VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI - ATI I SHENJTË PRITET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI DHE AUTORITETET SHQIPTARE
E Djelë, 09.21.2014, 08:47am (GMT+1)
Pasi kaloi në Sheshin Nënë Tereza, Papa Françesku u drejtua tek Pallati presidencial ku u prit nga Presidenti Nishani. Këtu do të bëhet takimi me autoritetet shqiptare. Pas takimit orkestra luajti hymin e Shqipërisë dhe të shtetit të Vatikanit. Në Sallonin e pritjes së Pallatit Presidencial, Ati i Shenjtë do të mbajë fjalën e Tij. Në orën 11:00 mbahet Mesha e Shenjtë në Sheshin Nënë Tereza.