JAKUP KRASNIQI - VENDI S'KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE, LAN MUND TA QEVERISË
E Premte, 08.01.2014, 09:32am (GMT+1)
I sh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma (LAN), që mund ta qeverisë vendin.
"Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës", është shprehur Krasniqi në "Epokën e re". Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK-Nisma është një "besëlidhje e inatit".
Ai ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.
"Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme", ka thënë Krasniqi.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UÇK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.
www.voal-online.ch
|