NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN
E Hënë, 03.11.2013, 02:55pm (GMT+1)
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Bashkimi
Evropian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë
brenda.
"Presidenti Nikolliq e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet
të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë
pe në negociata atëherë ato nuk janë negociata", ka thënë Oliver Antiq.
Sot në Bruksel po qëndrojnë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, të cilat
do të takojnë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila
njëherësh është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Beogradi insiston që në Kosovë të formohet një asociacion i komunave serbe, me
kompetenca ekzekutive. Prishtina, ndërkaq, pranon formimin e tij, por pa
kompteneca të tilla.
Për këtë çështje është diskutuar në raundin e fundit të bisedimeve direkte
midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq dhe pritet të bisedohet edhe
në rrethin e radhës, të caktuar për 20 mars.
www.voal-online.ch
|