E Enjte, 05.16.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËS

NATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani


E Shtunë, 11.20.2010, 08:22pm (GMT+1)


Në Lisbonë të Portugalisë përfundoi takimi i NATO-s. Kreu i Aleancës e cilësoi samitin si sukses shumë të madh. Rasmusen përmendi në mesin e arritjeve miratimin e strategjisë dalëse nga Afganistani dhe bashkëpunimin me Rusinë për ndërtimin e mburojës raketore. Rasmusen theksoi se presidenti rus Mjedvjedev e ka pranuar ofertën e NATO-s për të bashkëpunuar në ngritjen e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore. Ky është bashkëpunimi i parë i këtij lloji mes Aleancës dhe Rusisë.

Udhëheqësit e NATO-s kanë mbështetur një plan për të transferuar kompetencat drejtuese të luftës në Afganistan në duart e forcave afgane dhe për të kaluar plotësisht kapacitetet ushtarake nën kontrollin e Kabulit brenda vitit 2014. Presidenti afgan Hamid Karzai e përshëndeti vendimin për atë që e cilësoi si një transferim efektiv, të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm. Por një zyrtar i lartë amerikan paralajmëron se Presidenti Obama nuk e ka mbështetur zyrtarisht përfundimin e misionit luftarak amerikan brenda atij afati.
Në takimin e dytë të NATOs në Lisbonë udhëheqësit e aleancës miratuan planin për transferimin e kompetencave për drejtimin e luftës në Afganistan në duart a Kabulit, dhe në vitin 2014 do t'ia dorëzojë kontrollin ushtarak forcave afgane.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmusen tha se vitin tjetër aleanca do të fillojë t'ua kalojë kompetencat mbi çështjet e sigurisë forcave afgane dhe shpreson të përfundojë këtë proces nga fundi i vitit 2014.
Strategjia për tërheqjen e trupave varet nga përpjekjet për formimin e forcës afgane dhe aftësinë e saj për të kontrolluar përhapjen e kryengritjes. Objektiv i strategjisë është krijimi i një force me mbi 300 mijë pjesëtarë nga fundi i vitit 2011. Procesi i krijimit të kësaj force u godit nga numri i lartë i dezertimeve, dhe qeveria e Kabulit shihet si qeveri e përfshirë nga korrupsioni, e paqëndrueshme, e cila nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e huaj ushtarake.
Presidenti Karzai, i cili kohët e fundit i ka dëmtuar marrdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me komandantin e forcave të NATO-s në Afganistan gjeneralin David Petreas, e ka caktuar vitin 2014 afat kur synohet që forcat afgane të marrin përgjegjesinë e plotë për sigurinë në vend.
Një tjetër temë parësore në axhendën e takimit janë marrëdhëniet e Natos me Rusinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel i cilëson marrëdhëniet si partneritet me rëndësi historike:

"Besoj se bashkëpunimi me Rusinë në të vërtetë do të jetë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e NATOs. Një ish armik ushtarak tani po bëhet partner. Ky mund të quhet ndryshim historik. Sigurisht ende është rrugë e gjatë para se ne të krijojmë një hapësirë të përbashkët të sigurisë me Rusinë, por fakti që është marrë hapi i parë në këtë drejtim është i një rëndësie të madhe. Për këtë arsye unë jam e kënaqur me këtë diskutim."

Vendet anëtare të Aleancës synojnë të ftojnë Rusinë të angazhohet në sistemin evropian të mbrojtjes nga raketat. Dje në ditën e parë të takimit, udhëheqësit e NATO-s miratuan propozimin e ri të presidentit amerikan Barak Obama për një sistem të ri, të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat për Evropën. Kjo marrëveshje është një fitore për presidentit Obama pas shumë vështirësive në politikën e jashtme dhe humbjeve të zgjedhjeve për kongres nga partia demokrate.

"Për herë të parë, ne kemi rënë dakord të ndërtojmë aftësitë mbrotjëse nga raketat për të mbuluar gjithë popullatën evropiane të NATOs dhe Shteteve të Bashkuara."

Sekretari i përgjithshëm i NATOs Anders Fog Rasmussen tha se ky sistem do të kushtoj 273 milionë dollarë për një periudhë 10 vjeçare, dhe ai do të kërkojë bashkëpunim nga Rusia mbi këtë çështje.

(http://www.evropaelire.org) (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMRAT QË SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT LIGJOR (11.20.2010)
ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated) (11.20.2010)
THIRRJE ANONIME E MESAZHE KËRCËNUESE: RASTI I GAZETARES SEBAHATE SHALA NË KOSOVË (11.20.2010)
ROLI I PADISKUTUESHËM I SHBA NË BISEDIMET E KOSOVËS ME SERBINË (11.20.2010)
TETË ARRESTIME PËR TRAFIKIM NË KOSOVË (11.20.2010)
SHQIPËRIA NË SAMITIN E NATOS NË LISBONË - NATO MIRATON PLANIN PËR MBROJTJEN NGA RAKETAT NË EVROPË (11.20.2010)
PACOLLI: PAS TUVALUT KOSOVËN DO TA NJOHIN EDHE FIXHI DHE TURKMENISTANI (11.19.2010)
HAVEL PËR ROLIN E RUSISË DHE DEMOKRACINË (11.19.2010)
PRESIDENTI OBAMA ARRIN NË LISBONË PËR TAKIMIN E NATOS (11.19.2010)
SHTETI I 72 TUVALU KA NJOHUR PAVARËSINË E KOSOVËS (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]