E Enjte, 05.16.2024, 07:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OBAMA PRANOI ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
E Enjte, 12.10.2009, 02:42pm (GMT+1)

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot, në Oslo, pranoi Çmimin Nobel për Paqe.

Para ceremonisë së pranimit të çmimit, Obama iu përgjigj kritikëve, të cilët thonë se ai nuk e ka merituar çmimin më prestigjioz për paqe.

Duke folur para gazetarëve në Oslo, Obama shprehu përunjësi, duke thënë se vendimi i Komitetit Nobel e kishte zënë në befasi.

"Nuk kam dyshim se ka edhe të tjerë, të cilët mund ta meritojnë më shumë. Detyra ime këtu është të vazhdoj në rrugën, për të cilën besoj se është e rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në botë", tha Obama.

Presidenti amerikan tha se arritja e paqes dhe sigurisë kërkon të adresohen një varg çështjesh, prej luftimit efektiv të ndryshimeve globale të klimës, deri te stabilizimi i vendeve si Afganistani dhe mobilizimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t'ia dalë mbanë me terrorizmin, që është në vijë me vlerat dhe idealet e Perëndimit.

 

Oslo, 10 dhjetor 2009.

"Kjo do të thotë që të adresohen çështjet e zhvillimit, sepse ne e kuptojmë lidhjen ndërmjet drejtësisë dhe paqes", tha Obama.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin e Norvegjisë, Jens Stoltenberg, Obama gjithashtu iu përgjigj kritikëve, të cilët thonë se ai nuk ka bërë sa duhet gjatë presidencës së tij për ta meritur Çmimin Nobel për Paqe.

"Qëllimi nuk është të fitohet gara e popullaritetit apo të fitohet çmimi, qoftë ai edhe një si Çmimi Nobel për Paqe. Qëllimi është që të avancohen interesat e Amerikës, të forcohet ekonomia jonë dhe të bëhemi përherë forcë për të mirën në botë", tha Obama.

Kritikët thonë se Obama nuk e meritoi çmimin për shkak të sukseseve të kufizuara politike të jashtme që kur e mori zyrën në janar dhe për shkak të vendimit që të dërgojë afro 50 mijë trupa shtesë në Afganistan.

Kritikat nuk vijnë vetëm nga kundërshtarët politikë në Shtetet e Bashkuara. Sot edhe disa banorë të Oslos shprehën skepticizëm.

"Nuk mendoj se ai e meriton Çmimin Nobel, çmimin e paqes, sepse ende nuk e ka merituar. Ai vetëm ka dërguar njerëz në Afganistan dhe Irak. Nuk mendoj se për këtë e meriton Çmimin Nobel për Paqe", tha një banor i Oslos.

Por, ka edhe të atillë, si biznesmeni Terje Sunde Jonsen, që thonë se çmimi do t'i ndihmojë Obamës që më mirë t'ia dalë mbanë me sfidat e administratës së tij, prej luftërave në Afganistan dhe Irak, e deri te krizat bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut.

"Mendoj se është shumë mirë, sepse kjo paraqet përdorimin aktiv të çmimit të paqes për të ndikuar në zhvillimet", tha Jonsen.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA MORI ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE (12.10.2009)
NGA LUFTA NË PAQE - OBAMA DO TA PRANOJË ÇMIMIN NOBEL (12.10.2009)
NESËR OBAMA MERR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES (12.09.2009)
PRESIDENTI GYL NESËR NË TIRANË (12.09.2009)
HYSENI: ASGJË NUK E ANULON PAVARËSINË E KOSOVËSNga Melazim Koci, Hagë (12.09.2009)
The Washington Post - Shkenca politike e KopenhagësNga Sarah PALIN  (12.09.2009)
Gjenerali amerikan mbështet strategjinë e presidentit Obama për Afganistanin (12.09.2009)
Ambasadori Hamiti dorëzoi letrat kredenciale te Mbretëresha Elizabeta II (12.08.2009)
KRYEMINISTRI BERISHA: 8 DHJETORI, DITA E NGADHËNJIMIT TË IDEALIT EVROPIAN TË RINISË SHQIPTARE (12.08.2009)
Petersen: BE të kërkojë nga Beogradi të mos ndërhyjë në Kosovë (12.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]