NDAHET NGA JETA AKTORJA E SHQUAR LIZA LASKA
E Hënë, 09.01.2014, 07:08am (GMT+1)
VLORE - Shuhet aktorja e njohur shqiptare, "˜Artistja e
Merituar', Liza Laska. Aktorja u nda jeta sot në moshën 88-vjecare duke
lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin. Kush nuk e mban mend
rolin e plakës tek Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, apo "Dimri i Fundit',
role që e ngritën Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar
shqiptarë.
Familja bën me dije se aktorja mbylli sytë sot ndërsa homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin "Petro Marko", në Vlorë.
Liza
Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22
role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e
Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm.
Ja disa prej roleve ne filma Një ditë e mrekullueshme (2002) Vdekja e burrit, (1991) Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989) Familja ime, (1987) .... Teta Kalina Dhe vjen një ditë, (1986)...Nena e Llano Bletes Gurët e shtëpisë sime (1985) Vendimi, (1984) si nëna Dritat e qytezës, (1983) Në prag të lirisë, (1981) Plumba perandorit, (1980) Liri a vdekje, (1979) Gunat mbi tela, (1977) Lulekuqet mbi mure, (1976)...shërbyese e Strehes Vorfnore Dimri i fundit, (1976) Shtigje lufte, (1974) Brazdat, (1973) Malet me blerim mbuluar, (1971)
www.voal-online.ch
|