E Premte, 05.17.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NË PRISHTINË FESTË PAS TAKIMIT SERBI-SHQIPËRI

E Mërkurë, 10.15.2014, 11:01am (GMT+1)



Pavarësisht që ndeshja e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u zhvillua të martën në Beograd, u ndërpre për shkak të incidenteve, dashamirët e futbollit dhe qytetarët e shumtë, të cilët po e shikonin këtë duel përmes ekraneve të mëdha që ishin vendosur në sheshet kryesore dhe në lokalet e Prishtinës, kanë festuar deri në orën e vona të natës.

Takimi Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42, pas hyrjes në fushë të tifozëve serb, të cilët sulmuan futbollistët shqiptarë.

E gjithë situata u përshkallëzua në incident pas hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë, si dhe paraqitjes së një flamuri mbi të cilin dukej një hartë e të quajturës "Shqipëri etnike", i cili  bartej nga një mjet fluturues i teledirigjuar mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja.

Pas pauzës prej rreth 50 minutash, takimi  u shpall e mbyllur nga delegati i UEFA-s për këtë takim.

Ndonëse fjala e fundit për zhvillimet në stadiumin në Beograd i mbetet komisionit disiplinor të UEFA-s, mijëra qytetarë në Prishtinë që shikuan ndeshjen, përfundimin e tillë të takimit Serbi-Shqipëri, e përjetuan si fitore të kombëtares shqiptare.

Ata shfaqën shpresën që UEFA do ta dënoj Federatën Serbe të Futbollit, për organizim jo të mirë të ndeshjes dhe mungesën e sigurisë në fushë dhe siç thonë ata, përfaqësueses shqiptare duhet t'i takojnë 3 pikë.

Rron Berisha, një i ri nga Prishtina, i cili kishte ngjyrosur fytyrën me ngjyrat kuq dhe zi, tha se takimi i të martës në Beograd ishte një përjetim i veçantë për të gjithë tifozët shqiptarë që e përcillnin ndeshjen nga ekranet televizive.

"Jemi kënaqur, Ndjenjë e paharruar. Kjo sot, ka qenë gjithçka dhe jo vetëm lojë e futbollit. Nuk harrohet kurrë kjo natë. Por, sa ishim duke luajtur si më mirë, u ndërpre loja. Ashtu e bën punën ata. Por, prap mirë, sepse ne po fitojmë", tha Berisha.

Mentor Gjergjaj, student nga Gjakova, tha se takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më tepër ka shpërfaqur rivalitetet ndërmjet popujve se sa rivalitetin sportiv. Sipasmitj, ndeshja ka qenë mjaft e ashpër.

"Ka qenë shumë e ashpër. Më tepër ka qenë rivalitet i dy kombëtareve, në kuptimin e mëhershëm të historisë së tyre, se sa që ishte lojë e paqes, lojë futbolli", u shpreh Gjergjaj.

Qëndrim Sahiti, një ri nga Fushë Kosova, ka vlerësuar se kombëtarja e Shqipërisë ka bërë lojë mjaft të mirë, për aq sa zgjati takimi.

"E mirë ka qenë. Serbia i ka pasur disa raste, por Shqipëria është mbrojtur mirë, si dhe ka pasur disa raste Cana ka pasur rast të mirë dhe Mavraj. Por, nuk u konkretizuan", tha ai.

Një tifoze tjetër e kombëtares shqiptare, Erita, studente në fakultetin e arkitekturës, tha se ndeshjen e kishte shikuar së bashku me kolegët e fakultetit. Sipas saj, ndërprerja e ndeshjes ishte e shëmtuar për sportin.

"Jemi mbledhur te fakulteti jonë dhe e kemi shikuar ndeshjen. Kemi këtu edhe studentë internacional, prej Holandës dhe Spanjës. Nuk na pëlqeu loja për shkak se u ndërpre. Por, pjesa e flamurit ka qenë më e mira", theksoi ajo.

Albinot Zahiri, tifoz i kombëtares shqiptare, nga Podujeve e vlerësoi ndeshjen të mirë, përveç incidentit që e ndërpreu atë.

"Ndeshjen e kam parë me shoqëri. Ndeshja ka qenë e mirë dhe ashtu siç e kemi kërkuar, me përjashtim të asaj që nuk ka pasur tifoz. Na ka brengosur ajo që nuk kemi mundur të shkojmë atje (në Beograd) që ta shohim ndeshjen. Përfaqësuesja e Shqipërisë arriti të luaj një lojë ashtu siç duhet të jetë, por ndenja u ndërpre për arsye banale".

Duke marrë parasysh që Federata e Futbollit e Serbisë kishte arritur ta bllokojë pjesëmarrjen e tifozëve të kombëtares shqiptare në këtë takim, valëvitja e flamurit, me ngjyrat kuq e zi, mbi stadiumin në Beograd, për shumicën e tifozëve të kombëtares shqiptare në Prishtinë, ka qenë, siç thonë ata, moment emocionues.

Suzana Hajredini, e përshkruan këtë moment dhe përcillet me ovacione nga tifozët tjerë që e shoqëronin.

"Ndeshjen e kam përcjellë. Kam qenë me shoqërinë. Më ka palqyer flamuri, në momentin kur ka dalë në mes të Beogradit".

Edhe Sisnik Sllamniku, student nga Fushë Kosova, thotë se momenti më emocional ka qenë valëvitja e flamurit.

"Ndjenja më e ve♪5antë prej gjithë kësaj loje që ishte, natyrisht ishin dy aksionet e tanëve, por realisht, ishte valimi i flamurit që e bënë disa tifoz", tha Sllamniku.

Ngjashëm e ka përjetuar edhe Rinesa Orllani, 8 vjeçe, nga Prishtina...

"Më së shumti më ka përlyer kur ka ardhur flamuri, sepse ka qenë diçka papritmas".

Hysen Durmishi nga Prishtina, thotë se pas gjithë asaj që ngjau në stadiumin në Beograd, tifozët kombëtares shqiptare dhe jo vetëm ata, me të drejtë presin që UEFA të vendos në favor të Shqipërisë.

"Loja edhe ashtu siç është pritur, është përtej futbollit. Lpja u ndërpre, por për mua Lila dhe Xhaka janë dy heronj të kombëtares, bashkë me të gjithë ata djem, të cilët përjetuan tmerrin aty në fushë, pasi që eskaloi situata. Sipas asaj që pamë ne, Shqipëria do të jetë fituese, do t'i marr 3 pikë, për shkak se organizatori dështoi", theksoi Durmishi.

Ndryshe, ndeshja Serbi Shqipëri ishte në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të futbollit që do të mbahet në vitin 2016 në Francë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇMIMI 'HASAN PRISHTINA' KOMBËTARES SHQIPTARE TË FUTBOLLIT (10.15.2014)
REUTERS, AP, AFP E TJERË TREGOJNË ME IMAZHE ATË QË NGJAU MBRËMË NË BEOGRAD (Fotogaleri) (10.15.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - TENSIONET NË STADIUM NDËRPREJNË NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (Tekst dhe fotogaleri) (10.15.2014)
Zëri i Amerikës, VLADIMIR GJONI - TIFOZËT SERBË E KËRCËNUAN DHE SULMUAN DELEGACIONIN SHQIPTAR NË STADIUM (Intervistë) (10.15.2014)
FESTIME NË TIRANË PAS KTHIMIT TË EKIPIT TË FUTBOLLIT NGA BEOGRADI (10.15.2014)
ZËRI I AMERIKËS - BEOGRAD, PEZULLOHET NDESHJA SERBI-SHQIPËRI (10.14.2014)
KRYEMINISTRI EDI RAMA NË FACEBOOK - KRENAR PËR KUQEZINJTË, KEQARDHJE PËR FQINJËT QË LANË NAM BOTËRISHT (10.14.2014)
ANSA, EURO 2016 - ARBITRI NDËRPRET NDESHJEN SAPO TIFOZËT SERBË QËLLOJNË ME STOL BEKIM BALAJN (Tekst dhe fotogaleri) (10.14.2014)
MEDIAT SERBE SPEKULOJNË - ARRESTOHET VËLLAI I KRYEMINISTRIT RAMA (10.14.2014)
45 VETA NGA TIRANA NDALOHEN NË BEOGRAD - BUSHATI THËRRET AMBASADORIN SERB (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]