Papa Françesko ka për të mbajtur gjashtë fjalime sot.
Fjala e parë në selinë e Presidentit të Shqipërisë, ku
janë bashkuar autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.
"Harmonia fetare midis shqiptarëve është e çmuar", tha Papa Françasko. "Shqipëria është një vend që frymëzon", tha Ati i Shenjtë.
Sheshi Nënë Tereza është i mbushur me shqiptarë, myslimanë e të krishterë bashkë. Po ashtu Papa foli në italisht dhe gjithë shqiptarët e kuptuan.
"Respekti i ndërsjelltë, respekti reciprok është modeli që duhet eksportuar nga Shqipëria".
Këtu askush nuk e instrumentalizon fenë dhe besimin fetar.