E Shtunë, 04.27.2024, 05:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BILL KLINTON: NUK E HARROJ KURRË TAKIMIN ME PRESIDENTIN RUGOVA NË SHTËPINË E BARDHË
E Hënë, 11.02.2009, 09:03am (GMT+1)

 

Voal-online Nuk mund të mos kujtoj këtu rolin e madh që ka luajtur Presidenti Ibrahim Rugova për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë nuk e harroj kurrë takimin që pata me Presidentin Rugova në Shtëpinë e Bardhë. Ai më dhuroi mua atëherë një gur të kristaltë. Kur po bisedonim për Kosovën, unë i thashë se vendi ku jam rritur unë ka ngjashmëri të madhe gjeologjike me Kosovën. Unë nuk e kam më atë gur, sepse ruhet në Muzeun e Kongresit. Por e kam një gur tjetër, të cilin ma dhuroi pasardhësi i Ibrahim Rugovës, Presidenti Sejdiu dhe unë do ta ruaj atë në shtëpinë time në Nju Jork gjithmonë.

 

Këto ishin disa nga përjetimet dhe thekset që solli Presidenti Bill Klinton në fjalimin që mbajti në Kuvendin e Kosovës dje, në kuadrin e vizitës disaorëshe, me rastin e përurimit të shtatores së tij në shetitoren që mban emrin Bill Klinton.

 

Ish presidenti amerikan Bill Klinton, perifrazon Zëri i Amerikës, u zotua të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton i siguroi sot udhëheqësit dhe qytetarët e Kosovës për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën. Presidenti Klinton u prit sot nga dhjetëra mijëra njerëz në Prishtinë në ceremoninë e përurimit të shtatores së tij në njërën nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Presidenti Klinton bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 
 

 

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, ka thënë se është i nderuar që gjendet në Kosovë dhe duke mbajtur një fjalim, aty ku kishte mbajtur edhe nënpresidenti aktual i Shteteve të Bashikuara, Xho Bajden, të cilin Klinton e quajti mik me të cilin ka punuar për vite të tëra.

Duke përmendur të arriturat e deritashme që prej përfundimit të luftës në Kosovë, presidenti i dikurshëm amerikan ftoi të gjithë në Kosovë të ndjehen krenarë me rrugëtimin e tyre deri më tash.

"Megjithatë, tani duhet të mendojmë se çka do të bëni dhe një prej gjërave që kam mësuar është fakti se është shumë më e lehtë për njerëzit të ndajnë të ardhmen nëse mendojnë më shumë për të dhe më pak për të kaluarën", tha zoti Klinton, duke ftuar për integrim të mëtejshëm të serbëve dhe grupeve tjera pakicë.

"Ato me çka jeni përballur ju para një dekade dhe atë që jeni duke e ndërtuar prej atëherë, është një rrugë të cilën duhet të shkojë bota në shekullin 21", tha Bill Klinton, për të shtuar se "është me rëndësi që njerëzit të jenë krenarë për atë se çka janë, përfshirë këtu rrënjet etnike dhe fetare".

Ai ka rikujtuar edhe vizitat që me bashkëshorten e tij, Hillari Klinton, e cila sot është sekretare amerikane e shtetit, i kishin bërë në kampet e refugjatëve ku ishih zhvendosur shqiptarët e Kosovës.

"Kurrë nuk do t'i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre", tha Klinton.

Pas adresimit në Kuvend, zoti Klinton u nis për në bulevardin që mban pikërisht emrin e tij, për të përuruar shtatoren e njeriut që në Kosovë cilësohet si hero.

Bulevardi që prej orëve të hershme të mëngjesit, është mbushur plot me qytetarë, të cilët në duar mbajnë flamuj amerikanë dhe portrete të ish presidentit amerikan.

Nga skena me mbishkrimin "Kosova nderon heroin", ish presidenti amerikan, Bill Klinton, përshëndeti numrin e jashtëzakonshëm të qytetarëve që kishin dalë për të marrë pjesë në përurimin e shtatores së Klintonit, në sheshin "Bill Klinton".

Ai iu drejtua turmës me fjalët "Falemnderit që më mirëpritët".

"S'kam pritur se dikush do të bëjë një shtatore aq të madhe për mua", tha ish presidenti amerikan, duke shtuar se "ndihem jashtëzakonisht mirënjohës që kam pasur mundësinë për t'ua dhënë juve shansin të ndërtoni një të ardhme më të mirë".

Në turmë gjithandej valëviteshin flamujt amerikanë dhe ata kosovarë. Mesazhi kryesor nga organizatorët, "Miqtë e Amerikës miqtë e Bill Klintonit", ishte se "Kosova nuk ka harruar gjithë ato që presidenti Klinton ka bërë".

Ish presidenti falënderoi ushtarët amerikanë në Kosovë dhe ata të NATO-s, zonjën Medlin Albrajt, Riçard Holbruk, Ueslej Klark, gjithashtu edhe presidentin Xhorxh Bush dhe Kondoliza Rajs.

"Dua t'ju siguroj se presidenti Obama, sekretarja Klinton dhe i gjithë populli amerikan është me ju sot dhe do të jenë në të ardhmen tuaj", tha Klinton.

"Ne ndajmë një planet të vogël midis nesh, të kërcënuar nga terrorizmi, sëmundjet, ngrohja globale dhe kriza financiare. Ndajmë edhe ëndërrat për fëmijët tanë. Duhet të vendosim mbi dicka shumë të thjeshtë, qoftë në Kosovë apo kudo tjetër në botë, nëse do të përqëndrohemi tek e nesërmja apo e djeshmja, tek ajo që na bashkon apo ajo që na ndan", u tha qytetarëve të mbledhur ish presidenti amerikan.

"Besoj se mund të gjeni prosperitet, paqe dhe shpresë, por vetëm nëse e gjeni bashkërisht", tha në fund ish presidenti amerikan, duke i dhënë fund kështu edhe ceremonisë së përurimit të shtatores.

Presidenti Klinton në Kosovë gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veri-atlantike kundër forcave serbe të sigurimit më 1999.

Pikërisht ky rol ka bërë që figura e ish presidentit amerikan në Kosovë të shihet si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm i Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

Vizita e presidentit Klinton në Kosovë, është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008

 

Statuja e Bill Clinton u inagurua në qendër të Prishtinës gjatë një ceremonie ku ish presidenti amerikan ishte i pranishëm.

Kjo u bë për të nderuar politikanin që shqiptarët e Kosovës e shohin si personi që u përpoq për ta, kundër forcave jugosllave dhjetë vjet më parë.

Statuja 3.5 metra e lartë është vepër e skulptorit të njohur Izeir Mustafa.

 

Artisti thuhet se dëshiron të punojë një statujë të një tjetri politikani perëndimor, të cilin shqiptarët e Kosovës e duan shumë, Tony Blair.

 

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, u ka bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe siç tha të përbashkët.

Ai bëri thirrje për tejkalim të dallimeve dhe nënvizoi se përparimi, shpresa dhe paqja mund të gjenden vetëm së bashku. Ish-presidenti amerikan u zotua se do ta mbështes Kosovën gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithashtu theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën.

"Ajo që bëmë dhjetë vjet më parë ishte të ndalojmë dicka të tmerrshme që juve ju ndodhte. Ajo që keni bërë në dhjetë vite të kaluara ishte të ndërtoni dicka të mirë, të një vendi të lirë dhe të pavarur, të një demokracie shumëkombëshe të vërtetë me respekt për të gjithë."

"Ju duhet të ndërtoni dicka të mirë dhe ne do të ndihmojmë. Ajo që duhet të vendosim ne është shumë e thjeshtë; qoftë në Kosovë ose në botë. A do të përqëndrojmë mendjet dhe zemrat tona në të ardhmen ose në të kaluarën, për atë që kemi të përbashkët apo që na ndanë."

"Unë besoj se do të gjeni përparim, shpresë, paqe por vetëm nëse e gjeni së bashku", tha ish-presidenti amerikan, në bulevardin që mban emrin e tij në Prishtinë, përpara mijëra qytetarëve të Kosovës," tha zoti Clinton.

Pritje heroi

I pritur si hero, zoti Clinton përgëzoi Kosovën për të arriturat në dhjetë vjetët e kaluara duke kërkuar nga kosovarët që të jenë krenarë për të arriturat e tyre.

Por ish-presidenti amerikan u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë dhe të zgjerojnë përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri shumëkombëshe, dhe të ndihmojnë, siç tha pakicat në Kosovë, që ta kuptojnë se të gjithë në vend kanë nevojë për njëri-tjetrin.

"Ju e keni forcuar sigurinë tuaj dhe keni zvogëluar nevojën për forcat e vendeve të tjera në terren."

"Ju keni bërë hapa të vërtetë për ta bërë të qartë se jotoleranca që dëboi shumë njerëz nga shtëpitë e tyre, jo shumë kohë më parë, nuk ka vend në Kosovën e re."

"Unë vetëm mund t'ju bëjë thirrje që të vazhdoni të përmirësoni dhe zgjeroni këto përpjekje, për të siguruar se serbët dhe pakicat e tjera janë plotësisht të përfshira dhe të mbrojtura. Dhe ta kuptojnë se keni nevojë për njëri-tjetrin, sepse ju jeni vërtetë një mikrokozmos i një bote të shekullit 21," tha ish-presidenti Clinton.

I pritur me duartrokitje të gjata në Kuvendin e Kosovës, ish-presidenti amerikan, fillimisht takoi udhëheqësit e institucioneve të vendit, të cilët e cilësuan vizitën e tij si historike.

Ata i shprehën mirënjohje të thellë zotit Clinton për tërë angazhimin e tij rreth Kosovës dhe për rolin e tij, siç thanë të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Mijëra qytetarë të Kosovës, në një mot të ftohtë kanë pritur me orë të tëra, arritjen e ish-presidentit amerikan në bulevardin në Prishtinë, që për dhjetë vjet mban emrin e tij.

Një pankartë me mbishkrimin "Kosova nderon heroin", qe vendosur në bulevard ndërkohë, që një shtatore e derdhur në bronz, vepër e skulptorit, Izeir Mustafa, tre metra e lartë, u zbulua nga vetë zoti Clinton, megjithëse ajo në këtë vend qëndroi për javë të tëra.

Bill Clinton njihet në mesin e shqiptarëve të Kosovës njihet si njeriu që ndihmoi në lirinë e vendit.

Ai ishte president i SHBA-së në vitin 1999, kur u mor vendimi për fillimin e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe.

Pas 78 ditë të fushatës ajrore, forcat serbe të sigurimit u larguan nga Kosova dhe afro 1 milionë shqiptarë të Kosovës të dëbuar, u kthyen në shtëpitë e tyre.

Bill Clinton ka qëndruar në Kosovë, pak muaj pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, kur u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të punojnë në ndërtimin e vendit.

Në vitin 2003, ai mori pjesë në një ceremoni të ndarjes së titullit Doktor Honoris Causa, me të cilin e nderoi Universiteti i Prishtinës.

Clinton konsiderohet si miku më i madh  i Kosovës, ai gëzon respekt të jashtëzakonshëm për rolin që ka pasur  në fushatën ajrore të NATO-s, kundër forcave serbe të sigurimit në vitin 1999. Në fjalimin në kuvendin e Kosovës,  Clinton, tha se edhe dhjetë vjet pas kujton fytyrat e refugjatëve kosovarë të shpërngulur në Maqedoni, ndërsa tani Kosova ka një pamje krejtësisht tjetër.  "Ju keni ndërtuar institucionet tuaja, keni forcuar sigurinë tuaj  dhe keni ndërmarrë hapat e duhur për ta bërë të qartë se toteranca që nuk ekzistonte para shumë kohësh. Tani toleranca ndërmjet grupeve të ndryshme etnike do të ketë vend në Kosovë  dhe ju inkurajoj, që serbët dhe grupet tjera pakicë të jenë të sigurta dhe të integruara në shoqërinë kosovare", tha Bill Clinton.  Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vizitën e ish presidentit amerikan Bill Klinton, e cilësuan vizitë historike dhe thanë se kjo është një inkurajim i madh për Kosovën në udhën  e saj drejt integrimeve euroatlantike.

 

(http://www.voanews.com/albanian) (http://www.evropaelire.org) (http://www.bbc.co.uk) (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI. BILL KLINTON NË KOSOVË (11.02.2009)
ZBULOHET SHTATORJA: SHQIPTARËT NDEROJNË HEROIN AMERIKAN TË KOSOVËS BILL KLINTON (11.01.2009)
BILL KLINTON: KOSOVA SHEMBULL. JAM KRENAR PËR JU! (11.01.2009)
EVROPA E LIRË: BILL KLINTON ARRIN NË KOSOVË (11.01.2009)
MBËRRITI NË PRISHTINË ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON (11.01.2009)
RTK: NDEROJMË SOT BILL KLINTONIN - HEROIN AMERIKAN TË KOSOVËS (11.01.2009)
Disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës do të jenë të mbyllura për automjetet (11.01.2009)
ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON SOT NË PRISHTINË (11.01.2009)
Bush: Rënia e Murit të Berlinit, vullnet i njerëzve (10.31.2009)
KOSOVA GATI PËR BILL KLINTONIN (10.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]