E Premte, 04.26.2024, 01:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JAHJAGA - KOSOVA NUK DO TË BËHET ASNJËHERË STREHË E GRUPEVE RADIKALE

E Premte, 08.01.2014, 05:12pm (GMT+1)


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngritur sërish çështjen e parandalimit të veprimeve radikale ekstremiste në një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në largim, Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në një njoftim për mediat, zonja Jahjaga citohet të ketë theksuar "domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë".

Në takim, udhëheqësit e institucioneve thuhet të kenë kërkuar nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë "që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit".

Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se "Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste".

Ky është takimi i dytë me radhë që presidentja e vendit ka mbajtur në dy ditët e fundit, e që për temë diskutimi kishin ekstremizmin fetar.

Më 30 korrik, edhe komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se "radikalizmi është shqetësim për të gjitha vendet e NATO-s të cilat po punojnë së bashku për t'u përballur me këtë dukuri".

"Mendojmë se ky problem do të përkeqësohet para se të bëhet mirë",  ka thënë ai.

Ndryshe, këto takime në Prishtinë ndërmjet udhëheqësve më të lartë të shtetit, pasojnë njoftimet në mediat vendore për një shqiptar nga Kosova, për të cilin thuhet se ka publikuar pamje në rrjetet sociale duke ekzekutuar me heqje koke, një person në Irak.

Mediat në Kosovë njoftojnë se autori i kësaj vepre është  Lavdrim Muhaxheri nga komuna e Kaçanikut dhe se është i përfshirë në radhët e formacioneve ekstremiste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL apo ISIS?"‹"‹].

Numri i saktë i shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në luftimet në Irak dhe në Siri nuk dihet, ndonëse autoritetet thonë se kanë informacione për dhjetëra syresh.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim më 14 mars të këtij viti projek-ligjin  me të cilin ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, projekt-ligj ky i cili nuk arriti të hyjë në fuqi, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit në muajin maj. (rel)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË MBROJTJE TË POPULLIT PALESTINEZ NË GAZA (08.01.2014)
GJYKATA SPECIALE - PENG I NGËRÇIT INSTITUCIONAL (08.01.2014)
JAKUP KRASNIQI - VENDI S'KA NEVOJË PËR ZGJEDHJE, LAN MUND TA QEVERISË (08.01.2014)
PDK DHE KOALICIONI PASZGJEDHOR PËRBALLEN MË 21 GUSHT NË KUSHTETUESE (08.01.2014)
KËRKOHET MBYLLJA E PËRKOHSHME E PIKËKALIMIT KUFITAR ME SHQIPËRINË (08.01.2014)
VJEDHJA E BANKËS, 6 ARRESTIME TË REJA (08.01.2014)
EditorialZVICRA I PËRKRYEN VEÇANËSITË E SAJ NË HARMONI DHE PAJTIM ME KONTEKSTIN EVROPIAN DHE BOTËROR (08.01.2014)
KRYEMINISTRI RAMA - HIMARA NUK ËSHTË MINORITARE (07.31.2014)
PETICIONI 'DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA' MBLEDH 115 MIJË NËNSHKRIME (07.31.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË MIRATON REFORMËN TERRITORIALE DHE REFORMAT NË DREJTËSI (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]