E Enjte, 05.02.2024, 04:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

QYTETARË, PERSONALITETE TË JETËS POLITIKE DHE SHOQËRORE NGUSHËLLOJNË FAMILJEN MBRETËRORE

Naltmadhnija e Tij Mbreti Lega Zogu I do të prehet pranë nënës dhe bashkëshortes së tij


E Premte, 12.02.2011, 08:29am (GMT+1)


Përcjellja për në banesën e fundit të NMT Leka I ditën e shtunë do të përfshijë nderimet më të larta që parashikohen në Protokollin e Shtetit. Komisioni Ndërministror për organizimin e ceremonisë zyrtare vendosi dje, që ceremonia funebre të jetë shtetërore. Burime pranë Familjes Mbretërore bënë të ditur dje, se trupi i Leka Zogut do të varroset në Varrezat e Sharrës në kryeqytet, pranë varrit të nënës së tij, Mbretëreshës Geraldinë dhe gruas Susanë. Familja Mbretërore nuk ka pranuar që trupi të varroset në Varrezat e Dëshmorëve siç e parashikon ligji për ceremoninë funebre shtetërore. Gjithashtu ata theksuan për gazetën tonë se, është hapur edhe libri i ngushëllimeve në të gjitha ambasadat e Shqipërisë nëpër botë. Përfaqësues të Oborrit Mbretëror bënë të ditur gjithashtu se, kanë njoftuar të gjithë përfaqësuesit e mbretërive të Europës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ngushëllimet

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të NMT Leka I, vazhduan gjatë ditës së djeshme ku qytetarë të shumtë dhe personalitete të jetës politike dhe shoqërore nga mbarë viset shqiptare, shkuan në Pallatin Mbretëror për t'i shprehur Lartësisë së Tij, Princit Leka dhe Familjes Mbretërore hidhërimin e tyre të thellë dhe ngushëllimet e rastit për humbjen e NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Përfaqësuesit e Familjes Mbretërore nëpërmjet një deklarate për shtyp bënë të ditur se gjatë paradites së djeshme shprehën ngushëllimet e tyre: Gjeneral Daut Haradinaj, deputet në Parlamentin e Kosovës dhe mik i ngushtë i Familjes Mbretërore; N/Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, zoti Ardian Turku; ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral-Major Xhemal Gjunkshi; një grup deputetësh të Partisë Demokratike të kryesuar nga deputeti Jemin Gjana; deputetët e Partisë Socialiste Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, Astrit Beci; Kryetari i PDIU-së, deputeti Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga N/Kryetari Dashamir Tahiri; Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi; Prof. Abdi Baleta; At Nikoll Marku dhe shumë personalitete të tjera. Po ashtu, në adresë të Familjes Mbretërore mbërriti një numër i madh telegramesh ngushëllimi nga qytetarë dhe personalitete prej viseve shqiptare dhe diasporës. Në deklaratën për shtyp theksohej se, Lartësia e Tij, Princ Leka dhe Familja Mbretërore ndjehen të prekur nga ky solidaritet njerëzor dhe së bashku me falënderimet e rastit, shprehën dëshirën për t'ja rikthyer "në të mira" çdo shqiptari. Familja Mbretërore do të vazhdojë të presë vizita në Pallatin Mbretëror, ndërkohë që ceremonia zyrtare do të organizohet ditën e shtunë, ora 10:00-12:00 në mjediset e Parlamentit të Shqipërisë.

Topalli: Leka I, inspirues dhe përkrahës i paepur i përpjekjeve për liri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përcolli dje ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Leka Zogut I. Në mesazhin e saj, Topalli ndau me familjen e Madhërisë së Tij Leka Zog dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut siç e cilësoi ajo, atdhetar të mençur dhe për shqiptarët figurën e rëndësishme të historisë së tyre politike. "Me ndarjen nga jeta të Leka Zogut, ne humbën një atdhetar të mençur dhe shqiptarët kudo humbën një figurë të rëndësishme të historisë së tyre politike, një figurë që tashmë ka vendin e vet të nderuar në kujtesën tonë kombëtare. Në këtë ditë të rëndë, unë dëshiroj të ndaj me familjen e Madhërisë së Tij Leka Zog dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të dashur dhe me gjithë bashkëkombasit e mi hidhërimin e thellë për humbjen e një personaliteti. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, unë dëshiroj të ndaj me Princin Leka dhe të gjithë anëtarëve të Familjes Mbretërore, si dhe me gjithë shqiptarët lutjen që shpirti i Leka Zogut të prehet në paqe në tokën ku u lind", theksoi Topalli. Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit vlerësoi figurën e Leka Zogut për përkushtim ndaj çështjes kombëtare dhe si inspirues dhe përkrahës i paepur i përpjekjeve për liri dhe dinjitet të shqiptarëve në trevat e tyre dhe kudo.

Ëndrra e paplotësuar, 100 vjetori i Pavarësisë dhe kthimi i eshtrave të Mbretit Zog

Vetëm pak ditë para se të ndahej nga jeta, deklaratën e fundit publike NMT Leka Zogu i Parë e ka dhënë për gazetën "Rilindja Demokratike", ku shprehu edhe dëshirën e tij të madhe për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë, si dhe të ishte i pranishëm në Rinas për të pritur eshtrat e Mbretit Ahmet Zog. Në fjalën e tij edhe pse në gjendje të rëndë, pretendenti i Fronit Mbretëror shprehte optimizëm se do të ishte në Rinas në 100-vjetorin e Pavarësisë për të pritur eshtrat e Mbretit Zog, jo thjesht si babai i tij, por si respekt ndaj shtetit shqiptar. "Deklarimi i Kryeministrit Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe është vlerësim për historinë e vetë shtetit shqiptar. Pres me shumë kënaqësi dhe sigurisht do të jem në Rinas në 100-vjetorin e Pavarësisë për të pritur eshtrat e Mbretit Zog, jo thjesht si babai im, por si respekt ndaj shtetit shqiptar", deklaronte Mbreti Leka Zogu I për gazetën tonë në 19 nëntor të këtij viti. Përgjatë gjithë kohës ai u ndodh nën kujdesin e ekipit mjekësor, Princit Leka dhe dashamirësve të shumtë që gjatë ditëve të rënda kanë shtuar vizitat në spitalin ku qëndronte i shtruar. Në deklaratën shkëputur për "RD", Ai falënderoi të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë kufijve, të cilët kishin shprehur një interesim të madh për gjendjen e tij shëndetësore. Përmes një interviste të shkurtër për gazetën, Leka Zogu falënderoi Kryeministrin për interesimin e tij për gjendjen shëndetësore dhe kërkesën e vazhdueshme të Berishës drejtuar historianëve për rishikimin e historisë. "Falënderoj Kryeministrin Berisha për interesimin e veçantë për shëndetin tim, si dhe për kërkesën e vazhdueshme për rishikimin e historisë. Festimi i 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar do të jetë edhe një vlerësim real për vizionin, vendosmërinë e Ahmet Zogut si ministër i Brendshëm, Kryeministër, President dhe nga 1 shtatori 1928 Mbret i Shqiptarëve, i cili hodhi themelet dhe konsolidoi shtetin shqiptar, duke jetësuar shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912", është shprehur Leka Zogu.

Parlamenti ka rivendosur një të drejtë historike në Protokollin Shtetëror dinjitoz, siç i përket Familjes Mbretërore

Shqiptarët të bashkuar në dhembjen dhe zinë për humbjen e Mbretit Leka I


"Shqiptarët, në të katër anët kudo që jetojnë, janë të bashkuar në dhembjen dhe zinë për humbjen e Mbretit Leka I. Këtë bashkim e kanë të bazuar në kontributet historike të Tij, të Mbretit Zog, Mbretëreshës Geraldinë, të Familjes Mbretërore". Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, zhvilloi dje pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 72-vjeçare. Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllime Princit Leka dhe familjarëve për ndarjen nga jeta të Leka Zogut I, një humbje e madhe kjo për mbarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Duke shprehur nderimin e tij të thellë për veprën e Leka Zogut I, Kryeministri Berisha la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve të çelur me këtë rast. "Dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Princit Leka dhe Familjes Mbretërore për humbjen e Mbretit Leka Zogu I, një humbje e madhe kjo për mbarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë", tha Berisha. Ai u shpreh se Mbreti Leka I u largua nga vendi i tij dy ditë pas lindjes, por përfaqëson një jetë të tërë atdhedashurie të pakufishme, përkushtimi të jashtëzakonshëm, mbrojtje të pamposhtur të lirisë së shqiptarëve, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Kosovë në përpjekjet e tyre për liri kombëtare, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Shqipëri në përpjekjet e tyre për t'u çliruar nga zgjedha e regjimit më barbar që vendi ka njohur në tërë historinë e tij. Gjithashtu, Kryeministri tha se është një nderim për kontributin e madh, historik, të Mbretit Zog, burrit që bëri pavarësinë e Shqipërisë të jetojë, shtetarit që më shumë se kushdo tjetër kontribuoi në ndërtimin e shtetit shqiptar, Mbretit që u largua nga Shqipëria pasi ajo ishte përcaktuar si viktimë e parë e agresionit nazifashist në Evropë, por që vazhdoi me vendosmëri të madhe luftën për çlirimin e Shqipërisë. Berisha tha se përpjekjet e legalistëve, qëndresa e tyre që në orët e para të pushtimit deri në ditën e fundit të çlirimit të vendit janë një faqe e ndritur atdhetarie, heroizmi dhe qëndrese. "Paslufte në Shqipëri ndodhi ndryshe nga vendet e tjera që dolën nga pushtimi barbar nazifashist, të cilat kurorat i rikthyen ose shpallën referendume në mënyrë që populli të shprehej. Në mënyrën më arbitrare, një kongres ndaloi monarkun e shqiptarëve të kthehej në vendin e Tij, gjë e cila zgjati, siç dihet, gjatë gjithë jetës së Tij dhe Mbreti vdiq në Paris në vitin '61. Më vonë, një referendum u bë dhe shqiptarët janë dëshmitarë, se ata shprehën masivisht qëndrimin e tyre në respekt të Mbretit Leka i Parë dhe në favor të tij, por, siç dihet, ai referendum u mbajt në kushte të një rebelimi të egër komunist. Dhe e vërteta është se askush nuk mund të thotë kurrë se rezultati ishte ai që u shpall. Kjo çështje nuk është e mbyllur. Unë i them të vërtetat ashtu siç janë, nuk mund të them gjë tjetër. Unë i them të vërtetat ashtu siç i perceptoj dhe siç kanë ndodhur. Kjo është detyra ime", tha Kryeministri ndër të tjera. I pyetur mbi heshtjen e opozitën për ndarjen nga jeta të Leka Zogut, Kryeministri tha se: "Unë nuk dua t'i jap asnjë karakter partiak. Ai ligj, i cili i ka dhënë dhe ka njohur statusin e Familjes Mbretërore është votuar në Parlament nga deputetë të të gjitha forcave politike. Kjo është e vërteta. Për të gjithë ata, të cilët kanë votuar atë ligj dhe shqiptarët në tërësi e kanë shumë të qartë që Familjet Mbretërore përbëhen nga Mbretërit, Mbretëreshat, Princërit, Princeshat, e kështu me radhë. Kjo është e vërtetë për Familjen Mbretërore shqiptare dhe Parlamenti ka rivendosur një të drejtë historike, duke përcaktuar me shumë të drejtë Protokollin Shtetëror dinjitoz, siç i përket Familjes Mbretërore. Nuk duhet të merremi me copëza të shkëputura, sepse kudo ka individë pro e kundër dhe kjo është normale".

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATO DHE BE: DHUNA NË KOSOVË ËSHTË FATALE PËR ASPIRATAT EVROPIANE TË SERBISË (12.01.2011)
FILIP RIKER: DEKLARATAT PËR HEQJEN E BARRIKADAVE DUHET TË PASOHEN ME VEPRIME KONKRETE (12.01.2011)
FILLON LUSTRIMI I GAZETARËVE E KLERIKËVE NË MAQEDONI (12.01.2011)
SHTYPI GJERMAN: RETORIKË LUFTE NË VERI TË KOSOVËS (12.01.2011)
ME THIRRJET PËR ZHBLLOKIM TË VERIUT TË KOSOVËS, BEOGRADI BËN SIKUR DISTANCOHET NGA EKSPONENTËT E TIJ (12.01.2011)
RASTI KLEÇKA, GJYKIMI NIS NË FUND TË JANARIT (12.01.2011)
VAZHDON GJYKIMI NË RASTIN "KLEÇKA" (12.01.2011)
KOSOVA DHE SERBIA KANË BISEDUAR PËR MENAXHIM TË INTEGRUAR TË KUFIRIT (12.01.2011)
KORRUPSIONI: KOSOVA - E FUNDIT NË RAJON, SHQIPËRIA - E PARAFUNDIT (12.01.2011)
REAGON ASHPËR EDHE KONGRESISTI ENGEL PËR PREKJEN E VARREZËS HEBRAIKE TË PRISHTINËS (12.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]