E Shtunë, 05.18.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EDITA TAHIRI: S'KA BISEDA JASHTË ÇËSHTJEVE TEKNIKE
E Enjte, 03.31.2011, 10:36am (GMT+1)

Beograd, 31 mars 2011(11.00)
Shefja e ekipit të Prishtinës në dialogun me Beogradin Edita Tahiri ka deklaruar se përveç temave teknike, nuk do të nisin kaptina të tjera, të cilat mund të zgjidhin problemet thelbësore. Ajo në një intervistë për "Veçernje novosti" kategorikisht ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie kompromisi për çfarëdo teme tjetër e cila del nga kornizat teknike. Në konstatimin se autoritetet e Beogradit theksojnë mundësinë që në fund të këtj dialogu mund të bisedohet edhe për çështjet më komplekse, zonja Tahiri tha se ka dëgjuar për këtë lloj retorike nga shefi i ekipit serb Stefanoviq. "Mendoj se kam qenë e qartë kur kam thënë se Kosova ka pranuar këtë dialog me qëllimin që të ndihmojë të zgjidhen çështjet teknike. Për Kosovën çështja e statusit është një kaptinë e mbyllur. Kosova sot është një shtet i pavarur të cilin e ka njohur, të shprehem kështu, pjesa më e fuqishme e botës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu e ka konfirmuar legjitimitetin e pavarësisë. Kosova sot është anëtare e Bankës Botërore dhe FMN. Ky, pra, është një dialog për çështjet teknike", është shprehur Edita Tahiri. E pyetur nëse gjatë këtij dialogu do të bisedohet edhe për veriun e Kosovës, zonja Tahiri tha se për Prishtinën kjo është një çështje e paqenë. "Veriu nuk ekziston si tem", tha ajo, duke shtuar se ekziston çështja e serbëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe të cilët nën ndikimin e Beogradit, hamendësohen që të integrohen në realitetin dhe institucionet kosovare. Sipas Tahirit, ekziston një pjesë tjetër e serbëve nga viset e tjera të Kosovës të cilët sot plotësisht janë të integruar në institucionet e Kosovës, duke shtuar se edhe njëri nga zëvendëskryeministrat është serb. Edita Tahiri tha se në fund të dialogut pret normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe të pushojë përzierja e Serbisë në jetën institucionale të Kosovës, në fushën e çështjeve teknike që po shqyrtohen. Tahiri akuzoi Serbinë se edhe më tej po bën pengesa, dhe për shkak të përzirjes së Serbisë, sistemi elektroenergjetik dhe ai telekomunikacionit nuk po mund të normalizohen.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MALI I ZI: TUBIME ME MOTON "JEMI SHQIPTARË, FLASIM SHQIP" (03.31.2011)
BLLACA PARAQITI DËSHMINË, AKUZOI GASHIN PËR VRASJE (03.30.2011)
PACOLLI RIKANDIDON PËR PRESIDENT (03.30.2011)
KRASNIQI I KËNAQUR ME VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESEKrasniqi ndërpreu vizitën në Hungari (03.30.2011)
DORËZOHET NË KUVEND VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA ASNJË SUGJERIM PËR INSTITUCIONET (03.30.2011)
THAÇI MENDOHET PËR AAK-në (03.30.2011)
SERVER: VERIU, PROBLEM I MADH PËR KOSOVËN (Intervista e plotë) (03.30.2011)
PACOLLI: RESPEKTOJ VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
KOSOVËS DO T'I KTHEHET REGJISTRI CIVIL DHE DOKUMENTET E KADASTRAVE (03.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]