E Hënë, 04.29.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PANDELI MAJKO: ËSHTË NJË TANGO KRIZE
E Premte, 10.07.2011, 01:07pm (GMT+1)

07.10.2011

Menada Zaimi


"Tango nuk kërcehet asnjëherë vetëm, por nga të dyja palët", thotë Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish kryeministër i këtij vendi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Majko, pse opozita vazhdon te këmbëngulë që shumica të miratojë 10 pikat që ju keni ofruar si pjesë e një pakti për Shqipërinë për çështjen e integrimit evropian, duke qenë se shumica thotë se në agjendën e saj për integrimin janë 12 rekomandimet e Komisionit Evropian? A duhet të ketë një tërheqje nga të dyja palët lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi një marrëveshje?


PANDELI MAJKO
Nuk besoj se pozicioni i opozitës duhet parë në sensin e këmbënguljes. Mendoj se bëhet fjalë për të filluar një proces dhe, nëpërmjet asaj që kemi ofruar e kemi konsideruar këtë si një fillim, do të thotë se në një tavolinë që mund të mblidhej në një të ardhme të diskutueshme, do të kishte disa qëndrime, disa propozime, të cilat do të diskutoheshin midis palëve.

E keqja është se perceptimi që ka krijuar shumica në këtë rast, i ka orientuar ato sikur janë kushte të panegociueshme, dhe kjo krijon një situatë bllokuese.
Unë mendoj se kjo duhet parë në një këndvështrim ndryshe, këndvështrim më të relaksuar, i cili në fund të fundit do t'i ndihmojë të dyja palët, që në një të ardhme të afërt, të ulen dhe të negociojnë pa ngarkesa, lidhur me një proces i cili, më shumë sesa me qetësimin e situatës politike, ka të bëjë me interesat e vendit, për çështjen e procesit të integrimit evropian.

Kjo pastaj do të ishte një bazë për të krijuar një besim reciprok. E thashë jo pa qëllim shprehjen besim reciprok, sepse aktualisht, mungesa e besimit reciprok është baza fundamentale e asaj që po ndodh mes dy palëve, trauma është e thellë, ajo duhet pranuar dhe kuptuar ashtu siç është. Unë shpresoj që të kemi një fillim dhe kjo është e rëndësishme.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Majko, çfarë prisni nga 12 tetori, nga Raporti i Progresit i Këshillit Evropian, a do të kemi realisht një rrëzim të statusit për Shqipërinë?


PANDELI MAJKO
Nuk pres ndonjë paraqitje optimiste të situatës në Shqipëri, pasi nuk besoj se në Bruksel do të ketë optimizëm më të madh sesa në Shqipëri, për sa i përket situatës në të cilën ndodhet jeta institucionale dhe ajo politike. Ne vijmë pas një traume shumë të rëndë të marrëdhënieve institucionale dhe politike në Shqipëri, dhe sikur gjithçka të ishte e lidhur thjesht dhe vetëm me marrëdhëniet mes shumicës dhe opozitës, kjo do të ishte gjysma e së keqes.

Por kemi aktualisht një varg problematikash të trashëguara, të cilat këtë vit kanë arritur dhe pikën kulmore. Sidomos, është rasti kur kryeministri i vendit në mënyrë zyrtare, përballë një komisioni hetimor, akuzoi presidentin e Republikës, prokuroren e përgjithshme, shefin e shërbimit informativ shtetëror edhe opozitën, si pjesëmarrës në një grusht shteti.

Sigurisht tanimë gjakrat, le ta quajmë kështu, janë ulur dhe ka një tendencë për të filluar diskutimin e mirëbesimit. Por duhet të pohoj se gjithsesi jemi ende ne fillim.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse rrëzohet statusi kandidat për Shqipërinë, mbi cilën forcë politike bie përgjegjësia? Gjithmonë i atribuohet forcës politike që është në qeverisje, por a mendoni se ka përgjegjësinë e vet dhe opozita?


PANDELI MAJKO
Nëse do ta shihnim në këtë kontekst, mendoj se kjo do të ishte ne funksion të katalizimit të mëtejshëm të krizës dhe jo të gjetjes së zgjidhjes. Mendoj se ky duhet konsideruar si një shans i humbur, por ndërkaq dhe një mësim i mirë për klasën politike shqiptare sesi nuk duhet te funksionojnë gjërat në marrëdhëniet e brendshme midis saj dhe me publikun shqiptar.

Po aq edhe për një rishikim të asaj që ka ndodhur, sidomos për sa i përket funksionimit të institucioneve të Shqipërisë. Kam parasysh këtu drejtësinë shqiptare, gjë e cila duhet të sjellë më shumë një reflektim se sa akuza se kush është fajtori në një histori; unë mendoj se do të ishte e tepërt që të diskutohej me gishtin drejtuar njëri- tjetrit, se kush është më pak apo më shumë fajtor.

Në fund të fundit kjo është krizë e cila në thelb ka pasur tangon e vet dhe tango nuk kërcehet asnjëherë vetëm, është një tango krize, që është kërcyer nga të dyja palët. Siç e thashë dhe më lart, ne kemi kaluar trauma shumë më të mëdha dhe sigurisht qeverisja krahasuar me opozitën ka diferenca lidhur me çështjen e përgjegjësisë.
Unë shpresoj se kjo që ka ndodhur me të gjithë ne, në asnjë moment nuk duhet konsideruar si kohë e humbur, mendoj që duhet konsideruar si një pësim, nga i cili duhen nxjerrë mësime.

Nuk mendoj se në historinë e një kombi, fenomene të tilla duhen konsideruar si kohë e humbur, në thelb duhet konsideruar si një eksperiencë, sigurisht një shans i humbur, por ka nevojë që të nxisim te njerëzit atë që ka detyrë të parë

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR SHQIPËRINË KËTO JANË KOHË QË KËRKOJNË UDHËHEQJE TË MADHE DHE NJË IDE TË QARTË SE KU PO SHKOHETNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Divizionit të Evropës, Zëri i Amerikës (10.07.2011)
NOBELI PËR PAQE IU JEPET TRI GRAVEJanë dy liberiane dhe një jemenite (10.07.2011)
FRANCA I KËRKON BEOGRADIT VAZHDIMIN E DIALOGUT TEKNIK (10.07.2011)
ANALISTËT NUK SHOHIN NË HORIZONT ZGJIDHJE TË MUNDSHME PËR VERIUN (10.07.2011)
U NDA NGA JETA RAMIZ ALIA, ISHTE DIKTATORI I FUNDIT I SHQIPËRISË (10.07.2011)
MARRËDHËNIET E ARDHSHME SHQIPTARO-AMERIKANE NËN DRITËN E SË KALUARËS (10.06.2011)
NATO MËTON NDËRKOMBËTARIZIMIN E SË ARDHMES POLITIKE TË VERIUT TË KOSOVËS (10.06.2011)
EULEX: VENDOSET MASA E PARABURGIMIT PËR TË ARRESTUARIT E DJESHËM (10.06.2011)
BARACK OBAMA: "BOTA HUMBI NJË VIZIONAR – STEVE JOBS IDENTIFIKOHEJ ME GJENIALITETIN E SHPIRTIT AMERIKAN" (10.06.2011)
VETËVENDOSJA NË AKSION, E RROTULLON EDHE NJË KAMION ME MALLRA SERBE (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]