AMBASADA AMERIKANE - FOTOT E ENVER HOXHËS E NJOLLOSËN CEREMONINË AMBASADORI ARVIZU - ISHTE NJË FYERJE PËR SHQIPTARËT
E Martë, 11.18.2014, 08:18am (GMT+1)
Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur dje ceremoninë për 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës. Mbi ngjarjen pati dhe një reagim nga ambasada. Në
faqen e saj në Twitter shkruhej se "Fatkeqësisht, fotot e diktatorit e
njollosën ceremoninë e sotme".
Ambasadori amerikan Arvizu gjithashtu ka shprehur keqardhje që gjatë festimeve u shfaqën fotot e diktatorit Enver Hoxha.
Ambasadori Alexandër Arvizu, po në Twitter, do ta cilësonte si "një fyerje për shqiptarët".
www.voal-online.ch
|