E Premte, 04.26.2024, 04:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DEPUTETËT E KOSOVËS REAGOJNË - NË DISA DOKUMENTE OSBE KA PËRFSHIRË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS SI PJESË TË SERBISË

E Enjte, 04.17.2014, 08:37pm (GMT+1)


Ligjvënësit kosovarë kanë reaguar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ditën e enjte, për, siç kanë thënë ata, "përfshirjen e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, si pjesë e Serbisë", në disa dokumente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
 
Deputetja Alma Lama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj të japë sqarime rreth kësaj çështjeje.
 
"Edhe pse OSBE-ja ka një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të shkruajë që Mitrovica gjendet në Serbi. Në fakt, ky institucion jo që nuk e ka respektuar mënyrën zyrtare të referimit ndaj Kosovës, por ka shkuar shumë larg, duke e konsideruar një pjesë të territorit të Kosovës të njohur nga shumica e vendeve të BE-së si shtet i pavarur, si pjesë të Serbisë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur në një dokument, por në disa dokumente, sepse ketë e pashë pasi hulumtova pak më shumë", u shpreh deputetja Lama.
 
Ministri Enver Hoxhaj tha në Kuvendin e Kosovës se është në dijeni për këtë çështje dhe se pas kontaktit me zyrën e shefit të OSBE-së është thënë se ajo që ka ndodhur, ishte një problem teknik.
 
Po ashtu, ministri Hoxhaj bëri të ditur se pikërisht për këtë çështje javën e ardhshme do të ketë një takim me ambasadorin e OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger.
 
"Kosova nuk është anëtare e OSBE-së, por në çdo raport që OSBE-ja deri më tash e ka publikuar për Kosovën, para se të botohet një raport i tillë, kemi bërë përpjekje përmes shteteve anëtare që janë sponsorë dhe mbështetës të Kosovës, që të ndërhyjmë në raporte të tilla. Dhe, mund t'ju them se OSBE-ja, ka pasur raporte, të cilat kanë qenë të dëmshme për Kosovën", tha para deputetëve ministri Hoxhaj.
 
Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike dërguar Radios Evropa e Lirë, zyra për media ka sqaruar se misioni i OSBE-së është i paanshëm:
 
"OSBE-ja është organizatë e paanshme ndaj statusit, e cila punon sipas mandatit të dhënë me vendimin 305 (korrik 99) të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Mundësitë tona të punësimit janë në këtë ndërlidhje [http://www.osce.org/employment/vacancies ] dhe siç mund ta shihni, ato janë renditur në një mënyrë të paanshme ndaj statusit".
 
Ministri Hoxhaj theksoi se ekziston një tendencë nga ana e Serbisë dhe ajo e Rusisë që ta përdorin misionin e OSBE-së për agjendat e tyre politike.
 
"Qasja jonë ndaj OSBE-së dhe qasja jonë ndaj shumë misioneve, të cilat veprojnë në Kosovë falë Rezolutës 12 44 është që këto misione, të cilat kanë gjoja qëndrim neutral karshi Kosovës, t'i lëvizim drejt një statusi pozitiv për Kosovën, që ta pranojnë realitetin e shtetit të Kosovës", theksoi Hoxhaj.
 
Nga ana tjetër, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni nga LDK-ja, tha se "nëse ndonjë organizatë ndërkombëtare në Kosovës mban qëndrim neutral ndaj statusit dhe shtetësisë së Kosovës, ai është qëndrim i Qeverisë së Kosovës dhe i kësaj ministrie të Jashtme".
 
"Unë, në vazhdimësi e kam thënë se ky shtet nuk ka politikë të jashtme. Ky shtet e ka pranuar neutralitetin ndaj statusit dhe nuk është duke bërë asgjë që këtë neutralitet ndaj statusit ta heqë dhe përfundimisht institucionet e Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran", u shpreh Hyseni.
 
Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, tha se ajo që ka ndodhur nga ana e OSBE-së, është e papranueshme.
 
"Ministrat dhe Qeveria Thaçi, sillen si OJQ, dalin në fund të mandatit të dytë dhe pranojnë para qytetarëve, përmes Kuvendit dhe deputetëve, se organizatat e ndryshme, siç është OSBE-ja, vazhdojnë të kenë status neutral ndaj Kosovës, që është gjë e papranueshme dhe e pakuptimtë", pohoi Kadaj- Bujupi.
 
Përveç OSBE-së, edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka qëndrim neutral karshi statusit, KFOR-i, siç ka edhe ajo çfarë ka mbetur nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KORRUPSIONI SHQETËSIM KRYESOR PËR INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË (04.17.2014)
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, SFIDA MË E VËSHTIRËKomente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit (04.17.2014)
MINISTRIA E MBROJTJES NIS HELIKOPTERIN PËR 13 PERSONA TË BLLOKUAR NGA BORA NË TROPOJË (04.17.2014)
ZHBOGAR - GJYKATA SPECIALE DO TA PASTROJË KOSOVËN NGA REJA E ZEZË E MARTIT (04.17.2014)
KËRCËNOHET NGA MAQEDONASIT - NJË FAMILJE SHQIPTARE KËRKON TË STREHOHET NË SHQIPËRI (04.17.2014)
KOSOVA NUK ËSHTË E PËRGATITUR T'I MBAJË ZGJEDHJET NË QERSHOR (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, DEMAÇI - GJYKATA E POSAÇME NUK ËSHTË NË TË MIRË TË ASKUJTVeprimtari i njohur Adem Demaçi thotë se një gjykatë e posaçme për krime lufte në Kosovë është e dëmshme edhe për aleatët e saj (04.17.2014)
Maqedoni: Legjitimiteti i presidentitSHQIPTARËT NUK DO TË VOTOJNË PËR IVANOVIN AS PËR PENDAROVSKIN (04.16.2014)
PRISHTINA DHE TIRANA ZOTOHEN PËR TË NDJEKUR RRUGËN E PAQESMbledhja e sotme e qeverive të të dyja vendeve, solli në Kukës edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës (04.16.2014)
ATHINË - EMIGRANTËT SHQIPTARË PROTESTË PËR TOPONIMET PARA PARLAMENTIT (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]