E Djelë, 05.19.2024, 06:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U ZHVILLUA MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË BERISHA

E Premte, 09.06.2013, 07:31am (GMT+1)


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha drejtoi mbledhjen e fundit të kabinetit të tij i cili javën e ardhshme pritet të zëvndësohet nga qeveria e re e majtë e zotit Edi Rama. Në një fjalim të gjatë zoti Berisha renditi një sërë arritjesh në dy vitet e mandatit, ndërsa nuk la pa akuzuar edhe një herë socialistët të cilët sipas tij u bënë pengesë në procesin e integrimit euroatlantik të vendit. Zoti Berisha tha se të majtët fituan me anë të premtimeve të parealizueshme të cilat, sipas tij, do t'u krijojnë probleme serioze shqiptarëve.

"‹"‹
Kryeministri Sali Berisha u ul sot për herë të fundit në poltronën nga e cila ka drejtuar për tetë vite qeverinë. Për afër 100 minuta ai bëri një renditje të atyre cka i konsideron si arritjet më të rëndësishme për vendin gjatë drejtimit të tij, por pa lënë mënjanë edhe sulmet ndaj socialistëve dhe kryetarit të tyre Edi Rama, i cili pritet ta zëvendësojë javën e ardhshme.
 
Ndërsa vlerësoi si momente kycë përparimin në procesin e integrimit europian të vendit, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Nato, kryeministri ripërsëriti akuzat ndaj socialistëve për përpjekjet e tyre për bllokim vecanërisht në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke ju drejtuar qytetarëve të cilët më 23 qershor ja besuan drejtimin e vendit së majtës, kryeministri Berisha tha se uronte "që personi që votuat dhe që për pak ditë do të ulet në këtë karrige të mos përdorë interesat  e tij meskine, të pushtetit të tij, për të bllokuar në traditën më të keqe, një proces që është jetik për ju, për familjen tuaj, për kombin për vendin në tërësi".
 
Kryeministri Berisha deklaroi se gjatë 8 viteve në pushtet, e djathta ka realizuar ndryshime rrënjësore për vendin, dhe se humbja në zgjedhje sipas tij, nuk ishte aq një refuzim ndaj saj, se sa pasojë e premtimeve të parealizueshme të bëra nga e majta gjatë fushatës: "Të dashur qytetarë, me premtime të tilla Shqipëria dhe ju personalisht do të keni probleme shumë serioze. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë avokatinë tuaj. Këto janë premtime të ëmbla, por janë premtime që nuk po e dëgjoni më t'i shqipërojë".
 
Zoti Berisha vuri theksin te investimet e shumta që sic tha ai janë bërë në infrastrukturë, në energji, në arsim e shëndetësi e vecanërisht ato ekonomike të cilat bënë që vendi të shmangte recesionin. Por socialistët nga ana e tyre kanë akuzuar kryeministrin se e ka cuar ekonominë drejt greminës dhe se ka drejtuar vendin në bazë të interesave të ngushta të familjes së tij dhe të një grushti njerëzish të afërt me të.
 
Zoti Berisha nga ana e tij tha sot se qeveria e tij ka ndërmarrë një sërë reformash që synonin uljen e korrupsionit, ndërsa zoti Rama sipas tij nuk e ka përmendur këtë temë: "Nga kjo sallë dua t'i shtroj një pyetje të gjithë qytetarëve shqiptarë, atyre që votuan "˜pro' mazhorancës që vjen dhe të tjerëve që votuan "˜kundër' ose nuk votuan për të: A mund t'i thonë vetes, njëri-tjetrit apo fëmijëve të tyre, qoftë vetëm dy fraza, një reformë apo nocion të vetëm që kanë dëgjuar nga Edi Rama se si do ta luftojë korrupsionin? Zero".
 
Socialistët kanë sulmuar vendimet e marra në javët e fundit nga qeveria, vecanërisht ato që lidhen me koncesione e privatizime, të cilat sipas tyre janë bërë për interes të klientëve të pushtetit dhe kanë paralajmëruar anullimin e tyre. Qeveria e re pritet të nisë punë në mesin e javës së ardhshme pas mbledhjes së parë të parlamentit të hënën. Të majtët fituan me një diferencë të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit duke siguruar 83 deputetë nga 140 që ka parlamenti i vendit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENDJA SHËNDETËSORE E KOMPOZITORIT SHPËTIM SARAÇI DREJT SHËRIMIT TË PLOTË (09.05.2013)
SERBËT E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT PARAQESIN LISTËN E PËRBASHKËT 'SERBIA' (09.05.2013)
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR (09.05.2013)
SOT PËR HERË TË FUNDIT DREJTON NJË MBLEDHJE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE (09.05.2013)
MANASTIR - SHTËPIA E KONGRESIT TË ALFABETIT ËSHTË LËNË NË MËSHIRË TË FATIT (09.05.2013)
Konkurrueshmëria, Shqipëria bie në renditjeWORLD ECONOMIC FORUM - SHQIPËRIA NË VENDIN E 95, HUMBET 6 POZICIONE, MES VENDEVE TË RAJONIT LË PAS VETËM SERBINË (09.04.2013)
KOSOVË - SHOQËRIA CIVILE KRITIKON GJYKATËN KUSHTETUESE PËR VENDIMIN NDAJ LIGJIT MBI AMNISTINË (09.04.2013)
AMBASADORJA BUKURIJE GJONBALAJ MORI PJESË NË AUDIENCËN E PAPËS FRANÇESKU - I KËRKOI ATIT TË SHENJTË BEKIMIN E TIJ DHE NJOHJEN E KOSOVËS SË PAVARUR E SOVRANE (09.04.2013)
NIS DIALOGU KOSOVË-SERBI PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË MENAXHUAR TË KUFIRIT DHE DOGANAVE TË KOSOVËS (09.04.2013)
Radio Evropa e Lirë, JAMES HOOPER - KOSOVA MODEL PËR NDËRHYRJEN NË SIRI, POR ME SYNIM TJETËR (Intervistë) (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]