E Hënë, 04.29.2024, 01:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
UKË RUGOVA E SHEH ISA MUSTAFËN SI PENG TË STRUKTURAVE TË VJETRA TË LDK-SË

E Djelë, 11.21.2010, 01:46pm (GMT+1)


Prishtinë, 21 nëntor Ukë Rugova,  djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në një intervistë për Kohën Ditore tregon se  cili është vizioni politik i tij, se si i ka tejkaluar mosmarrëveshjet me Bujar Bukoshin, çfarë kontaktesh ka pasur me ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ku dhe si është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin

Isa Mustafa është njeriu i parë nga të mëdhenjtë e LDK-së që djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Uka, ia kishte kumtuar ambicien për t'iu futur karrierës politike. Uka aktivisht tash merret me politikën, por është bërë sebep pikërisht Mustafa që atij të mos i vinte vështirë që gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 dhjetorit të apelojë që të mos votohet partia që për 16 vjet është drejtuar nga i ati.

E pranon se do të ndihej keq po të vepronte në këtë mënyrë, sikur LDK-ja të mos ishte kjo që është tani. Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të partisë më të madhe rugoviane, për të nuk paraqet ndonjë argument të fuqishëm se në këtë parti kanë filluar reformat e brendshme. Përkundrazi, ai e sheh Mustafën si peng të strukturave të vjetra të LDK-së, të cilat nuk do ta lënë atë që të lëvizë dhe t'i tregojë vlerat e veta. Në  intervistën për "Kohën Ditore", i biri i vogël i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, shprehet haptas i zhgënjyer me ndryshimin e  sjelljeve të Mustafës, pas marrjes së timonit të LDK-së, e veçmas me "ofertën përjashtuese", që i ka bërë. Thotë se asnjëherë nuk e ka paramenduar veten jashtë trungut të LDK-së, ashtu sikur nuk ka besuar se kjo parti një ditë do t'ia mbyllte dyert.


Koalicionin me AAK-në e Ramush Haradinajt ai e sheh vetëm si zgjidhje momentale, por nuk e mohon se kjo parti është treguar shumë bujare, jo vetëm me të, por edhe me të gjithë ekipin e tij.


Ukë Rugova, për herë të parë tregon se drejtuesit e AAK-së, me pëlqimin e Haradinajt, i kanë ofruar që të jetë bartësi i listës zgjedhore. Thotë se nuk e ka pranuar këtë gjë, thjesht për shkaqe humane.

Megjithatë, ai nuk pajtohet me zërat në AAK që e përdorin fjalën "kurrë" sa herë që përmendet mundësia e lidhjes së një koalicioni paszgjedhor me PDK-në. Skenari më i dëshirueshëm për të, ai thotë se do të ishte sikur koalicioni "AAK-Lista Ibrahim Rugova", t'i fitonte zgjedhjet dhe t'ia ofronte mundësinë LDK-së për të bashkëqeverisur. Por, nuk sheh asgjë të keqe, edhe sikur LDK-ja të mbetet në opozitë.

 

www.voal-online


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LISBONË, BERISHA: SHQIPËRIA ËSHTË E GATSHME TA JAPË NDIHMESËN E VET NË DIALOGUN MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (11.21.2010)
LISBONË - BERISHA TAKON OBAMËN, PRESIDENTI AMERIKAN SHFAQ INTERES PËR KURSIN REFORMATOR TË QEVERISË DHE PËR POTENCIALET TURISTIKE TË SHQIPËRISË (11.21.2010)
NATO: PËRFUNDOI TAKIMI SHUMË I SUKESSHËM I LISBONËSNATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani (11.20.2010)
EMRAT QË SHKATËRROJNË THEMELET E SHTETIT LIGJOR (11.20.2010)
ARTEMIJE SHKARKOHET NË RANGUN E MURGUT (Updated) (11.20.2010)
THIRRJE ANONIME E MESAZHE KËRCËNUESE: RASTI I GAZETARES SEBAHATE SHALA NË KOSOVË (11.20.2010)
ROLI I PADISKUTUESHËM I SHBA NË BISEDIMET E KOSOVËS ME SERBINË (11.20.2010)
TETË ARRESTIME PËR TRAFIKIM NË KOSOVË (11.20.2010)
SHQIPËRIA NË SAMITIN E NATOS NË LISBONË - NATO MIRATON PLANIN PËR MBROJTJEN NGA RAKETAT NË EVROPË (11.20.2010)
PACOLLI: PAS TUVALUT KOSOVËN DO TA NJOHIN EDHE FIXHI DHE TURKMENISTANI (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]