E Djelë, 04.28.2024, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA UA SHPËRNDAN MEDIAVE PROGRAMIN QEVERITAR QË DO TË VOTOHET NESËR NË KUVEND

E Martë, 09.10.2013, 08:01pm (GMT+1)


TIRANË - Zyra e kryeministrit të mandatuar Edi Rama bëri publike për mediat programin e 'Aleancës për Shqipërinë Europiane 2013-2017', i cili pritet që ti dorëzohet nesër për votim Kuvendit të Shqipërisë.
 
"SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR" është programi i cili do të qeverisë vendin për 4 vite të ardhshme bazuar në 3 shtylla: Liri, Përgjegjësi, Solidaritet.

Programi është i detajuar në 5 kapituj, të cilët janë: Integrimi në Bashkimin Europian, Shqipëria europiane në rajon dhe në botë, shteti i së drejtës dhe demokratizimi shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike.

"Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të përbëjnë përparësinë e veprimit politik të shumicës së re', thuhet në dokumentin prej 78 faqesh, i cili përfshin edhe CV e ministrave.

Sa i takon politikës së e Jashtme, programi i qeverisë 'Rama', synon 'jo vetëm të korrigjojë gabimet e së shkuarës që kanë rrezikuar të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë, por të rrisë cilësinë dhe të përshpejtojë ritmin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, besueshmërinë në rajon dhe strukturat euro-atlantike.'

"Qeveria do të ndërmarrë masa për parandalimin e  krimit kundër jetës dhe pronës së qytetarëve, duke  i kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të krimit  në familje, mbi baza gjinore, kundër të miturve,  të moshuarve e të gjitha shtresave shoqërisht në nevojë, hakmarrjes dhe gjakmarrjes, si dhe ndaj  konflikteve të hapura me potencial për të sjellë  pasoja kriminale. Duke përfituar edhe nga ndihma  dhe përvoja e partnerëve ndërkombëtarë, do të shënojmë rritje cilësore në luftën kundër krimit  ekonomik e veçanërisht kundër pastrimit të  parave", thuhet në kapitullin e shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë.

Qeveria e re ka vullnet të palëkundur politik për  luftimin e korrupsionit si një nga plagët më të thella  të Shqipërisë që e ndan atë dukshëm nga vendet e Bashkimit Evropian. Për këtë qeveria 'Rama' parashikon përqendrimin në tri drejtime: parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim.

"Do të kalojnë në sitë të gjithë legjislacionin ekzistues  dhe do të propozojnë nisma ligjore për mënjanimin sa  më të madh të mundësive për t'u angazhuar në praktika  korruptive në sektorin publik dhe privat, në përputhje me  standardet e BE-së dhe instrumenteve ndërkombëtare (si  GRECO, OECD, UNCAC)", thuhet nder te tjera ne dokument.

Rama: Shqiptarët votuan Rilindjen. Dhe Rilindje do të jetë!
Para kapitujve të programit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka shkruajtur se 'gjatë kësaj qeverisje ai dhe skuadra e tij do punojnë me përkushtim për të jetësuar ndryshimin që Shqipëria e kërkoi më 23 qershor', sic tha ai.

"Jam krenar për besimin që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne, Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Njësoj siç luftuam të bashkuar për ta fituar këtë besim të madh, do të luftojmë më tutje, me ende më shumë përkushtim ndaj vendit dhe njerëzve, për të jetësuar ndryshimin që Shqipëria e kërkoi më 23 qershor, me forcën e një vote plebishitare të ngjashme vetëm me atë të vitit 1992. Vullneti popullor i shprehur me atë forcë e rilindi demokratikisht këtë vend përmes zgjedhjesh më në fund të lira e të përshëndetura botërisht dhe na e dha ne socialistëve e progresistëve, privilegjin e lartë të drejtimit të punëve të Shqipërisë. Ne e marrim këtë detyrë me mirënjohjen e thellë që buron prej një privilegji kaq të posaçëm, dhe me të gjithë përuljen që dikton besimi i ardhur nga gjykimi i popullit Sovran. Jemi krenarë për fushatën plot dritë, ngjyra, energji pozitive që zhvilluam si një koalicion për të ardhmen, duke ringjallur shpresën dhe zgjeruar pjesëmarrjen aktive të njerëzve shumë përtej kufijve të partive politike", shprehet Rama.

Ai shton se, "Me diskutimin dhe miratimin e këtij programi në Kuvend, nis përballja e përditshme me realitetin e vështirë të një Shqipërie të lënduar thellë në trup, zemër e mendje, nga një rrënim i gjithanshëm".

"Liri e njerëzve dhe e konkurrencës pa asnjë diskriminim e kufizim politik, në funksion të meritës; Përgjegjësi e gjithkujt përpara vendit e ligjit, në funksion të një shoqërie ku të drejtat e secilit nuk ndahen nga detyrimet ndaj komunitetit;Solidaritet me më të dobëtit, në funksion të një bashkëjetese ku barazia e mundësive s'mund të mjaftojë pa drejtësinë sociale". Këto sipas Ramës, janë vlerat që do të ndriçojnë rrugën e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, në çdo vendim dhe veprim për përmbushjen e këtij programi.

Të Rilindim Shqipërinë, të ecim drejt Shqipërisë së një gjenerate tjetër, ky sipas Ramës është vizioni i këtij programi.

"Vizioni ynë është Një Rilindje Shqiptare. Misioni ynë është të ecim më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Funksioni ynë është mirëqeverisja për të përmbushur zotimet tona duke vënë në jetë, me kurajo e vendosmëri politika të reja dhe duke i dhënë jetë, një kulture të re të ushtrimit të pushtetit. Bindja jonë është e thjeshtë: Shqipëria meriton më shumë. Ky vend, vendi ynë i përbashkët, nuk meriton analfabetizmin funksional të mbi 50% të të rinjve, papunësinë e mbi 1 milion njerëzve që jetojnë me ç'u sjell dita dhe me ankthin e pandashëm të së nesër mes, shkatërrimin e gjithanshëm të natyrës së vet, ku kush mundet përfiton duke bërë dëm. Shqiptarët nuk i meritojnë shkeljet e vazhdueshme të lirive dhe të drejtave të tyre, gënjeshtrat e përditshme zyrtare, vetminë përballë rreziqeve e problemeve që nuk përballohen dot asesi pa shtetin në krah.Shqipëria nuk e meriton korrupsionin dhe kriminalitetin që e kanë lidhur e po ia marrin frymën, as renditjen në fund të çdo tabele ndërkombëtare për standartet e jetës e të shërbimeve publike, mes vendeve të këtij kontinenti apo më gjerë; as imazhin e rënduar në tërë këto vite, kryekreje prej pushtetesh që kanë ndërruar ngjyrë e jo natyrë, radhë e jo zakon, vend e jo model, nuk e meriton Shqipëria".

"Shqipëria meriton më shumë, sepse ka gjithçka i duhet që ky popull të jetojë në një ekonomi normale, një shoqëri të sigurtë, një vend të denjë mes të barabartësh në tryezën e Familjes së Bashkuar Evropiane. Shqiptarët meritojnë më shumë, sepse mund të bëjnë shumë më shumë, nëse kush flet, vendos dhe vepron në emër të tyre, nuk sheh thjesht  interesat e punët e veta; nëse kush qeveris nuk i ndan dhe përçan për t'i sunduar, po i drejton me forcën bashkuese të shembullit; nëse kush bën e miraton ligje e rregulla nuk është shkelësi i parë i tyre, po i pari që ligjeve e rregullave u nënshtrohet pa kushte.  Qëllimi ynë është i qartë: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria. T'u japim shqiptarëve një pamje të prekshme të Shqipërisë Evropiane që ëndërrojnë dhe meritojnë. Ta bëjmë Shqipërinë model frymëzues jo vetëm të paqes, po edhe të zhvillimit në rajon. Ne i sjellim Kuvendit të Shqipërisë këtë program qeverisës, të plotvetëdijshëm se ku duam të shkojmë; me vullnetin për të ndarë me njerëzit e këtij vendi çdo të vërtetë, sado të hidhur; me gatishmërinë për të marrë për këtë vend gjithë vendimet e nevojshme, sado të vështira; me vendosmërinë për t'u rënë ndesh pushteteve apo pozicioneve të privilegjuara që janë krijuar përmes padrejtësive qeveritare, duke deformuar ekonominë tonë, sado të konsoliduara; me frymën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit me këdo që ndan me ne jo çdo ide ose bindje, po së paku vetëdijen se Shqipëria është atdheu, kurse Evropa është e ardhmja jonë. Unë besoj fort se me këtë vetëdije, shqiptarët votuan Rilindjen. Dhe Rilindje do të jetë!", përfundon Rama.

Rama i jep cdo programin e qeverisë, Paloka: S'kemi marrë asnjë kopje
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot programin e qeverisë, e cila do të udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme. Lajmi u konfirmua për mediat nga selia rozë.

Programi i qeverisë, i është dhënë çdo deputeti në Kuvend bashkë me një letër personale nga kryeministri për cdo ligjvënës që ulet në karriget e Kuvendit të Shqipërisë.

PS dhe LSI pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ngritën grupin e punës e cila bashkërendoi dy programet e forcave më të mëdha të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", me qëllim një bashkëqeverisje më të mirë.

Sic parashikon Kushtetuta, Kreu i Shtetit takoi sot Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", duke e ngarkuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re. Pas emërimit nga ana e Presidentit, Rama dhe kabineti i ri qeverisës, do të votohet në Kuvend.

Paloka mohon: Nuk kemi marrë asnjë program. Duam 24 orë kohë
I ftuar në në rubrikën "˜Opinion' në TVNEWS24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Denis Minga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka zbardhi detaje të konferencës së kryetarëve, teksa tha se Gramoz Ruci i është drejtuar me fjalët 'Nuk i'u pyesim ju për programin". Sipas Palokës ky është veprim arrogant, pasi opozita nuk mund të injorohet në këtë mënyrë teksa ka hedhur poshtë lajmin e shpërndarë nga selia rozë se kryeministri Rama i ka vënë në dispozicion programin qeverisës cdo deputeti bashkë me një letër.

"Në Kuvendin e Shqipërisë nuk është dorëzuar asnjë program. Seanca plenare është mbyllur pas votimit për kryetar. Deri në orën 15:55 nuk ka vajtur asnjë program në kryesinë e Kuvendit që dhe po të shkojë nuk ka deputet. Unë nuk kam marrë as program dhe as letër. Ne e lamë të komunikojmë me zotin Meta. Bisedova në telefon dhe më tha se kishte procedura që do më njihte. Por, nuk është kjo kryesorja. Më vjen keq për atë që tha zoti Vasili se ishte i pranishëm, dhe nëse nuk është arrogancë ajo që tha Ruci, me gjithë përpjekjet e Metës për të zbutur situatën ai tha prerë 'se nuk jemi këtu për të diskutuar se kur do paraqitet programi, pasi nuk do ju pyesim juve' tha ai copë dhe prerë. Unë i thashë nëse nuk jam këtu për t'ju pyetur po shkojmë të marrim vendimet tona të grupit. Nuk ka gjë më të rëndësishme në Parlament se programi i qeverisë. Gjë më të rëndësishme nuk mund të ketë pas buxhetit. Ne kërkuam 1 ditë kohë. Pasi minimumi duhet të lexojmë", tha Paloka.

Paloka ka kërkuar 24 orë kohë për shqyrtimin e programit në të kundërt nuk ka përjashtuar bojkotin si masë ekstreme. "Ti opozitën e injoron dhe poshtëron, pasi i thua ne do bëjmë punën tonë. Ne do marrim vendimi tonë. Sot informova grupin në atë c'ka ndodh në konferencë. Të gjithë ishin dakord se ishte e papranueshme dhe i bëmë të qartë palës tjetër se nëse vijon me këtë këmbëngulje do marrim vendime tona ekstreme. Nuk përjashtohet bojkoti, situata janë ndryshe, pasi ne nuk duam të biem në hudhinë e tyre, pasi nëse duan të na shtynë ata kanë gjetur mënyrën e keqe", paralajmëroi Paloka.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM (09.10.2013)
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)
GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ (09.10.2013)
BETOHEN DEPUTETËT, PASTAJ ME 91 VOTA META ZGJIDHET KRYETAR I RI I KUVENDIT (09.10.2013)
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE (09.10.2013)
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR (09.10.2013)
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)
Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJELubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë (09.10.2013)
PAS PAK PRESIDENTI TAKON RAMËN - PRITET DEKRETIMI I KRYEMINISTRIT TË RI (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]