E Premte, 05.17.2024, 02:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LIMAJ E KRASNIQI ZYRTARISHT ME PARTI TË RE
Në kryesi edhe Ilaz Sherifi, Imri Ilazi, Xhevat Bislimi, Izet Ibrahimi, Sejdulla Hoxha, Muharrem Kuçi e Haxhi Shala

E Shtunë, 03.01.2014, 10:13am (GMT+1)


Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, zyrtarisht të premten është bërë hapja e Nismës për Kosovën, subjekti më i ri politik në Kosovë, i themeluar nga dy ish-anëtarë të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është bërë zyrtarisht fillimi i funksionimit të këtij subjekti politik.

Kryetari i kësaj partie është emëruar Fatmir Limaj, kurse, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është emëruar kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën.

Në fjalën e tij, Limaj deri sa ka ftuar qytetarët t'i bashkohen subjektit të cilin do ta drejtojë, ka thënë se "Kosova nga sot do të ketë një alternativë të re politike. Ju ftoj të bashkoheni me Nismën sot, për ta ndryshuar të ardhmen tonë".

Ai ka shtuar se "Kosova nuk është në rrugë të mirë, qytetarët e saj janë lodhur, qytetarët janë lodhur nga iluzionet dhe demagogjia, nga premtimet boshe nga pritjet pakufi dhe nga pasiguria për të ardhmen".

Kurse Jakup Krasniqi në cilësinë e kryetarit i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka lexuar programin e partisë, ku mes tjerash ka pëmendur çështjet më të ndjeshme, që nga fati i personave të pagjetur e deri te problemet ekonomike, arsimore e shëndetësore.

"Ne duhet të forcojmë shtetin tonë,sepse vetëm kështu do të zhvillojmë vendin,se vetëm kështu qytetari ynë kudo që të jetë do të jetë krenar e i dinjitetshëm në shtetin e vet. Nisma për Kosovën do të sigurojë të gjitha kushtet politike dhe materiale për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në terë vendin", ka thënë Krasniqi.

Përpos Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, kryesia e kësaj partie është e përbërë nga: Ilaz Sherifi, Imri Ilazi, Xhevat Bislimi, Izet Ibrahimi, Sejdulla Hoxha, Muharrem Kuçi dhe Haxhi Shala.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA - 'DO TË KETË KOSTO' PËR INTERVENIMIN RUS NË UKRAINË (03.01.2014)
FMN MIRATOI 330 MILIONË EURO HUA PËR SHQIPËRINËNjë shumë prej 26 milionë eurosh do të lëvrohet menjëherë (03.01.2014)
GUVERNATORI FULLANI IU KËRKOI BANKAVE TË SHTOJNË KREDITË PËR EKONOMINË (03.01.2014)
VIKTIMA E PARË E GRIPIT TË DERRAVENë Shqipëri autoritetet njoftuan sot se një 30 vjeçare shtatzënë humbi jetën. Gruaja kishte patur edhe simptoma të tjera e vuante dhe nga diabeti (02.28.2014)
KOSOVË - JANË NË RRITJE RASTET E DHUNËS NË SHKOLLA (02.28.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE RRËZON KËRKESËN E PD-së PËR XHUKËN (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DHUNA E EKSTREMISTËVE SERBË, PROBLEM NUMËR NJË NË KOSOVË (02.28.2014)
ALEKSANDËR ARVIZU - EKONOMIA DHE KORRUPSIONI ISHIN MË KEQ NGA SA MENDOHEJ, DUHEN ARRESTIME, HETIME DHE DËNIME NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË (02.28.2014)
AUSTRIA PREMTON TA MBËSHTESË KOSOVËN (02.28.2014)
VUÇIÇ HAP FUSHATËN ZGJEDHORE NË KOSOVË (02.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]