E Premte, 04.26.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHUMICA E RE QEVERISËSE I BALLAFAQON ARGUMENTET ME PDK-në NË KUSHTETUESE

E Premte, 07.25.2014, 04:22pm (GMT+1)



Blloku i partive të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është duke përgatitur draftin final të komenteve, të cilat do t'i deponojë në Gjykatën Kushtetuese, si përgjigje në lidhje me rastin e konstatuar të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Avni Arifi, këshilltar i parë i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është çështje e dy- tri ditëve të ardhshme kur ekspertët e koalicionit do t'i dorëzojnë komentet e veta te Gjykata Kushtetuese.

"Besoj se në dy-tri ditët e ardhshme ne do t'ia dorëzojmë komentet Gjykatës Kushtetuese. Argumentet tona janë të mjaftueshme, bindëse dhe të shumta që vërtetojnë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka qenë  konform Kushtetutës, zgjedhje legjitime dhe tërësisht legale", ka thënë Arifi.

Afati i fundit kur blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma duhet t'i përgjigjet Kushtetueses është 4 gushti.

Në anën tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë komentuar zhvillimet rreth Gjykatës Kushtetuese dhe formimit të institucioneve, duke thënë se janë në pritje të përfundimit të procesit.

PDK-ja kishte deponuar në Kushtetuese kërkesën për sqarime në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, duke pretenduar kontestimin e procedurave zgjedhore.

Në bazë të asaj kërkese, Gjykata Kushtetuese më pas kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit, si dhe aktivitetet e legjislativit të Kosovës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Avni Arifi thotë se koalicioni është i interesuar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që vendi t'i formojë institucionet.

"Besoj që Gjykata Kushtetuese duhet të japë një përgjigje sa më të shpejtë, sepse ne po shohim një degradim të mëtutjeshëm të institucioneve dhe se ne jemi të alarmuar nga vendimet e qeveritarëve në ikje, ku janë përfshirë në një proces të gjerë të punësimit të familjarëve të tyre, të kuadrove partiake si dhe të transferim të punëtorëve nga stafi politik te shërbyesit civilë", ka deklaruar Arifi.

Për deponimin e komenteve te Gjykata Kushtetuese, koalicioni LDK, AAK dhe Nisma pretendon të mbështetet edhe në nënshkrimet e shumicës prej 83 tjerë, ku bëjnë pjesë ata të Vetëvendosjes dhe pakicave, të cilët qëndruan në sallë më 17 korrik kur ishte votuar për kryetarin e Kuvendit.

Ndonëse me veprimet e tyre liderët e partive të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma kanë respektuar vendimin e Kushtetueses, në deklarata e tyre nuk e fshehin edhe pakënaqësinë me vendimin për pezullim të postit të kryetarit të Kuvendit.

Ishte vetë Isa Mustafa ai i cili masën e shqiptuar ndaj tij për pezullim e pranoi, por deklaroi, po ashtu, se gjykata nuk do të zgjedhë kryetarin, por votat e deputetëve.

"Gjykata mund të marrë çdo vendim, mirëpo deputetët janë ata që përfundimisht do të vendosin dhe kanë vendosur për këtë çështje", ka deklaruar Mustafa.

Përveç anës kushtetuese e ligjore që pritet t'i sqarojë Gjykata Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në Kosovë po krijohet edhe një rast i parë i pretendimit të krijimit të qeverisë nga partitë e bllokut që nuk dolën fituese të zgjedhjeve, por që me anë të koalicionit arritën të krijojnë shumicën në parlament.

Analistë dhe vëzhgues të ndryshëm të këtij procesi ndajnë mendime të ndryshme nëse institucionet e dala nga zgjedhjet e 8 qershorit do të arrijnë të funksionalizohen apo vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUSHAT KRYESORE KU NGECI KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
NUMËR I MADH KRITERESH TË PAPËRMBUSHURA NGA KOSOVA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (07.25.2014)
ZGJEDHJET E REJA DO TË MUND TË PRODHONIN DHUNË E KONFLIKT, THOTË GASHI (07.25.2014)
HARADINAJ - KOSOVA ËSHTË PENG I REGJIMIT TË THAÇIT, POR AUTORËT E PENGUT DO TË MARRIN SHPËRBLIMIN E VET (07.25.2014)
AMBASADORI ARVIZU - VENDI KA NEVOJË PËR REFORMA URGJENTE, KËRKOHET PJESËMARRJE E PLOTË NË PARLAMENT (07.25.2014)
E MAJTA DËSHTON TË MIRATOJË NDRYSHIMET E LIGJIT PËR KLD - PESË DEPUTETË I 'ARRATISEN' GJATË VOTIMIT (07.25.2014)
ISA MUSTAFA - JEMI TË VENDOSUR PËR T'I DHËNË VENDIT SHANSIN PËR NDRYSHIM (07.25.2014)
KOMISIONI EVROPIAN - KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI, PENGESAT KRYESORE PËR KOSOVËN NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (07.24.2014)
ANALISTËT - I RREZIKSHËM PRECEDENTI I KRIJIMIT TË KRIZAVE POLITIKE NGA GJYKATA KUSHTETUESE (07.24.2014)
RAMUSH HARADINAJ - LAJMI PËR AKTAKUZË NDAJ MEJE I SPONSORIZUAR NGA HASHIM THAÇI (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]