E Djelë, 05.19.2024, 12:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAVEL PËR ROLIN E RUSISË DHE DEMOKRACINË
E Premte, 11.19.2010, 04:40pm (GMT+1)

Ish-presidenti çek, Vaclav Havel thotë se nuk do të kishte kuptim anëtarësimi i Rusisë në Aleancën veri-atlantike NATO.

Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, zoti Havel foli edhe për 'përhapjen e demokracisë' në vendet si Iraku e Afganistani, përgjegjësinë e tij dhe gabimet e tij sa ishte në pushtet.

Me zotin Havel bisedoi Konstantin Egert i seksionit rus dhe i shtroi edhe pyetje të audiencës së shërbimit rus.

Fillimisht zoti Havel përgjigjet për mundësinë që Rusia të anëtarësohet një ditë në NATO:

Havel: Rusia është një vend gjigant. Ajo rri si një pallat i madh mbi territorin tokësor aziatik. dhe kjo është ajo që e bën atë unike.

Është në interes të Rusisë të ketë marrëdhënie të mira, me të gjitha vendet, por mendoj se anëtarësimi i Rusisë në NATO do t'ishte i pakuptimtë, meqë NATO është organizatë rajonale.

Rusia mbulon një territor më të madh sesa të gjitha shtetet anëtare të NATO-s së bashku ajo është kontinent më vete, një qytetërim i tërë.

Nëse e merr Rusinë në këtë organizatë, atëherë përse të mos merret edhe Zelanda e Re? Ajo është ideologjikisht më e afert me NATO-n sesa Rusia.

BBC: A pajtoheni me metodat e përdorura për 'përhapjen e demokracisë' për shembull në Irak? A ndjeni përgjegjësi për ndonjë pjesë të kësaj?

Havel: Unë personalisht nuk ndihem përgjegjës. Unë në fakt nuk i shoh operacionet në Irak dhe Afganistan si përpjekje saktësisht për të eksportuar demokraci.

Kush e di nëse ndonjëherë do të ketë demokraci të stilit perëndimor në cilindo prej këtyre vendeve.

Mendoj se ishte nje akt i kujdesit për fatin e të tjerëve. Nuk mundeni thjesht të injoroni faktin se Sadam Huseini për shembull, po i shkatërronte kundërshtarët e vet duke i shkrirë në acid.

Prandaj nuk mendoj se automatikisht mund të mendoni se ndërhyrje të tilla janë domosdoshmërisht vetëm amerikanët që përpiqen të bëhen polic i botës.

Këtu është edhe një tjetër pikë me rëndësi. Para se të merret një vendim për pushtim, është e domosdoshme të debatohet siç duhet.

Është me rëndësi që SHBA-ja të bëjë përpjekje dhe të marrë mbështetjen ndërkombëtare, për të bindur komunitetin ndërkombetar, ashtu siç bënë më 1991 para Luftës së Gjirit.

Atëherë isha president dhe më kujtohet se si Sekretari amerikan i Shtetit vizitoi një numër vendesh aleate, në përpjekje për t'i bindur se forca ushtarake ishte e domosdoshme.

Amerika dhe NATO duhet të mos mendojnë se kanë të drejtën të dërgojnë trupat e tyre kudo që duan, kurdo që duan.

BBC: A pendoheni që ishit shef i një shteti, për të cilin disa tani thonë se është i varur ekonomikisht nga investimet e huaja? Cilat gabime tuaja do të dëshironit t'i përmirësoni?

Havel: Është problem për gjithë qytetërimin modern. Kompanitë ndërkombëtare po krijojnë një kult të konsumerizmit dhe kjo çon deri te kulturat dhe shoqeritë e ndryshme që bëhen gjithnjë e më të ngjashme me njëra tjetrën.

Kjo po dëmton qytetërimin. Procesi i globalizimit nxit konflikte lokale. Sa për mua, natyrisht që kam bërë gabime, por jo të mëdha.

Nëse pendohem për ndonjë gjë atëherë pendohem për ato që nuk kam bërë. Si politikan nuk mendoj se kam qënë mjaft i ashpër.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA ARRIN NË LISBONË PËR TAKIMIN E NATOS (11.19.2010)
SHTETI I 72 TUVALU KA NJOHUR PAVARËSINË E KOSOVËS (11.19.2010)
EVROPA DHE AMERIKA TË BASHKUAR PËR TË ARDHMENNga presidenti BARAK OBAMA, New York Times (11.19.2010)
MISIONI I NATOs DHE AFGANISTANI PËRPARËSI NË TAKIMIN E LISBONËS (11.19.2010)
PO FLITET NË NISH PËR KUFIRIN KOSOVË - SERBI? (11.18.2010)
HILLARI KLINTON: BASHKIMI EVROPIAN TË KETË KUJDES NË UDHËHEQJEN E BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI (11.18.2010)
Bedri Blloshmi bën apel për t'i ardhur në ndihmë vajzës të poetit të pushkatuar më 1977 (11.18.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ E MBËSHTESIN GAZETAREN SEBAHATE SHALA (11.18.2010)
HAXHINASTO FTON PAPA BENEDIKTIN XVI TË VIZITOJË SHQIPËRINË (11.18.2010)
KOSOVA ANGAZHOHET 'PËR NORMALIZIM' ME SERBINË (11.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]