E Premte, 04.26.2024, 07:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NJË VIDEO TREGON SI U VRA BIZNESMENI SANTO E SI TË GJITHË IKIN NGA VENDI I NGJARJES

E Hënë, 07.21.2014, 06:27pm (GMT+1)


Për herë të parë, një video e siguruar nga kamerat e vëzhgimit, shfaq momentin kur është vrarë bankieri Artan Santo.

Në këto pamje shihet Artan Santo, i cili mbërrin me makinë përpara bankës. Motori e shoqëron nga pas, ndërsa një nga rojet e bankës i del përpara për t'i hapur derën e makinës.

Santo qëllohet menjëherë, sapo del nga dera e pasme e makinës së tij. Ai mundohet t'u shpëtojë plumbave duke vrapuar, por nuk bën më shumë se dy hapa. Pasi bie, vrasësi afrohet dhe, siç e tregojnë këto pamje, i jep goditjen e fundit nga afër. Më pas ai largohet me armën në dorë duke kërcyer në motorin që e priste.

Imazhet janë tepër shokuese, por janë të vetmet që tregojnë se si është realizuar atentati mafioz në qendër të Tiranës, në një zonë të rrethuar nga forcat e policisë dhe të gardës.

Hetuesit po i analizojnë xhirimet për të përcaktuar përgjegjësinë e policisë që nuk ka mundur të ndalojë atentatorët. Polici rrugor që mbërrin me motor, në të majtë, largohet me vrap sapo sheh skenën e ekzekutimit. Edhe rojet private të sigurisë, fshihen për të shpëtuar kokën.

Nga ky hetim u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë në vendin e tij të punës kur është dhënë njoftimi për atentatin. Kjo mund të ketë lehtësuar arratisjen e vrasësve.

Videoja, e gjatë 23 sekonda, përmbledh dëshmitë e dhëna dhe paraqet një pamje të skenës së krimit nga e cila hetuesit shpresojnë të arrijnë drejt zbulimit dhe zbardhjes së krejt ngjarjes.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OSBE NË SHQIPËRI KUNDËR PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIM TË LIGJIT TË KLD-së (07.21.2014)
LDK, AAK E NISMA PRESIN QË KUSHTETUESJA TA SHPALLË TË DREJTË SEANCËN E KUVENDIT (07.21.2014)
KRYEPROKURORI WILLIAMSON, MEGJITHATË, NUK E TAKON THAÇIN (07.21.2014)
PROTESTË NË ZUBIN POTOK KUNDËR ARRESTIMEVE (07.21.2014)
KOSOVË - FËMIJËT IU EKSPOZOHEN PËRMBAJTJEVE TË PAPËRSHTATSHME (07.21.2014)
BRUKSEL - NESËR TAKIMI PËR BARRIKADAT (07.21.2014)
UILLIAMSON NË PRISHTINË - KOSOVA OFRON BASHKËPUNIM PËR HETIMIN LIDHUR ME PRETENDIMET E SENATORIT DIK MARTI (07.21.2014)
PRITJE TË GJATA NË PIKËKALIMET MIDIS KOSOVËS E SERBISË (07.21.2014)
KOSOVË - BASHKATDHETARËT E KONSIDEROJNË PLAÇKË SIGURIMIN E AUTOMJETEVE (07.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - THAÇI TA PRANOJË SE TJETËRKUSH E KA SHUMICËN NË PARLAMENT (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]