E Hënë, 04.29.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OBAMA: "DO TË DOJA SHUMË TË VIZITOJA SHQIPËRINË"
E Hënë, 11.22.2010, 07:50am (GMT+1)

Kryeministri Berisha konferencë për shtyp, pak orë pas kthimit nga kryeqyteti portugez, ku për dy ditë me radhë u zhvillua mbledhja e samitit të liderve të NATO-s, për konceptin e ri strategjik të Aleancës - Lisbona, kryeqyteti i reformave që garantojnë paqen dhe sigurinë globale Kryeministri Sali Berisha vlerësoi përmes një konference për shtyp, pas kthimit nga Portugalia, se punimet e samitit të NATO-s atje, ishin një sukses i vërtetë.

Në daljen e parë publike, kreu i qeverisë vlerësoi angazhimin e krerëve të Aleancës Veri-Atlantike, për t'i dhënë botës më shumë paqe dhe siguri. Berisha vlerësoi miratimin e dokumentit të ri të NATO-s, i cili rregullon rolin dhe misionin e Aleancës së shekullit. "Nga 19 deri në 20 Nëntor, në Lisbonë u zhvilluan 4 samite të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. U zhvillua samiti i NATO-s për të miratuar konceptin e ri strategjik, dokumentin themelor të aleancës për shekullin e ri. Dokument i cili përcakton të gjithë reformat e nevojshme, strukturore dhe të gjithanshme, rreziqet aktuale dhe perspektive, rolin dhe misionin e Aleancës të shekullit. Rrugët, mjetet e garantimit të plotë të lirisë, paqes dhe sigurisë. Vendet anëtare të NATO-s pas samitit të themelit të saj, 61 vjet më parë, samitit i Lisbonës u vlerësua dhe është samitit më i rëndësishëm në historinë e Aleancës"- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se "në këtë samit, u bë një rivlerësim i rreziqeve potenciale dhe reale dhe të atyre që vijnë, e vendosi theksin te terrorizmi ndërkombëtar, tek sulmet, tek garantimi i rrugëve të lirisë. Pra, aleanca do të përshtasë të gjithë potencialin e saj. U vendos të krijohet mbrojtja anti-raketore. NATO shpreh angazhimin e saj për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në rajon, për të vazhduar kontributin e saj në garantimin e dyerve të hapura, për integrimin e vendeve të tjera në NATO. Aleanca Veri-Atlantike qëndron më lart se kurrë në vizioni dhe mjetet, me të cilat ajo do të mbrojë paqen dhe stabilitetin e vendeve anëtare. Dokumenti mori mbështetje unanime, u shpreh kënaqësi e madhe me vitalitetin, aftësitë formuese që Aleanca zotëron, të lidershipit vizionar të SHBA-ve, për pasionin e vendeve anëtare. Krahas këtij samiti, në Lisbonë u mbajt edhe samitit i tjetër, NATO-Rusi. Në këtë samit, nga federata e Rusisë u përfaqësuan nga presidenti Dimitri Medvedev. Samiti vendosi për një partneritet dhe një bashkëpunim konkret të NATO-s në Rusi, në mbrojtjen raketore, në fushën e terrorizmit dhe fusha të tjera. Bashkëpunim i cili e bën Europën dhe Botën më të sigurtë se kurrë në tërë historinë e tyre. Ky ishte një sukses i madh. Para së gjithash i vizionit të Presidenti Obama, i cili hodhi një tezë të re, dhe debatin e madh që shpërtheu lidhur me instalimet e raketave në disa vende, me ftesën drejtuar presidentit Medvedev, kur Rusia duhet të angazhohet direkt me NATO-n për sistemin anti-raketë, për ta bërë Evropën dhe Botën më të sigurt.

Në fjalën e presidentit Obama, të presidentëve dhe kryeministrave të NATO-s, të presidentit Medvedev, spikati një vullnet i qartë për një bashkëpunim për paqen dhe sigurinë në botë. NATO-ja bëri një hap të madh, gjigant në drejtim të angazhimit, për një partneritet frytdhënës dhe serioz të vendeve që janë të gatshme të kontribuojnë për paqen dhe sigurinë globale"- theksoi Berisha. Në Lisbonë, vendin ku u vendosën reformat e mëdha të NATO-s u mbajt edhe samiti i vendeve të angazhuara në Afganistan. Kryeministri tha se zyrtarët e lartë të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Presidenti i Afganistanit, komandanti i trupave të ISAF, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në një koncept të ri. "Aty u paraqit progresi i realizuar gjatë këtyre dy viteve të fundit, në luftën kundër talebanëve, vendosmërinë e NATO-s, të vendve të ISAF, për të ecur drejt një tranzicioni ku i gjithë padronimi të kalojnë duart e forcës së sigurisë afgane dhe qeverisë afgane. Presidenti Obama dhe krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s u shprehën se jemi në Afganistan për të ndihmuar popullin dhe qeverinë afgane kundër regjimit të talebanëve"- deklaroi më tej kryeministri Berisha. Shqipëria, mbështetje të plotë konceptit të ri strategjik Berisha tha se mbështeti në samitin e NATO-s dokumentin e ri strategjik, si një koncept themelor për reformimin e Aleancës në misionet e saj. "Shpreha mbështetjen e Shqipërisë për konceptin e ri strategjik dhe zotimin për të vazhduar reformat e thella për t'iu përgjigjur aleancës aty ku të jetë nevoja. Berisha tha se ka informuar vendet e NATO-s se Shqipëria edhe pse vendi më i ri i kësaj Aleance, ka rritur kontributin e saj në Afganistan. "U angazhova se qeveria do të zgjerojë më tej bashkëpunimin, sikundër do të kontribuojë për ndërtimin e Afganistanit, veçanërisht në fushën e arsimit"- tha Berisha. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se NATO shprehu vlerësim edhe për Kosovën. "Aleanca theksoi se do të qëndrojë e pranishme në shtetin e ri si dhe shprehu vlerësime për FSK, për kontributin e tyre atje"- theksoi kryeminsitri. Shefi i ekzekutivit tha se gjatë fjalës së tij ka shprehur gatishmërinë edhe për integrimin e vendeve të tjera në Aleancë për të çuar në një rang të ri dimensionin e garantimit të paqes dhe sigurisë.

Takimet në Lisbonë, kryefjala, progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit

Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha informoi dje se gjatë qëndrimit dy ditore në Lisbonë, në kuadër të samitit të NATO-s, ka gjetur rastin të zhvillojë takime me personalitete të rëndësishme të politikës evropianë dhe botërore. Kreu i qeverisë tha se ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili ka përgëzuar rolin kontribuues të Shqipërisë në NATO si dhe ka vlerësuar kursin reformator të qeverisë. "Një bisedë të shkurtër shumë të përzemërt pata me Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe unë dua t'i informoj shqiptarët se Presidenti më tha se do të doja shumë të vizitoja Shqipërinë dhe se me shumë interes dhe vlerësim unë njoh të gjitha zhvillimet dhe arritjet e këtij vendi, në të cilat pata rastin të theksoj se kombi e qeveria e tij kanë kontribut madhor"- deklaroi Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se samiti i NATO-s ishte rast i përkryer për të takuar personalitetet e BE-së, për të promovuar rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Berisha ka marrë garancinë e kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozi për të vizituar Shqipërinë shumë shpejt. "Në samit, u takova me Presidentin Sarkozi. Më rikonfirmoi vendimin e tij për të vizituar Shqipërinë. Këtë ma tha në një bisedë të zgjeruar me kancelarin Merkel, e cila gjithashtu më ri-konfirmoi vendimin e saj për të vizituar Shqipërinë. Gjithashtu pata një diskutim me mikun tim Berluskoni, kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron, kryeministrin e Spanjës, Zapatero, atë të Belgjikës, Luksemburgut, Çekisë, Polonisë, Sllovenisë, etj. Pra, e gjithë koha u shfrytëzua për takime intensive"- tha Berisha. Kryeministri ka garantuar bashkëbiseduesit e tij se Shqipëria do respektojë me përpikmëri rregullat e lëvizjes së lirë në "Schengen". "Shpreha gatishmërinë e qeverisë shqiptare, për të siguruar plotësisht zbatimin me korrektësi të rregullave të lëvizjes së lirë në "Schengen" si dhe shmangien e çdo tendence abuzimi"- tha Berisha.

Oferta e supozuar e PS, reagon kryeministri: Çdo propozim të dorëzohet në Kuvend

Kryeministri Sali Berisha i apelon edhe njëherë publikisht Partisë Socialiste që të dorëzojë në Kuvend draft-propozimin e saj, për tërheqjen nga fletët e votimit dhe hetimin e kufizuar të zgjedhjeve të 2009-ës. Kreu i qeverisë përsëri dje në konferencën për shtyp pas kthimit nga Lisbona se mazhoranca do e shqyrtojë me përparësi ofertën e re të socialistëve, por më parë ajo duhet të dorëzohet në Parlament. "Pyetjes i kam dhënë përgjigje. Të dorëzohet dokumenti në parlament dhe garantoj që do shqyrtohet me prioritet. Unë nuk e kam për shtat politikën e megafonit"- tha Berisha. Shefi i mazhorancës garantoi opozitën se do trajtohet me seriozitet çdo propozim i saj, mjafton që kërkesa të mos bjerë ndesh me ligjet dhe kushtetutën e vendit. "Ajo çka unë zotohem është se çdo kërkesë e paraqitur në përputhje me procedurën ligjor, në parlament nga PS, do shqyrtohet. Çfarë e pengon parlamentin? E pengon kambana që mungon. Nuk është dorëzuar asnjë dokument. Ai propozim do shqyrtohet me seriozitetin e duhur. Ne kemi dy parime bazë këtë çështje: respekt të plotë të ligjit dhe Kushtetutës dhe respekt të plotë ndaj të drejtave të opozitës. Unë po pres dokumentin. Nëse ka një prapavijë për mos dorëzimin e propozimit, atëherë kjo është një megafon dhe asgjë tjetër"- tha Berisha.

Nuk do jetë larg dita kur Shqipëria të organizojë një samit të NATO-s

"Absolutisht nuk do të jetë e largët dita, kur Shqipëria ta marrë këtë nismë. Aktualisht, është pak e vështirë, por në të ardhmen jo të largët ky do të jetë një realitet i madh dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm".

Incidenti Vokshi, Berisha: Akt i papërgjegjshëm, Thaçi më premtoi zbardhjen e ngjarjes

"Ky ka qenë një akt i papërgjegjshëm dhe vetëm kaq. Kryeministri i Kosovës më ka telefonuar po atë natë dhe ka paraqitur ndjesën e tij, më ka kërkuar t'ia përcjell deputetes Vokshi ndjesën e tij për aktin dhe ka garantuar se do të nxirren të gjitha përgjegjësitë. Më tutje, është kaq e vetëm kaq dhe absolutisht asgjë tjetër. Janë gjëra që ndodhin, por ka një qeveri, e cila qëndron tërësisht në pozicionet e duhura dhe nuk ka asnjë koment tjetër për këtë".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZJARR NË TUNELIN E THIRRËS, PARALIZOHET 30 MINUTA QARKULLIMI (11.21.2010)
EKSPERTI: KRIMI EKONOMIK ME PËRMASA TË GJERA (11.21.2010)
UKË RUGOVA E SHEH ISA MUSTAFËN SI PENG TË STRUKTURAVE TË VJETRA TË LDK-SË (11.21.2010)
LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (11.21.2010)
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË (11.21.2010)
NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËSNATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani (11.20.2010)
EMRAT QË SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT LIGJOR (11.20.2010)
ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated) (11.20.2010)
THIRRJE ANONIME E MESAZHE KËRCËNUESE: RASTI I GAZETARES SEBAHATE SHALA NË KOSOVË (11.20.2010)
ROLI I PADISKUTUESHËM I SHBA NË BISEDIMET E KOSOVËS ME SERBINË (11.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]