim të ri strategjik të aleancës. Deklarata për misionin e ri të NATO-s ka si synim trajtimin e kërcënimeve dhe sfidave të reja.

Për këtë arsye, zoti Rasmusen e cilësoi këtë një nga takimet më të rëndësishëm të nivelit të lartë në historinë 61 vjeçare të NATO-s.

"Ne do të zhvillojmë kapacitete moderne për t'u mbrojtur nga kërcënimet moderne. Ne do të kërkojmë bashkëpunimin e partnerëve tanë në gjithë botën. Ne do të kemi një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë, duke synuar të ndërtojmë një partneritet strategjik".

Presidenti Obama tha se në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të NATO-s dje u bë përparim i ndjeshëm dhe ai pret që të arrihet edhe më shumë në takimet e sotme lidhur me të ardhmen e luftës në Afganistan.

"Aleatët tonë të NATO-s, partnerët tonë në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë dhe qeveria afgane do të bashkëpunojnë për të bashkërenduar veprimet në Afganistan, veçanërisht në dy aspekte, në kalimin e udhëheqjes tërësisht në duart e afganëve në periudhën 2011-2014 dhe në partneritetin afatgjatë që ne po ndërtojnë në Afganistan".

NATO-ja ka në plan t'u japë fund operacioneve të luftimit në Afganistan aty nga fundi i vitit 2014 dhe të vazhdojë misionet e saj stërvitore dhe humanitare edhe më tej. Presidenti afgan Hamid Karzai do të jetë mes pjesëmarrësve në sesionin për Afganistanin.

Marrëdhëniet me Rusinë do të jenë një tjetër temë e takimeve të sotme të NATO-s. Zoti Obama u bëri përsëri thirrje dje republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara të heqin dorë nga kundërshtimi dhe të miratojnë traktatin e ri START për pakësimin e armëve bërthamore që ai dhe Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, nënshkruan në muajin prill.

"Aq sa kjo është një përparësi për sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, mesazhi që mora nga udhëheqësit e tjerë me të arritur në këtë takim të NATO-s nuk ka si të jetë më i qartë se kaq, traktari i ri START do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurimin në Evropë".

Aleanca e NATO-s që është themeluar për të përballuar kërcënimet që mund të vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Traktati i Varshavës, po përpieqet të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Presidenti Medvedev do të marrë pjesë në takimin NATO-Rusi dhe do të takohet vetëm për vetëm me zotin Obama.

--

Rasmussen: NATO-ja përballë sfidash të reja në shekullin e 21

Zëri i Amerikës | Uashington E premte, 19 Nëntor 2010

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen hapi takimin historik të nivelit të lartë në Portugali sot duke bërë thirrje për një aleancë më efikase, me kapacitete moderne për t'u mbrojtur ndaj kërcënimeve moderne.

Zoti Rasmussen tha se forcat e aleancës përballen me një numër sfidash të reja në shekullin e 21-të përfshi terrorizmin global, përhapjen e raketave dhe sigurinë kibernetike.

Presidenti amerikan Barak Obama ka të ngjarë ta përdorë takimin e Lisbonës për të parashtruar një plan katër vjeçar për 130 mijë trupat luftarake të aleancës në Afganistan.

Presidenti Obama tha se takimi i nivelit të lartë është një mundësi e rëndësishme që udhëheqësit të mbështeten në një plan për dorëzimin gradual të kontrollit tek forcat afgane të sigurisë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Koncepti i ri strategjik për aleancën do të propozohet gjithashtu gjatë këtij takimi dy ditor që zoti Rasmussen tha se do të shërbejë si një udhërrëfyes për Naton në dekadat e ardhshme.

Ish rivalja e Luftës së Ftohtë, Rusia është ftuar në Lisbonë në përpjekje për të shtuar bashkëpunimin në çështje që përfshijnë sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat në Evropë dhe luftën në Afganistan.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 28 anëtarësh pritet të diskutojnë të ardhmen e përpjekjeve të NATO-s në këtë vend të Azisë Jugore dhe dorëzimin e sigurisë tek forcat afgane deri në 2014-ën.

Forcat e Natos pritet të vazhdojnë stërvitjen dhe punën humanitare edhe për ca kohë pas asaj date.

Gjatë takimit dy-ditor, krerët e Natos pritet të paraqesin një koncept të ri strategjik për aleancën që do të përfshijë mbrojtje më të fuqishme nga terrorizmi kibernetik dhe raketat balistike.


Kryeministri Berisha në Samitin e NATO-s: Shqipëria mbështet konceptin e ri strategjik të Aleancës


Sot nisi punën Samiti i krerëve të shteteve e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, i cili po zhvillohet në Lisbonë, Portugali, ku u miratua koncepti i ri strategjik i Aleancës.

Në këtë Samit përveç kryetarë shtetesh dhe qeverish të 28 vendeve anëtare, ishin të ftuar dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, si Presidenti i Këshillit të Evropës zoti Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian zoti Jose Manuel Barroso.

Kryeministri Berisha në fjalën e mbajtur në Samit, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për dokumentin e rëndësishëm të Konceptit të ri Strategjik, reformimit më të thellë dhe më të avancuar të NATO-s, rolit dhe misionit të saj në shekullin e 21-të.

Më tej kryeministri Berisha vlerësoi rolin vendimtar të NATO-s në ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe i garantoi vendet anëtare se Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë aktivisht dhe të mbështesë të gjitha operacionet e Aleancës në shërbim të paqes dhe sigurisë euro-atlantike e më gjerë.

Kryeministri theksoi se Shqipëria e konsideron vazhdimësinë e zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinj në rajon si një zhvillim shumë të rëndësishëm për sigurinë e rajonit tonë, mbetet e vendosur të japë kontributin e saj në këtë proces.

Kryeministri u shpreh se edhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka ridimensionuar në propocion me mundësinë, kontributin në Afganistan dhe po punon për ta rritur edhe më tej atë. Jemi të vendosur të reformojmë dhe konsolidojmë forcat tona të armatosura për t'ju përgjigjur dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s kudo që ajo të ketë nevojë, u shpreh kryeministri Berisha.




(http://www.voanews.com/albanian) (http://www.keshilliministrave.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PACOLLI: PAS TUVALUT KOSOVËN DO TA NJOHIN EDHE FIXHI DHE TURKMENISTANI (11.19.2010)
HAVEL PËR ROLIN E RUSISË DHE DEMOKRACINË (11.19.2010)
PRESIDENTI OBAMA ARRIN NË LISBONË PËR TAKIMIN E NATOS (11.19.2010)
SHTETI I 72 TUVALU KA NJOHUR PAVARËSINË E KOSOVËS (11.19.2010)
EVROPA DHE AMERIKA TË BASHKUAR PËR TË ARDHMENNga presidenti BARAK OBAMA, New York Times (11.19.2010)
MISIONI I NATOs DHE AFGANISTANI PËRPARËSI NË TAKIMIN E LISBONËS (11.19.2010)
PO FLITET NË NISH PËR KUFIRIN KOSOVË - SERBI? (11.18.2010)
HILLARI KLINTON: BASHKIMI EVROPIAN TË KETË KUJDES NË UDHËHEQJEN E BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI (11.18.2010)
Bedri Blloshmi bën apel për t'i ardhur në ndihmë vajzës të poetit të pushkatuar më 1977 (11.18.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ E MBËSHTESIN GAZETAREN SEBAHATE SHALA (11.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]