E Enjte, 05.02.2024, 11:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FILIP RIKER: DEKLARATAT PËR HEQJEN E BARRIKADAVE DUHET TË PASOHEN ME VEPRIME KONKRETE
E Enjte, 12.01.2011, 11:06pm (GMT+1)

E enjte, 01 Dhjetor 2011

Ardita Simiçia | Uashington

Është e pamundur të flitet për kontinentin evropian si një njësi e tërë, e lirë, demokratike dhe në paqe, pa zgjidhur sfidat me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor. Pikërisht në këtë këndvështrim duhet parë edhe politika amerikane ndaj këtij rajoni, shprehet Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Filip Riker i cili dje zhvilloi një bisedë me një grup gazetarësh lidhur me politikat që ndjek Amerika ndaj Ballkanit Perëndimor.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Riker thekson se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Bashkimin Evropian një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor e ardhmja e rajonit është në radhët e BE.

"Ky është angazhimi i Shteteve të Bashkuara qoftë për Serbinë, Kosovën, Bosnjen apo vende të tjera: synimi është të forcojmë paqen, të forcojmë demokracinë dhe stabilitetin. Këtë po e realizojmë me partnerët tanë evropianë".

Për arritjen e kësaj perspektive, zyrtari amerikan thekson se rruga e vetme mbeten reformat dhe dialogu. Zoti Riker ndalet tek zhvillimet e fundit në Kosovë, ku thekson shqetësimin e përbashkët të anëtarëve të NATO-s lidhur me trazirat në veri të vendit:

"Ritheksoj se përdorimi i dhunës kundër KFOR-it është krejtësisht i papranueshëm. Ne dënojmë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it".

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit përshëndeti deklaratën e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç, që bëri thirrje për largimin e barrikadave në kufirin e Kosovës me Serbinë:

"Kishin kërkuar prej muajsh që Beogradi të bënte një deklaratë sa më të drejtpërdrejt kundër dhunës dhe e për shëndesim këtë deklaratë dhe ashtu siç u shpreh Këshilli i Atlantikut Verior, tani presim veprime konkrete nga autoritetet serbe".

Zoti Riker shprehet gjithashtu optimist që palët janë rikthyer në bisedime, si i vetmi forum funksional për të zgjidhur mosmarrëveshjet:

"Aktualisht Kosova dhe Serbia kanë një mundësi konkrete për të diskutuar me mbështetjen e ndërmjetësit të BE dhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar jetët e popullatës së tyre, sidomos të serbëve në veri. Janë arritur një numër marrëveshjes në këtë proces, por zbatimi i marrëveshjeve është një pjesë kritike e këtyre marrëveshjeve. Këtë e theksoi edhe presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rumpuy. Jemi optimistë që palët janë ulur në dialog, kjo është rruga përpara, jo dhuna".

Zoti Riker vlerëson qëndrimin e deritanishëm të Prishtinës zyrtare, por u bën thirrje autoriteteve qendrore në Kosovë të bëjnë më shumë për të integruar pakicën serbe në veri:

"Ata duhet të përqendrohen edhe në politika për t'i zgjatur dorën e bashkëpunimit serbëve në veri, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës ta kuptojnë se çfarë ofron qeveria e Prishtinës dhe në këtë mënyrë të eliminojë disa prej shqetësimeve të popullatës në veri. Për momentin jemi të përqendruar në përpjekjet e dialogut dhe për konkluzionet e Këshillit Evropian, që do të pasqyrojë në një masë të madhe edhe përpjekjet në dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë".

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit e pranon se mbeten sfida të mëdha për rajonin, por u kundërvihet me ngulm analizave pesimiste të gjendjes në Ballkanin Perëndimor. Vetëm dy dekada më parë, tha ai, shumë nga këto vende ishin të përfshira në konflikte të përgjakshme në shkallë të gjerë dhe tani i gjithë rajoni ka përpara një perspektivë të qartë evropiane.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILLON LUSTRIMI I GAZETARËVE E KLERIKËVE NË MAQEDONI (12.01.2011)
SHTYPI GJERMAN: RETORIKË LUFTE NË VERI TË KOSOVËS (12.01.2011)
ME THIRRJET PËR ZHBLLOKIM TË VERIUT TË KOSOVËS, BEOGRADI BËN SIKUR DISTANCOHET NGA EKSPONENTËT E TIJ (12.01.2011)
RASTI KLEÇKA, GJYKIMI NIS NË FUND TË JANARIT (12.01.2011)
VAZHDON GJYKIMI NË RASTIN "KLEÇKA" (12.01.2011)
KOSOVA DHE SERBIA KANË BISEDUAR PËR MENAXHIM TË INTEGRUAR TË KUFIRIT (12.01.2011)
KORRUPSIONI: KOSOVA - E FUNDIT NË RAJON, SHQIPËRIA - E PARAFUNDIT (12.01.2011)
REAGON ASHPËR EDHE KONGRESISTI ENGEL PËR PREKJEN E VARREZËS HEBRAIKE TË PRISHTINËS (12.01.2011)
KOSOVË: AMBASADA AMERIKANE DËNON PËRDHOSJEN E VARREZAVE HEBRAIKE NË PRISHTINË (12.01.2011)
HOMAZHET PËR NALTMADHNINË E TIJ MBRETIN LEKA I ZHVILLOHEN NË SALLËN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË (12.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]