E Premte, 04.26.2024, 01:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KONFERENCA E BERLINIT - TIRANA ME PAKETË PROPOZIMESH

E Mërkurë, 08.27.2014, 06:37am (GMT+1)


Vendet ballkanike do të paraqiten në konferencën e Berlinit të organizuar nga kancelarja Angela Merkel, me një paketë propozimesh për realizimin e projekteve të zhvillimit në disa fusha. Kjo paketë është hartuar nga Shqipëria në koordinim me vendet e tjera pjesmarrëse. Pak para nisjes për në Berlin kryeministri Edi Rama foli për një kapitull të ri marrëdhëniesh mes BE-së dhe Ballkanit në funksion të rritjes së financimeve për rajonin.

Vendet ballkanike shpresojnë që me konferencën e Berlinit, të ideuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, për t'i dhënë një shtysë proceseve të integrimit në rajon, të ndërtohet një marrëdhënie e re e cila të mos kufizohet vetëm në plotësimin e detyrimeve të parashikuara nga rruga e përafërimit dret Brukselit, por të shoqërohet edhe me një mbështetje për zhvillimin ekonomik të rajonit.

"‹"‹Para nisjes për në Berlin, nga aeroporti Nënë Tereza kryeministri Edi Rama tha se "synimi ynë është që një qasje e re ndaj rajonit, dhe ndaj gjithë vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit, të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënieje të re mes BE-së dhe Ballkanit. Duhet ndërtuar edhe një marrëdhënie e re në funksion të rritjes së financimeve për rajonin".

Zoti Rama shpjegoi se në një kohë kur vendet po kërkojnë të ndalin efektet e krizës dhe e kanë të pamundur një rritje të fortë ekonomike vetëm përmes buxheteve të tyre lokale, rajoni rrezikon "të mbetet jashtë gjithë rrugës së zhvillimit europian. Nga ana tjetër do të thotë që rruga e integrimit për secilin nga vendet të vështirësohet, pa llogaritur këtu dhe efektet e forta që mund të ketë kundërreagimi i brendshëm, në tërësi në rajon, si pasojë e mungesës së shpejtësisë në procesin e integrimit, diktuar sigurisht edhe nga gjendja aktuale e Europës së Bashkuar sot".

Në konferencën e Berlinit vendet e rajonit do të paraqesin një paketë propozimesh për projekte zhvillimi në fusha të ndryshme. Një paketë  cila është ideuar nga Shqipëria dhe që ka marrë mbështetjen edhe të vendeve të tjera pjesmarrëse. Një fushë e rëndësishme ka të bëjë me infrastrukturën ku propozohet ndërtimi i rrugës bregdetare nga jugu i Kroacisë në Shqipëri e për të cilën dje pati në Dubrovnik edhë një takim mes katër kryeministrave të vendeve të interesuara. Po ashtu propozohet mbështetja e rrjetit hekurudhor rajonal, ndërtimi i parqeve logjistike dhe financime për teknologjinë dixhitale. Sektorë të tjerë të konsideruar të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit janë edhe energjia, ku përfshihen rrjetet që ndërlidhin vendet e rajonit, financimi i sipërmarrjeve si dhe zhvillimi i turizmit.

Kryeministri Rama tha se është propozuar dhe krijimi i një mekanizmi të ri përtej atij aktual të mbështetjes financiare ndaj Balkanit,  "një mekanizëm më i fortë qeverisës, në mbështetje të vendeve të rajonit dhe përmes të cilave vendet e rajonit të kenë një stacion ndërveprimi qoftë me palën gjermane si e tillë dhe qoftë me të gjithë strukturën e BE-së".

Në Konferencën e Berlinit përveç vendeve të rajonit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian si dhe disa vende anëtare. Takimi i Berlinit do të pasohet pas një viti me një tjetër takim të ngjashëm në mënyrë që të garantojë vijimësinë e hapave që pritet të ndërmerren.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUBONJA DHE ÇOLLAKU SHPREHIN INDINJATËN E TYRE NDAJ POLICISË BASHKIAKE QË PENGON FIRMOSJEN E PETICIONIT – Të indinjuar edhe prej mungesës së mediave (08.26.2014)
OPERACIONI ANTIKANABIS NË VERI - U QËLLUAN ME ARMË ZJARRI DY NGA TRE HELIKOPTERËT E MINISTRISË SË MBROJTJES (08.26.2014)
KOSOVË - DËNOHET PËRFSHIRJA E FËMIJËVE NË LUFTËRAT E HUAJA (08.26.2014)
Zëri i Amerikës, JONAS ROLETT - ÇËSHTJA E BANKËS SË SHQIPËRISË, PROVË PËR SISTEMIN (Intervistë) (08.26.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE - PARTITË TA ZGJIDHIN VETË NGËRÇIN INSTITUCIONAL (08.26.2014)
OLIVER IVANOVIÇ - PARA GJYQIT NËN AKUZAT PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE (08.26.2014)
LAN - AKTGJYKIMI I KUSHTETUESES I HAP RRUGË KRJIMIT TË INSTITUCIONEVE NGA LDK-AAK-NISMA (08.26.2014)
AUTOSTRADA ADRIATIK-JON, TEMË QENDRORE E 4 KRYEMINISTRAVE (08.26.2014)
EKSPERTËT, KOSOVË - ORGANIZIMI EDHE I NJË PALË ZGJEDHJEVE, DËM PËR EKONOMINË (08.26.2014)
SHQIPËRIA MË 2015 SYNON KUFIJ PA KONTROLL ME KOSOVËN (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]