E Premte, 04.26.2024, 04:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
CLINT WILLIAMSON - PO TË KISHTE GJYKATË SPECIALE, QË SOT DO T'I KISHA NGRITUR AKTAKUZAT

E Enjte, 07.31.2014, 06:33am (GMT+1)



Një ditë pasi bëri publike gjetjet kryesore të hetimeve gati trevjeçare të ekipit të tij special hetues, ambasadori amerikan Clint Williamson, në cilësinë e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale insiston se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë "Kohës Ditore" Williamson thotë se, sikur të ishte e themeluar Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrinte edhe formalisht aktakuzën e tillë.

"Është paksa e vështirëtë spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim në gjendje që në këtë moment të ngrinim aktakuzat".


Edhe pse edhe në këtë intervistë heziton të përmendë emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

Ajo që edhe pas paraqitjes së tij publike në Bruksel, të martën, mbeti e paqartë, e që ishte edhe detyra e tij kryesore, është dyshimi për trafikim organesh. Williamson në këtë intervistë sqaron se nuk ka thënë se "nuk ka dëshmi për trafikim organesh", shton se "ka indikacione bindëse që kjo ka ndodhur" por pranon se konkluzionet e tij janë kryesisht të njëjta me ato të cilat më parë i kishte shprehur Dick Marti në raportin e tij, e para tij dhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hagës, Carla del Ponte, në një libër të saj ku kishte shfaqur dyshime se ish-liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë kidnapuar serbë dhe në territorin e Shqipërisë "ua kishin nxjerrë me dhunë organet për t'i trafikuar". Mbi këtë çështje edhe pas paraqitjes së Williamsonit mbetet mjegull, edhe pse ai thotë se "beson se kjo ka ndodhur megjithëse në një shkallë më të vogël".

Kryeprokurori i Task Forcës Speciale përsërit qëndrimin se vetëm jashtë territorit të Kosovës, në një gjykatë speciale, mund të ketë një proces serioz kundër figurave më të larta të UÇK-së dhe se një proces i tillë nuk është i mundur në Kosovë.

Williamson gjatë muajt gusht do të largohet nga ky post, por pohon se hetimet dhe puna e Task Forcës që ai e ka udhëhequr, e të cilën e kishin formuar bashkërisht BE-ja, SHBA-ja dhe disa shtete të tjera nën ombrellën e EULEX-it për të ndriçuar akuzat e ngritura në Raportin e Dick Martiti, do të vazhdojnë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PHILIP BREEDLOVE NË PRISHTINË - RADIKALIZMI, SHQETËSIM PËR TË GJITHA VENDET E NATO-s (07.30.2014)
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË JETË BURIM I EKSTREMIZMIT (07.30.2014)
FULLANI - DO TË ZBARDHIM TË VËRTETËN E VJEDHJES SË BANKËS (07.30.2014)
RAPORTI WILLIAMSON - KUSH DO TË AKUZOHET PËR KRIME? (07.30.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË KËRKON TOLERANCË ZERO NDAJ VJEDHJES SË BANKËS QENDRORE (07.30.2014)
PRITJE TË GJATA NË KUFIRIN KOSOVË-SERBI (07.30.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E KOSOVËS ËSHTË ME PËRBËRJE ANTIKUSHTETUESE (07.30.2014)
ISA MUSTAFA - NUK MJAFTON VETËM TË DISTANCOHEMI NDAJ NJERËZVE DHE VEPRAVE TË LLAHTARSHME TË TYRE, NE DUHET TË TREGOJMË GUXIM DHE GATISHMËRI PËR TË ZBATUAR DREJTËSINË (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI -  PASURIA E FRIKSHME E ARDIAN (07.30.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - MUNGOJNË 7 MILIONË DOLLARË (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]