E Premte, 04.26.2024, 10:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DEKRETOHET VAZHDIMI I MANDATIT TË GJYKATËSVE NDËRKOMBËTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS

E Hënë, 09.01.2014, 03:21pm (GMT+1)


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 31 gusht 2014, ka dekretuar vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga presidenca thuhet se dekretimi është bërë duke u bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Zëdhënësi i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, tha për Radion Evropa e Lirë se konfirmimi i mandatit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është bërë bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, me dy të tretat e votave të deputetëve të legjislaturës së kaluar, pas letërkëmbimit të presidentes me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, që është pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend.

Vllahiu tha gjithashtu se konfirmimi i mandatit të gjykatësve bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe shkresën e shefit të misionit të EULEX-it.

"Kosova ka marrë obligime shtetërore ndërkombëtare dhe mbi këtë bazë është e obliguar që t'i zbatojë ato. Si shtet i përgjegjshëm dhe pjesë e komunitetit ndërkombëtar, Kosova do të ruajë kredibilitetin e saj dhe gjithsesi se është e përkushtuar për të ndërtuar shtetin e së drejtës, duke zbatuar dhe respektuar Kushtetutën dhe ligjet e saj", deklaroi Vllahiu.

Kurse, në një deklaratë për media nga zyra e BE-se në Kosovë thuhet se "ne e kuptojmë qe presidentja ka nënshkruar dekretin për konfirmimin e riemërimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me këmbimin e letrave të miratuar nga Kuvendi i Kosovës këtë vit, duke siguruar kësi soji vazhdimësinë e punës së gjykatësve ndërkombëtarë pas 1 shtatorit".

Ndryshe, Kosova në vitin e kaluar ka nënshkruar dhe ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar kur ndër të tjera, veç vazhdimit të mandatit të misionit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, të shtyjë mandatin e gjyqtarëve kushtetues.

Juristët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dekretimin e vazhdimin të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë e shohin si të drejtë.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike, tha për Radion Evropa e Lirë, se një dekretim i tillë është i drejt, por sipas tij, ekziston një konflikt ne mes të mënyrës se si Kushtetuta parashikon proceduarën e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

"Proceduara mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve nuk është në tërësi në frymë kushtetuese edhe unë besoj që ky ka qenë detyrimi që Kosova dhe Kuvendi i Kosovës para miratimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe marrjes së këtij obligimi ndërkombëtar të bëjë të mundur që asnjë problem në lidhje me zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare të mos ndodh në praktikë. Por, duhet thënë që Kushtetuta e Kosovës parashikon që çdo marrëveshje ndërkombëtare dhe çdo obligim ndërkombëtare që Kosova ka marr duhet ta zbatojë", tha Doli. 

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë. Gjyqtarët emërohen nga presidentja e Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, dhe sipas ligjit mandati nëntëvjeçar, nuk mund të zgjatet. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASKUSH NUK I DI PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.01.2014)
MOIKOM ZEQO - TË MOS PRISHET SHATRIVANI NË QENDËR TË DURRËSI! (09.01.2014)
BASIR COLLAKU - PROTESTË PËR TË QENË TË LIRË (09.01.2014)
ORGANIZATORËT E PETICIONIT BËJNË THIRRJE - SOT TË GJITHË TEK KUVENDI PËR TA SHKARKUAR FULLANIN (09.01.2014)
KUVENDI MBLIDHET VETË, NËSE BROVINA NUK E THËRRET SEANCËN KËTË JAVË (09.01.2014)
SHESH 'NËNË TEREZA" PËRGATITET PËR ARDHJEN E PAPËS (09.01.2014)
NDAHET NGA JETA AKTORJA E SHQUAR LIZA LASKA (09.01.2014)
FILLON VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË (09.01.2014)
NESËR VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË - EDHE SIVJET NË DISA ZONA SHKOLLAT DO TË HAPEN ME VONESË (08.31.2014)
VJEDHJA E THESARIT - LËNË KONVALESHENCËN 5 PUNONJËS  TË TJERË TË ARESTUAR TË BANKËS SË SHQIPËRISË (08.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]