E Premte, 05.10.2024, 01:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KURTI: NJË QEVERI E MBRAPSHTË DUHET TË SHKARKOHET
E Enjte, 12.29.2011, 11:38am (GMT+1)

Prishtinë, 29 Dhjetor 2011 - Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sa kishte beteja të ashpra në vitin 2011 edhe më shumë beteja do të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm për të mbrojtur, pasurinë e vendit nga shitja e Qeverisë dhe cenimin e sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore nga ana e Serbisë. Ai edhe një herë ka vlerësuar se me dialogun Prishtinë-Beograd, Qeveria e Kosovës ka dëmtuar vendin tonë dhe e ka ndihmuar Serbinë. Kurti konsideron se dështimet e shumta politike, ekonomike dhe sociale, bëjnë që doemos kjo Qeveri duhet të shkarkohet.

Këto konstatime, lideri i partisë më të zëshme opozitare i ka dhënë gjatë një intervistë për Kosovapress, ku mes tjerash ka folur për çështjet politike, sovranitetin, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme vitin e ardhshëm, demokracinë në Vetëvendosje, etj.

Sikurse më parë, Albin Kurti vazhdon të konsideroj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, e ka dëmtuar në masë të madhe Kosovën, për shkak se është biseduar për çështjet e brendshme me shtetin armik që e karakterizon nacional-shovenizmi dhe projektet antishqiptare.

"Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, është një dialog, i cili e ka dëmtuar Kosovën dhe e ka ndihmuar Serbinë. E ka dëmtuar Kosovën për shkak se është biseduar për çështje të brendshme të Kosovës, dhe ka pasur përpjekje që të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, duke e transformuar Kosovën dhe jo duke e ndryshuar Serbinë. Kështu është vendosur që Kosova t'i marrë kopjet e regjistrit civil të dokumentacionit kadastral, të vazhdoj edhe për 5 vite me radhë t'i lëshoj targat për automjete me regjistrimin KS, pa Republikë, ashtu siç bënte UNMIK-u dhe njëkohësisht ka pasur edhe dakordime për kufirin e Kosovës, ku pikat kufitare degradohen në vendkalime apo pikat kaluese", ka thënë ai.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se gjatë vitit 2012 një pjesë të aktiviteteve do ta marrë edhe beteja për pengimin e Qeverisë së Kosovës në përpjekje të saj për t'ia dhënë një lloj statusi të veçantë apo të një autonomie Veriut të Kosovës.

Kurti thotë se mundësi e zgjidhjes së problemit të veriut, është përdorimi i pushtetit për shtetin e Kosovës, e jo për qeveritarët dhe instalimi i institucioneve të sigurisë atje. Në këtë kuptim, sipas tij, duhet të ketë përparësi edhe në punësim, në shëndetësi, në transport veri-jug dhe anasjelltas për shqiptarët që jetojnë në veri.

"Në lagjet e shqiptarëve në Veri, në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31, posaçërisht në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila përbën një të tretën e sipërfaqes së pjesës veriore të Mitrovicës, duhet të vendosen bazat e Policisë së Kosovës, stacionet ose nënstacionet policore. Mandej është e domosdoshme që Forca e Sigurisë së Kosovës të shpallet ushtri e Kosovës. Është e turpshme që Mali i Zi e Maqedonia të kenë ushtri e Kosova të mos ketë, dhe duhet që të filloj një fazë kur Kosova duke u sjellë në mënyrë sovrane bëhet shtet sovran", ka thënë ai.

Por, Kurti vlerëson se dorëheqja e Qeverisë do të ishte një çlirim për shtetin e Kosovës, i cili është uzurpuar si tërësi mekanizmash pikërisht prej kësaj Qeverie. Sipas tij, me dorëheqje do të hapej rruga për ta sjellë qytetarin në proces politik nëpërmjet zgjedhjeve të reja në Kosovë.

"Mendoj që kjo Qeveri nuk është e interesuar për zgjedhje të jashtëzakonshme ose të parakohshme, sepse ajo është e vetëkënaqur dhe e vetëmjaftueshme në pushtetin e saj, të cilin po e ushtron nëpërmjet keqqeverisjes dhe manipulimeve të ndryshme. Por, duhet të jetë trysnia që do të vije nga poshtë, nga subjektet opozitare, ajo që duhet ta detyrojë Qeverinë të jap dorëheqje. Një Qeveri e mbrapsht sikurse kjo e Kosovës, e cila nuk jep dorëheqje duhet të shkarkohet", është shprehur Kurti.

Sa i përket planeve të qeverisë për zhvillim ekonomik, ai konsideron se Qeveria aktuale nuk është në gjendje të parashikoj asgjë për Kosovën, sepse nuk është në gjendje të parashikoj as për vetveten. Madje, Kurti thotë se kjo qeverisje nuk ka plan zhvillimor ekonomik, por edhe atëherë kur ka plan nuk është serioze karshi tij.

"E kemi rastin e vizionit ekonomik në Bansko, i cili ra në tokë. Atëherë kur na e sollën projektligjin për buxhetin e vitit 2012, u pa se nuk ka kurrfarë plani zhvillimor, por ka buxhet të mbijetesës qeveritare, e jo pra një vizion për zhvillim ekonomik të Kosovë. Ky është buxhet i mbijetesës. i cili ka për qëllim të mbyll një vit, që të nisi viti tjetër, por pa investime në Kosovë. Të vetmet investime të mëdha janë investimet në asfalte. Nuk ka investime në kapacitete prodhuese ose në kapacitete që mund të prodhonin më vonë të cilat do të gjeneronin vlerë të shtuar. Prandaj, paratë Qeveria e Kosovës është duke i ruajtur për Bechtel&Enken, dhe nuk është duke bërë asgjë as për prodhim në Kosovë, as për mirëqenien e qytetarit të Kosovës".

Në këtë rast, Kurti i ka kujtuar Qeverisë së Kosovës se nëse deri më 1 janar nuk fillon me zbatimin e mocionit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, atëherë Lëvizja Vetëvendosje me aktivistët detyrohet që të mbroj vet vendimin e Kuvendit, duke bllokuar pikat e kalimit kufitar në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Për me tepër, kreu i Vetëvendosjes mendon se viti 2012 duhet të jetë vit i zgjimit qytetar e shoqëror, sepse Kosova është në momente shumë të rëndësishme, kur duhet të sigurohet edhe pasiguria kombëtare publike e Kosovës, sovraniteti dhe integriteti i kufijve të saj. Kurti pohon se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kursejë asgjë që të jap kontributin e saj në këtë drejtim.

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DREWS: VETËM NË VERI ËSHTË SITUATË E KEQE (12.29.2011)
Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVIPAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (12.29.2011)
SHENJA POZITIVE PËR EKONOMINË AMERIKANE (12.29.2011)
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE (12.28.2011)
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]