E Martë, 04.30.2024, 11:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS HESH NDAJ KRITIKAVE PËR SHTREMBËRIM DHE KEQTRAJTIM TË GJUHËS SHQIPE
Profesorët reagojnë, kërkojnë Ligj për mbrojtjen e shqipes

E Hënë, 09.15.2014, 07:52am (GMT+1)



TETOVE - Universiteti Shtetëror i Tetovës vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj kritikave në adresë të tij, për shtrembërimin dhe keqtrajtimin e gjuhës shqipe. E përderisa USHT-ja hesht, vazhdojnë reagimet nga profesorë të gjuhës, që kërkojnë përdorim dhe kultivim të drejtë të shqipes nga të gjitha institucionet, sidomos ato arsimore.

Profesori Asllan Hamiti vlerëson se gafa të tilla si letra e USHT-së, janë pasqyrë e cilësisë së dobët e arsimit shqip në përgjithësi në Maqedoni. Ai vlerëson se një ligj ndëshkues për mbrojtjen e gjuhës shqipe mund të ndikonte në përmirësimin e ndërgjegjes së institucioneve.

"Në nivel të Maqedonisë duhet të kemi një ligj për mbrojtjen e shqipes, ta quajmë një ligj ndëshkues, ashtu siç e ka edhe maqedonishtja, që të ndëshkohen ata të cilët nuk e përdorin siç duhet shqipen. Por nga ana tjetër, mund të merren edhe masa të tjera përmirësuese, ose masa të tjera që niveli i përgjithshëm i shkollimit të përmirësohet. Kjo është një pasqyrë e nivelit ose cilësisë së dobët tonë në arsim. Po të kishim një arsim të mirë cilësor, duke përfshirë të gjitha shkallët, atëherë më siguri se do të kemi më pak probleme në përdorimin e shqipes", shprehet profesori Hamiti.

Edhe profesoresha Valbona Toska Nesimi shprehet mbi nevojën e ligjit të posaçëm për mbrojtjen e shqipes. Faktor tjetër për këto shtrembërime, sipas Nesimit, është edhe kultura shumë e ulët gjuhësore.

"Është kultura gjuhësore, apo më saktë niveli i kulturës gjuhësore, në përdorimin publik të gjuhës shqipe. Mos-përkufizimi i saktë i statusit të saj dhe mos-mbrojtja me ligj e gjuhës shqipe, prodhon probleme në zbatimin e normës. Derisa nuk kemi një disiplinë gjuhësore, që do të jetë pjesë përbërëse e disiplinës shtetërore, na ngelet vetëm të punojmë sipas ndërgjegjes dhe vetëdijes sonë", u shpreh Toska.
 
Profesorët kërkojnë që të ndiqet shembulli i ligjit për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, që parashikon gjoba deri 200 mijë denarë për personat juridik që publikojnë dokumente të shkruara të pa lekturuara. Reagimet e profesorëve vijnë pas publikimit të një dokumenti nga USHT-ja që i bënte thirrje studentëve të paguajnë nga 100 denarë për unionin studentor, por që ishte shkruar me dhjetëra gabime gjuhësore. Gabime të tilla janë hasur edhe më parë, por askush deri më tani nuk ka dhënë llogari.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE S'E KA PROBLEM NËSE BISEDIMET I UDHËHEQ VETËVENDOSJE (09.15.2014)
KOSOVË - RRITET NUMRI I NXËNËSVE QË BRAKTISIN SHKOLLËN (09.14.2014)
Deutsche Welle - SHQIPËRIA PAS SKANDALIT NË BANKËN QENDRORE (09.14.2014)
FAMILJARËT E SINAN MUJËS - MOS SHKONI PËR TË VDEKUR NË TOKËN ARABE (09.14.2014)
ANDREA CAPUSSELA - PRESIDENTJA DHE GJYKATA KUSHTETUESE JANË NË SHËRBIM TË PDK-së (09.14.2014)
TË SHTËNA NË VERI TË MITROVICËS - NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR (09.14.2014)
IMZOT RROK MIRDITA - PAPA FRANÇESKU SJELL MESAZHE TË MËDHA PËR KOMBIN DHE SHOQËRINË SHQIPTARE (09.13.2014)
TELEFONIA CELULARE - OPERATORI SERB MTS KA SHTRIRJE NË MBI 70% TË TERRITORIT TË KOSOVËS (09.13.2014)
ARIAN ZEKA - NGËRÇI POLITIK PARALIZOI EKONOMINË (Intervistë) (09.13.2014)
KOSOVË - NXËNËSIT MBAJNË ME VETE ARMË TË FTOHTA DHE ARMË ZJARRI (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]