E Djelë, 05.05.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË
E Djelë, 11.21.2010, 08:49am (GMT+1)


Samiti i NATO-s, Berisha: Shqipëria, angazhim konkret në të gjitha operacionet e Aleancës në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Lisbonë, mori pjesë sot paradite në takimin për Afganistanin të zhvilluar në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës. Pjesëmarrjes në këtë takim ishin edhe Presidenti Afgan z. Hamid Karzai, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara z. Ban Ki Moon, Presidenti i Këshillit Evropian z. Herman Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Evropian z. José Manuel Barroso, etj. Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, përshëndeti progresin e shënuar gjatë kësaj periudhe në Afganistan dhe vlerësoi se procesi i demokratizimit të këtij vendi është një ndër çështjet më të rëndësishme për tu zgjidhur të kohës sonë, për komunitetin euroatlantik e më gjerë. Duke folur për kontributin e Shqipërisë, Kryeministri Berisha u shpreh se ajo ka rritur prezencën ushtarake në Afganistan dhe, njëkohësisht, po punon për të zgjeruar këtë kontribut në fushën e arsimit, shëndetësisë, etj. Në përfundim të këtij takimi u miratua një deklaratë e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve që kontribuan në forcën ISAF. Vendet pjesëmarrëse në ISAF konfirmuan angazhimin e tyre të vazhdueshëm në stabilitetin dhe sigurinë në Afganistan. Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Samitit, Kryeministri Berisha është takuar me shumë personalitete, pjesëmarrës në këtë takim, si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Anders Fogh Rasmussen, Presidenti amerikan z. Barak Obama, Kancelarja gjermane znj. Angela Merkel, Kryeministri italian z. Silvio Berluskonin, Kryeministri i Belgjikës z. Yves Leterme, ministri i Jashtëm i Anglisë, Presidentin çek Václav Klaus, ministri i Jashtëm italian z. Franco Fratini, Presidenti i Komisionit Evropian z. José Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit Evropian z. Herman Van Rompuy, Kryeministri spanjoll José Luis Rodríguez Zapatero, Kryeministrin britanik David Cameron, Presidentin e Letonisë, Kryeministrin holandez z. Mark Rutte, etj. Pas pjesëmarrjes në takimin për Afganistanin, Kryeministri Berisha dha një prononcim për mediat shqiptare, të pranishme në këtë Samit, ku u shpreh: Qëndrimi i Shqipërisë është në mbështetje të plotë të konceptit të ri strategjik, i cili synon të përshtatë NATO-n në përballje të suksesshme me rreziqet e vjetra, rreziqet ekzistuese dhe rreziqet e ardhshme për paqen, stabilitetin në hapësirën e NATO-s dhe në botë. Ky koncept parashikon reforma dhe riorganizim të strukturave ushtarake dhe civile të saj, parashikon përqendrim më të madh në rreziqet më kryesore, përcakton terrorizmin, kiberterrorizmin, problemet e energjisë dhe, natyrisht, rrezikun nuklear si një nga rreziqet e mëdha me të cilat Aleanca më e fuqishme e kohërave do mund të përballet.

Franca nuk heq dorë pikërisht nga nukleari. Ju jeni më këtë qëndrim?
Duhet kuptuar se arsenali nuklear francez është njëkohësisht edhe arsenal i Aleancës. Të mos harrojmë se Presidenti Sarkozy ka meritën e madhe të rikthimit të Francës tërësisht në gjirin e Aleancës. Në këtë kontekst, problemet e mbrojtjes anti- raketë sot kanë një zhvillim historik për Aleancën. Kryetari i Federatës Ruse ulet së bashku me kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për një partneritet të ri, për një bashkëpunim të ri dhe konkretisht për bashkëpunimin anti-raketë, e cila konsiderohet një nga drejtimet themelore të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë.

Zoti Kryeministër është diskutuar për një reduktim të financave që do të jepen për sigurinë. A do ta shikojë Shqipëria buxhetin e saj për mbrojtjen? Dhe sa i përket Afganistanit, a ka një projekt që trupat shqiptarë të tërhiqen para afatit përfundimtar që mendohet të jetë viti 2014?
Së pari Shqipëria nuk do të pakësojë buxhetin e saj për Forcat e Armatosura, sepse ato janë në një proces modernizimi të pandërprerë dhe kjo është e domosdoshme.
Së dyti, Shqipëria nuk tërhiqet nga Afganistani. Atje është së bashku me Aleancën dhe do të qëndrojë atje për sa kohë të jetë nevoja. Përkundrazi, Shqipëria do të shqyrtojë që gjatë viteve që vijnë të mund të rrisë dhe kontributin e saj civil në këtë vend, i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshme për paqen, stabilitetin në botë dhe luftën kundër terrorizmit.

Diçka për takimet që keni zhvilluar, sepse pamë që jeni takuar me shumë personalitete, ndër të cilët zonja Merkel, Presidenti Obama, etj..
Unë u takova këtu me, pothuajse, të gjithë personalitetet më të larta. Pata një bisedë të shkurtër dhe shumë të përzemërt me Presidentin Obama, i cili tregoi interes të veçantë, së pari, për reformat dhe arritjet e tyre në Shqipëri dhe, së dyti, për çfarë ofron Shqipëria dhe cilat janë potencialet e saj energjike, ekonomike dhe turistike. Sepse unë e njoha Presidentin Obama me faktin se Shqipëria nga një vend që nuk ekzistonte në hartën e turizmit botërore këtë vit ka marrë afro 3.5 Milionë turistë. Dhe ai pati vlerësimin më të madh. Unë u takova me Kancelaren Merkel dhe me të diskutuam problemet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe vizitën e saj të ardhshme në Shqipëri.
Me Presidentin Sarkozy diskutuam për vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe Presidenti mbetet i vendosur të realizojë këtë vizitë, ashtu sikundër edhe Kancelarja Merkel. Unë pata një bisedë të shkurtër edhe me Kryeministrin David Cameron, i cili shprehu vlerësimin e madh për pranimin e Shqipërisë dhe rolin e saj në Afganistan.
Një bisedë të gjatë pata dhe me Kryeministrin Zapatero, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet midis dy vendeve tona, për perspektivën e këtyre marrëdhënieve, problemet e integrimit të Shqipërisë, etj. Me mikun tim Silvio Berluskoni diskutuam gjerësisht për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet bilaterale. Me Kryeministrin e Belgjikës, kryetarin e radhës, që ishte një rast i shkëlqyer për mua dhe unë i shpreha mirënjohje të thellë për mënyrën se si e kurorëzoi me sukses të plotë procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Pata takim me Kryeministrin e Luksemburgut dhe një seri Kryeministrash dhe Presidentësh të vendeve mike. Gjithashtu u takova dhe me Kryeministrin e Çekisë, Presidentin e Polonisë, etj. Pra unë këtu, gjatë gjithë kohës, kam pasur takimet më intensive që krijohen nga këto mjedise tërësisht miqësore dhe shumë të përshtatshme për takime.

Pritet të diskutohet dhe për një reduktim të trupave të NATO-s në Kosovë. Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë dhe a mendoni se Kosova është e gatshme për këtë vendim?
Unë në fjalën time theksova se Ballkani Perëndimor është akoma një "˜unfinished business', në kuptimin që është e domosdoshme që të vazhdojë anëtarësimi i vendeve të tjera të rajonit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pra politika e dyerve të hapura. Një "˜unfinished business', sepse është e domosdoshme që Aleanca të proporcionojë trupat e saj, por të mbetet aty si faktor kryesor paqeje dhe stabiliteti. Një "˜unfinished business', sepse është e domosdoshme që të inkurajohet një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit në kuadrin e Rezolutës së fundit të miratuar në unanimitet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Shqipëria është e gatshme të japë të gjithë ndihmesën e vetë në këtë drejtim.

Zhvillohet takimi i kryetarëve të qeverive dhe shteteve të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut

Në vijim të punimeve të Samitit të NATO-s, në Lisbonë, u zhvillua sot në mesditë një takim i kryetarëve të qeverive dhe shteteve të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), si Kryeministri Berisha, Presidenti i Kroacisë z. Ivo Josipović, Presidenti i Maqedonisë z. Georgy Ivanov, Presidenti i Bosnjë Hercegovinës z. Nebojsa Radmanovic dhe Kryeministri i Malit të Zi z. Milo Đukanović. Në takim u vlerësua që Shqipëria dhe Kroacia janë tashmë vende anëtare të NATO-s dhe se ky është një faktor i rëndësishëm për konsolidimin e mëtejshëm të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përfaqësuesit e tre vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, shprehën vlerësimin e tyre për kontributin dhe mbështetjen që Shqipëria e Kroacia po i japin perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në NATO. Ata falënderuan Kryeministrin Berisha dhe Presidentin kroat z. Josipović për ndihmën që këto dy vende po i japin përpjekjeve të tyre për anëtarësim, si dhe aspiratës së rajonit për integrimin euro atlantik. Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e vendeve të Kartës së Adriatikut (A 5) për të zgjeruar dhe thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, por edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe zgjerimin e kontributit të përbashkët në kuadër të misioneve të NATO-s në Afganistan. Kryeministri Berisha i konfirmoi anëtarëve të vendeve të Kartës së Adriatikut vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të mbështetur aspiratat e tyre euro atlantike, por edhe aspiratat e të gjithë vendeve të tjera të rajonit, cilat do qofshin ato, si edhe të ndihmojë këto vende me shkëmbimin e eksperiencës së grumbulluar për hapat e mëtejshëm drejt këtij integrimi. Në takim u rikonfirmua vendosmëria për politikën e dyerve të hapura për Kartën e Adriatikut (A 5) duke shpresuar që në të ardhmen edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë këtij forumi të rëndësishëm.

(http://www.rilindjademokratike.com) (http://www.gazeta55.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËSNATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani (11.20.2010)
EMRAT QË SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT LIGJOR (11.20.2010)
ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated) (11.20.2010)
THIRRJE ANONIME E MESAZHE KËRCËNUESE: RASTI I GAZETARES SEBAHATE SHALA NË KOSOVË (11.20.2010)
ROLI I PADISKUTUESHËM I SHBA NË BISEDIMET E KOSOVËS ME SERBINË (11.20.2010)
TETË ARRESTIME PËR TRAFIKIM NË KOSOVË (11.20.2010)
SHQIPËRIA NË SAMITIN E NATOS NË LISBONË - NATO MIRATON PLANIN PËR MBROJTJEN NGA RAKETAT NË EVROPË (11.20.2010)
PACOLLI: PAS TUVALUT KOSOVËN DO TA NJOHIN EDHE FIXHI DHE TURKMENISTANI (11.19.2010)
HAVEL PËR ROLIN E RUSISË DHE DEMOKRACINË (11.19.2010)
PRESIDENTI OBAMA ARRIN NË LISBONË PËR TAKIMIN E NATOS (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]