E Mërkurë, 05.15.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated)


E Shtunë, 11.20.2010, 12:42pm (GMT+1)

Pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë larguar sot (20.11.) në orët e hershme të mëngjesit nga manastiri i Duboki Potok të komunës së Zubin Potokut grupin e rebeluar të murgjve dhe ish peshkopin Artemije. Në këtë mënyrë tani të gjitha manastiret janë nën kontrollin e Eparhisë së Rashkës dhe Prizrenit dhe Kosovës dhe Metohisë, thuhet në një kumtesë të Eparhisë. "Policia, e cila në këtë pjesë të Kosovës përbëhet kryesisht nga serbët, e ka kryer me dinjitet punën e saj duke i larguar uzurpatorët nga manastiri pa përdorur dhunën", theksohet në kumtesë. Një incident i vogël është shkakuar vetëm nga ish peshkopi Artemije i cili ishte ngujuar dhe nuk donte të dilte nga dhoma e tij. Peshkopi i pensionuar Artemije ka udhëtuar mbrëmë për në manastirin Duboki Potok afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, megjithë ndalesën për të predikuar në kisha e manastire të Kishës Ortodokse Serbe, që e ka shpallur organi më i lartë i kësaj Kishe. Para disa ditësh Artemije kishte paralajmëruar formimin e kishës së re serbe, të veçuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Nga kumtesa e sotme mësohet se ish peshkopi në ngjarjen e mbrëmshme është mbështetur nga 40 murgj dhe dhjetëra qytetarë civilë. Mbrëmë me një vendim të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe Artemijes i është marrë titulli peshkop dhe është kthyer në rangun e murgut të thjeshtë. (http://www.dwelle.de)

Policia e Kosovës dëbon Artemijen

ëëë

Kishë në Mitrovicë

20.11.2010

Radio Evropa e Lirë

Policia e Kosovës ka mundësuar nxjerrjen jashtë një manastiri në komunën e Zubin-Potokut të ish-peshkopit Artemije, i cili është larguar nga detyra nga autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, sqaroi për Radion Evropa e Lirë, se operacioni i policisë për largimin nga manastiri është bërë me kërkesë të prokurorit të Mitrovicës dhe prokurorit përkatës të EULEX-it, vetëm pas thirrjes për ndihmë nga Kisha Ortodokse Serbe.

Sipas Hotit, ndaj një prej mbështetësve të Artemijes, i cili ka bërë rezistencë ndaj kërkesës së policisë, janë nisur procedurat ligjore për mosbindje ndaj autoriteteve policore dhe mosrespektim të autoriteteve në detyrë.

"Ndaj Artemijes është aplikuar vendimi për dëbim jashtë territorit të Kosovës. E gjithë kjo ka ngjarë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, derisa Artemije rezulton të jetë përzënë nga Kosova përmes pikës kufitare në Zubin-Potok në orën 5 të mëngjesit të sotëm", konfirmoi Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Burimet e Kishës Serbe njoftojnë se Artemije dhe mbështetësit e tij do të përballen me drejtësinë në Serbi. Sipas KOS-it, Artemije ka pasur mbështetjen e rreth 40 priftërinjve dhe rreth dhjetë qytetarëve.

Të njëjtat burime pohuan se nuk ka pasur shqiptarë në mesin e policëve të përfshirë në operacion, ashtu siç nuk ka pasur as përfaqësues të EULEX-it.

Largimi i Artemijes nga Kisha Ortodokse Serbe ka të bëjë me ndarjet brenda vetë kësaj kishe.(a.k)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THIRRJE ANONIME E MESAZHE KËRCËNUESE: RASTI I GAZETARES SEBAHATE SHALA NË KOSOVË (11.20.2010)
ROLI I PADISKUTUESHËM I SHBA NË BISEDIMET E KOSOVËS ME SERBINË (11.20.2010)
TETË ARRESTIME PËR TRAFIKIM NË KOSOVË (11.20.2010)
SHQIPËRIA NË SAMITIN E NATOS NË LISBONË - NATO MIRATON PLANIN PËR MBROJTJEN NGA RAKETAT NË EVROPË (11.20.2010)
PACOLLI: PAS TUVALUT KOSOVËN DO TA NJOHIN EDHE FIXHI DHE TURKMENISTANI (11.19.2010)
HAVEL PËR ROLIN E RUSISË DHE DEMOKRACINË (11.19.2010)
PRESIDENTI OBAMA ARRIN NË LISBONË PËR TAKIMIN E NATOS (11.19.2010)
SHTETI I 72 TUVALU KA NJOHUR PAVARËSINË E KOSOVËS (11.19.2010)
EVROPA DHE AMERIKA TË BASHKUAR PËR TË ARDHMENNga presidenti BARAK OBAMA, New York Times (11.19.2010)
MISIONI I NATOs DHE AFGANISTANI PËRPARËSI NË TAKIMIN E LISBONËS (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]