E Djelë, 04.28.2024, 12:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
STUDENTJA E MBIJETUAR RRËFEN PËR TRAGJEDINË E HIMARËS
E Martë, 05.22.2012, 11:35am (GMT+1)

TIRANE- Kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti tragjik që i mori jetën 13 personave dhe la të plagosur 20 të tjerë kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkaku më i mundshëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një gjendje infarkti që mund të ketë drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.

Nga ana tjetër, studentët e mbijetuar thanë se në momentet e fundit, shoferi Pëllumb Çela tërë ankth ka ulëritur "ikëm, nuk mund ta ndaloj dot".

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, ku autobusi me targa të Elbasanit që transportonte studentet e degës së Letërsisë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë të thellë 80 metra në qafën e Vishës në Himarë. Ata ishin nisur për një ekspeditë 1 ditore në Sarandë, por rruga iu pre në mes. Të parët që dhanë ndihmë për të shpëtuar studentet ishin udhëtarët e rastit, ndërsa pak minuta më vonë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë transportoi dy studente, e më pas edhe të tjera më rëndë u transportuan drejt Spitalit Ushtarak me 8 helikopterë, për shkak të terrenit të vështirë.

Me kërkesë të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave shpalli ditën e sotme datën 22 maj, Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në ku humbën jetën 12 studente. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se "Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor."

Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

VASILI: TRANSPORTIMI JASHTË VENDIT, I PAMUNDUR
Ora: 12:15
- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi nga Spitali Ushtarak se dy prej tyre studenteve të plagosura janë në gjendje kritike për jetën. Ministri Vasili përjashtoi mundësinë që vajzat e plagosura të transportohen në spitale më të specializuara jashtë vendit, për shkak se lëvizja e tyre për momentin është e pamundur.
"Rastet paraqiten në një gjendje të qëndrueshme. Janë ruajtur të gjithë parametrat e arritur dje me shumë vështirësi dhe besoj që për një pjesë të tyre ka pasur një ecuri pozitive. Vazhdon të mbetet serioze gjendja e 2 vajzave, të cilat kanë pësuar trauma të gjëra. Të gjithë janë në terapi intensive dhe transporti i tyre në këtë moment është i pamundur sepse janë të lidhur me aparaturat që i mbajnë në jetë."- deklaroi Vasili.

FAMILJARËT: AURORA NUK DONTE TË SHKONTE NË EKSPEDITË
ORA 12:00 -
Trupi i pajetë i studentes Aurora Molla ka mbërritur në shtëpinë e saj në Vërdovë të Pogradecit mesditën e sotme.
Tezja e vajzës Arta Abazllari deklaroi për NEWS24 se Aurora nuk donte të shkonte në ekspeditë, por u detyrua nga pedagogët, që sipas saj, e kishin kërcënuar me mosdhënien e provimeve.

E PLAGOSURA: SHOFERI FRENOI NË KTHESË
ORA 11:20 - Studentja e plagosur që po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë, Besiana Dani, rrëfeu për mediat momentet e aksidentit tragjik, të një dite më parë. Vajza shpjegoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool dhe nuk kishte shfaqur as shenja lodhjeje, apo shqetësime shëndetësore gjatë udhëtimit
"U nisem nga Elbasani, ndaluam në Apoloni dhe më pas do të ndalonim në Porto Palermo. Unë isha ulur nga fundi. Shoferi bëri një frenim në kthesë dhe automjeti iku jashtë kontrollit. Bëmë 2-3 rrotullime e më pas përfunduam në humnerë. Shoferi nuk ishte shume shpejt, por në kthesë duhet të kishte qenë më ngadalë mendoj. Nuk dëgjova që kishte probleme, shoferi ishte mirë."- u shpreh studentja.

E mbijetuara shpjegoi se vajzat ishin trembur edhe njëherë tjetër gjatë udhëtimit, pasi autobusi kishte shmangur një ëprplasje me një tjetër automjet.
"U tembëm dhe njëherë gjatë rrugës se desh u përplasem me një makinë. Nuk ishte faji i shoferit tonë."- theksoi ajo.

Besiana Dani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan dhe mjekët shprehen të bindur se vajza do të bëjë një jetë normale, sapo thyerjet që ka pësuar në trup të shërohen.

AKSIDENTI, REKTORI: SHOQËRIA E UDHËTIMIT REZULTON MË SERIOZJA
ORA-11:00- Pas aksidentit tragjik të ndodhur dje në Himarë, vjen edhe reagimi i Rektorit të Universitetit të Elbasanit. Sipas rektorit Liman Varoshi, "shoqëria e udhëtimit e kontraktuar nga universiteti rezulton më seriozja'. Ai shton se autobusët e kësaj shoqërie ishin të koaliduar, ndërsa drejtoheshin prej shoferëve me përvojë.
Rektori Varoshi shtoi më tej se sot do të ketë në Universitetin Aleksandër Xhuvani edhe një ceremoni përkujtomore. "Ceremonia zyrtare e homazheve do mbahet në orën 15:30. Do ketë një stendë me emrat dhe fotot e viktimave".

VLORË, GJENDJA E TË PLAGOSURAVE DREJT PËRMIRËSIMIT
ORA 10:45 -
Gjendja shëndetësore e 10 vajzave të plagosura në aksidentin e së hënës në qafën e Vishës në Himarë, të cilat ndodhen për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Vlorës është drejt përmirësimit.
Drejtori i këtij institucioni , Shkëlqim Selami, tha se, "me përjashtim të dy vajzave, që kanë nevojë për skaner rezonancë gjendja e 8 të tjerave është drejt një përmirësimi të dukshëm". Sipas tij, të gjitha të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 4 prej vajzave të plagosura ndodhen në reanimacion, konkretisht: Elidona Gjinaj, Ardiola Musaka, Besjana Xheneti dhe Anisa Hysa. Studentet e tjera, Enkela Daja, Ergita Opingari, Juliana Kuqi dhe Ticiana Hysa mbahen në kirurgji.
Drejtori Selami shtoi se të plagosurat do të mbahen në këtë spital dhe në varësi të situatës do të gjykohet nëse ato do të kenë nevojë për një mjekim më të specializuar apo do të mbahen në këtë institucion shëndetësor.

VLORË, PËRFUNDON DËRGIMI DREJT FAMILJEVE I 11 VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT TË HIMARËS
ORA-10:13- Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit ka përfunduar dërgimi i 11 trupave të viktimave në aksidentin tragjik të së hënës në Himarë.
Drejtori i spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami, tha se, "gjatë gjithë natës u punua me intesitet dhe u ndoqën të gjitha procedurat për identifikimin e 11 viktimave, gjë që u realizua në bashkëpunim me familjarët e tyre.Të gjitha procedurat përfunduan rreth orës 06:00 të mëngjesit , kohë kur u nisën edhe dy trupat e fundit të viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik".

Sipas tij, për dërgimin e trupave drejt familjes u angazhuan mjetet e shërbimeve shtetërore, funerale si dhe të spitalit, që së bashku me personelin përkatës shoqëruan familjarët. Trupat e pajetë të aksidentit të një dite më parë mbërritën në morgun e spitalit rajonal të Vlorës rreth orës 01:00 të mëngjesit nën shoqërimin e një personeli të specializuar mjekësor dhe policisë.

DREJTORI I SPITALIT: GJENDJA E VAJZAVE E STABILIZUAR
ORA 09: 40 -
Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja bëri të ditur se në spital janë të shtruara aktualisht 14 vajza, ndërsa një tjetër i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Amerikan në Tiranë.
Sipas drejtorit Mihja 9 vajza janë në terapi intensive dhe 5 të tjera në kirurgji. Dy prej vajzave janë në gjendje më të rëndë, por përgjithësisht gjendja e të aksidentuarave konsiderohet e stabilizuar.
"Ne do tja dalim. Sot vajzat nuk do lëvizin do mbahen në reanimacion. I kemi nën kontroll. I kemi identifikuar të gjitha vajzat, kartelizuar dhe kemi kontakuar edhe me të afërmit e tyre"- deklaroi Mihja.
Dëmtimet e të gjitha rasteve, sipas tij, "janë serioze, por gjendja duket me opetimizëm dhe 2 raset që janë më të rënda janë me parametra të stabilizuar, janë vlerësuar pozitivisht nga ekipet e mjekëve dhe do të vazhdojë ndjekja e tyre pa ndërprerë duke u ribërë ekzaminimet e nevojshme".
Mihaj tha se konkluzionet e ekipeve mjekësore janë të tilla që nuk do të ketë invaliditet.
Ndërkohë, sipas tij, pas apelit të bërë për dhurimin e gjakut, edhe me grup të rrallë A- dhe 0-, të Spitalit Ushtarak janë drejtuar shumë qytetarë dhe nuk ka pasur mungesa të rezervave të gjakut. Dhurimi i gjakut do të vazhdojë ditën e sotme.

IDENTIFIKOHEN TË GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT TRAGJIK, JA EMRAT
ORA 07:00- Janë identifikuar të gjitha viktimat që gjenden në morgun e qytetit të Vlorës, më poshtë sjellim emrat e tyre:
1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja

Po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës
11. Arta Ballabani

BERISHA MBERRIN SOT PARADITE NE TIRANE
ORA 02:00- Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate nje interviste televizive nga Cikago se ka lene ne mes Samitin per tu kthyer ne Tirane. "Unë po nisem dhe arrij në Tiranë nesër paradite", tha kryeministri.
Kreu i Qeverise theksoi se ishte i pari qe mesoi lajmin e rende.Ai percolli dhe njehere ngushellimet per viktimat.
"Jam pothuaj ndër të parët që mësova lajmin. Më kanë informuar njëkohësisht disa burime nga Tirana dhe e kam ndjekur dhe jam lidhur me të gjitha agjencitë dhe ministritë përkatëse: Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Shëndetësisë, të Arsimit, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, me Kryetaren e Parlamentit dhe e kam ndjekur në mënyrën më konstante, në mënyrë të vazhdueshme si nëpërmjet lidhjeve me ta, por edhe nëpërmjet live stream të ABC News. Jam përpjekur që të merren të gjitha masat për një ndihmë emergjente sa më të shpejtë dhe sa më eficente. Besoj se ka pasur një mobilizim e angazhim shumë serioz, por aksidenti është shumë tragjik.Me këtë rast dua t'u shpreh të gjithë të plagosurve urimin tim më të mirë, për një shërim sa më të shpejtë. Kam porositur ministrin e Shëndetësisë të marrë çdo masë, në mënyrë që t'u jepet ndihma më eficente, për çdo ndihmë që do të kenë nevojë, brenda dhe jashtë vendit. Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet, solidaritetin tim më të lartë njerëzor, të familjes sime dhe qeverisë shqiptare, i lutem Zotit të gjejnë forcë, për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme, për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur. Uroj që shpirti i viktimave të këtij aksidenti kaq tragjik të gjejë paqen e merituar".
(LAJMI NE PERDITESIM)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VOAL MERR PJESË NË DHIMBJEN DHE PIKËLLIMIN E FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE TË TRAGJEDISË (05.22.2012)
SHQIPTARËT NË ZI KOMBËTARE (05.22.2012)
SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT TË HIMARËS (05.22.2012)
22 MAJI DITË ZIE KOMBËTARE PËR TRAGJEDINË E HIMARËS (05.22.2012)
HOXHAJ E NGUSHËLLON HAXHINASTON (05.21.2012)
TRAGJEDIA NË HIMARË TRONDIT KOMBIN (05.21.2012)
TRAGJEDI NË HIMARË, AUTOBUSI ME STUDENTE BIE NË GREMINË (05.21.2012)
JAHJAGA FTON NIKOLIQIN TË VENDOSIN RAPORTE FQINJËSORE (05.21.2012)
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT: 6 ZYRTARË TË MINISTRISË SË TURIZMIT KANË SHPËRDORUR DETYRËN (05.21.2012)
BASHKIMI EVROPIAN: SERBIA FITOI NJË MANDAT PËR INTEGRIM EVROPIAN (05.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]