E Enjte, 05.02.2024, 07:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOMBI I JEP LAMTUMIRËN NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA I, MBRETIT TË SHQIPTARËVE
E Shtunë, 12.03.2011, 03:48pm (GMT+1)

Voal-online, 3 dhjetor 2011 - Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan homazhe në nder të Mbretit të Shqiptareve Leka Zogu I. Pranë arkivolit me trupin e pajetë bënë homazhe personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, presidentja e Kosovës Jahjaga, ambasadorët e akredituar në Tiranë, politikanë, intelektualë dhe qytetarë. Basha: Mbreti Leka Zogu figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Mbreti Leka Zogu do të prehet në varrezat e Sharrës, pranë eshtrave të së ëmës, mbretëreshës Geraldinë dhe bashkëshortes së tij, Suzanë, e cila ndërroi jetë në vitin 2006.

PRINCI LEKA ZOGU II: DO JEM NË SHËRBIM TË KOMBIT
Ora: 13:30- Kortezhi i makinave për varrimin e Leka Zogut të parë mbërriti në varrezat e Sharrës. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e varrimit, i biri i pretendentit të fronit mbretëror, PRINCI Leka Zogu i Dytë u betua se do të ndjekë rrugën e të atit.
"Betohem se do të ndjek rrugën e mbretit Leka dhe do jem në shërbim të kombit dhe atdheut", u shpreh Leka Zogu II.

BASHA, FJALIM LAMTUMIRE
Ora 12:20- Pas lutjeve të përfaqësuesve të besimeve fetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbajti një fjalim lamtumire, përpara qindra të pranishmeve në oborrin e Kuvendit, ku u zhvilluan ritet e fundit para trupit të Leka Zogut. Basha e cilësoi Leka Zogun e Parë si një figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Kryebashkiaku vlerësoi lart figurën e tij dhe kontributet e familjes mbretërore për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Jemi sot për t'u ndarë përgjithmonë nga Princi shqiptar, Leka Zogu i Parë. Kurorën e Shqipërisë mbretëria nuk ja dha askujt, as Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu, të cilët nuk e negociuan kurrë kurorën mbretërore, duke e cilësuat si pronë të kombit shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij, u preftë i qetë në tokën arbërore",- tha Basha.

4 PËRFAQËSUESIT E BESIMEVE FETARE, LUTJE PËR SHPIRTIN E LEKA ZOGUT
Ora 12:10- Pas homazheve në Kuvend, që vazhduan për rreth 2 orë, arkivoli me trupin e pajetë të N.M.T Leka Zogu I, me uniformë ushtarake, sipas amanetit të lënë prej tij, u vendos në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend u lutën për shpirtin e Leka Zogut I.

TOPI, BERISHA E JAHJAGA NDEROJNË MBRETIN LEKA ZOGUN E PARË
Ora 12:00- Rreth mesditës, mbërritën njëri pas tjetrit në hollin e Kuvendit personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, si dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë arkivolit të Leka Zogut I, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Menjëherë pas tyre, edhe presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi pretendentin e fronit mbretëror.

 

 

 

 

 

 

 

 

(http://www.botasot.info)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NESËR CEREMONIA MORTORE E NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA I (12.02.2011)
BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS DËNON PËRDHOSJEN E VARREZAVE HEBRAIKE (12.02.2011)
STEFANOVIQ: S'KA MARRËVESHJE (12.02.2011)
ASGJË NGA TAKIMI MES KFORIT DHE SERBËVE, BARRIKADAT MBETEN (12.02.2011)
MERKEL: SERBIA NË BE VETËM NËPËRMJET PËRMIRËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE ME KOSOVËN (12.02.2011)
NUK RAPORTOHET PËR MARRËVESHJE NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË PËR ÇËSHTJEN E KUFIJVE (12.02.2011)
QYTETARË, PERSONALITETE TË JETËS POLITIKE DHE SHOQËRORE NGUSHËLLOJNË FAMILJEN MBRETËRORENaltmadhnija e Tij Mbreti Lega Zogu I do të prehet pranë nënës dhe bashkëshortes së tij (12.02.2011)
NATO DHE BE: DHUNA NË KOSOVË ËSHTË FATALE PËR ASPIRATAT EVROPIANE TË SERBISË (12.01.2011)
FILIP RIKER: DEKLARATAT PËR HEQJEN E BARRIKADAVE DUHET TË PASOHEN ME VEPRIME KONKRETE (12.01.2011)
FILLON LUSTRIMI I GAZETARËVE E KLERIKËVE NË MAQEDONI (12.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]