E Djelë, 05.05.2024, 03:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
The Economist - PËR HIR TË INTEGRIMEVE, UDHËHEQJA E SHQIPËRISË HOQI DORË NGA 'SHQIPËRIA E MADHE'

E Enjte, 09.11.2014, 08:43am (GMT+1)



Agjencia Britanike e Kërkimeve dhe Analizave "The Economist Intelligence Unit" në një raport të fundit të saj i bën një analizë të detajuar Shqipërisë, ndërsa flet edhe për marrëdhëniet me Kosovën. Raporti thotë se arsyet bindëse për BE-ne që çuan në marrjen e statusit të vendit kandidat janë dy.

Vendimi pozitiv për statusin, sipas "˜The Economist Intelligence Unit' u arrit pasi Shqipëria ndërmori dy hapa të rëndësishëm drejt këtij suksesi; së pari policia ndërhyri në "kryeqytetin" e kanabisit, Lazarat, për të demonstruar kështu vendosmërinë e zbatimit të ligjit dhe së dyti arriti të zgjidhë konfliktin me kompaninë CEZ. Raporti i kushton vëmendje edhe marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë për të cilat thotë se ato vijojnë të forcohen. "Autoritetet shqiptare në përgjithësi e kanë distancuar veten e tyre nga nacionalistët të cilët bëjnë thirrje për "Shqipërinë e Madhe," thuhet në këtë raport.

Koalicioni socialist qeverisës vlerëson raporti i "The Economist", ka të ngjarë të jetë më shumë i vetë-kontrolluar në këtë drejtim krahasuar me qeverisjen e shkuar të qendrës së djathtë. "The Economist Intelligence Unit" me qendër në Londër beson se me një përshpejtim të reformave Shqipëria do ta ketë të mundur të nisë negociatat për zgjerim në fund të vitit 2015.

Duke analizuar kërkesat e BE-së e në mënyrë të posaçme ato që lidhen me drejtësinë, raporti thotë se: "Shqipërisë i është kërkuar të ndërtojë një regjistër me hetimet dhe çështjet e ndjekura nga Prokuroria ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion", por se kjo do të jetë një detyrë e vështirë pasi pavarësia e gjykatave është e limituar.

Për këtë vit "The Economist" parashikon që rritja e prodhimit të jetë në nivele modeste rreth 2%, ndërsa vitin tjetër sipas saj, ajo do të përshpejtohet në 3%. Por, siç vëren raporti, ky parashikim ka një rrezik që buron nga ecuria ekonomike e Eurozonës, e cila nëse do të jetë poshtë pritshmërive mund të godasë ringritjen e ekonomisë shqiptare.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHILLI I BANKËS SË SHQIPËRISË - TË PLOTËSOHET STRUKTURA DREJTUESE (09.11.2014)
PRESIDENTI OBAMA - OBJEKTIVI YNË, DOBËSIMI DHE SHKATËRRIMI I GRUPIT TERRORIST ISIL (09.11.2014)
MONSINJOR MASAFRA - VIZITËN E PAPËS E PRESIM ME SHUMË GËZIM (Intervistë) (09.10.2014)
ALBIN KURTI - MARRËVESHJA, FILLIM I NJË NDRYSHIMI TË MADH NË KOSOVË (09.10.2014)
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA LAN-VETËVENDOSJE (09.10.2014)
SHBA DËRGOJNË NJË ZËVENDËSAMBASADOR SHQIPTAR NË PODGORICËBegzat Bix Aliu, diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan (09.10.2014)
KINA PREMTON AUTOSTRADËN SHQIPËRI-MAQEDONI (09.10.2014)
PAS LUFTËS NË KOSOVË AFËR 800 VETËVRASJE (09.10.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VETËVENDOSJE I BASHKOHET KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA (09.10.2014)
SOT SHPALLET MARRËVESHJA LAN-VV (09.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]