E Shtunë, 04.27.2024, 01:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DARDAN MOLLIQAJ - ISA MUSTAFA ËSHTË NJERIU MË TINËZAR I POLITIKËS SË KOSOVËS

E Mërkurë, 11.26.2014, 07:00am (GMT+1)



AAK-ja e para e shpalli mos ekzistimin e Bllokut VLAN pasi kishte garanci dhe marrëveshje me PDK-në për të krijuar Qeverinë e Kosovës, ka thënë Dardan Molliqaj, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.

"Z.Mustafën mund ta përshkruaj si personin më tinzar në krejt skenën politike, asnjëherë nuk është i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që planifikon e ka në mënyrë tinëzare. Unë e kam pyetur për mendimin e tij personal, pavarësisht vendimit të KP-së, dhe ai më tha nuk mund të vendosë se cili është qëndrimi i tij. Nuk na u shpjegua, por ai supozonte që nuk ka ndodhur ndonjë takim me PDK-në dhe asgjë nuk është definitive", ka thënë Molliqaj në emisionin "Rubikon" të KTV-së.

"Ai nuk donte të tregonte planet dhe interesant e tij personale. Shpjegimi i tij historik gjithmonë është se ai asnjëherë s'ka dashur të bëhet, por të tjerët kanë vendosur për të.Në fund doli që ai gjithmonë është fshehur prapa interesave të veta", ka thënë Molliqaj për KTV.

Ai ka folur me bindje dhe siguri të plote se Blerim Shala ka qenë ai i cili ka dizajnuar marrëveshjen mes AAK-së e PDK-së e cila sipas tij me 19 kishte marrë edhe bekimin e Ambasadorit të Britanisë, Ian Cliff.

Sipas Molliqajt ka qenë vetë Haradinaj ai i cili kishte pranuar se gjatë tërë kohës së ekzistimit të Bllokut, partia e tij kishte negociuar me PDK-në gjënë e njëjtë e kishte bërë edhe LDK-ja. Kjo sipas sekretarit të Vetëvendosjes kishte ndikuar që PDK-ë te mos thërriste seancën dhe të qëndronte e qetë.

Molliqaj e ka cilësuar kreun e LDK_së për Isa Mustafa si personi më tinëzar në gjithë skenën politike në Kosovë. Gjatë intervistës dhënë për "Rubikon" të KTV-ë, Molliqaj ka treguar për takimin që kanë pasur ai dhe Albin Kurti me Isa Mustafën dhe Kujtim Shalën, në ditën e 19 nëntorit, para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Molliqaj tha se ai e ka pyetur direkt Mustafën se cili është mendimi i tij, se a ka dëshirë që ai të shkojë në një koalicion me PDK-në, por ai i ishte shmangur një përgjigje konkrete.

"Lajmi i zyrtarizuar me 19 nuk mund të themi që ishte krejtësisht befasues, por mund të themi se nuk ishte krejtësisht i pranueshëm, e kjo pas pesë muajsh bashkimi kundër qeverisjes me PDK-në".

"Ne e kemi takuar z.Mustafa me Kujtim Shalën në orën 11 e gjysmë, në datën 19, dhe në këtë takim është bërë e qartë se në pyetjen tonë se a mund të qeverisni me PDK-në, ai ka thënë se çfarëdo që do të jetë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm ai do ta respektojë. Ne e kemi ftuar këtë takim".kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU MBËSHTETI ANËTARËSIMIN E VENDEE TË BALLKANIT NË BE (11.25.2014)
ENVER HASANI - VIDEON E MARRËDHËNIEVE SEKSUALE MA KA SAJUAR AAK-ja (11.25.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - SEANCA E 17 KORRIKUT MBASE VAZHDON MË 8 DHJETOR (11.25.2014)
LISTA SERBE  PRET FTESËN PËR QEVERI (11.25.2014)
PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE (11.25.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - RRETH 8500 AZILKËRKUES NGA KOSOVA KËTË VIT (11.25.2014)
OBAMA - JEMI KRENARË PËR NJË ALEAT SI SHQIPËRIA (11.25.2014)
LUTFI HAZIRI SHPALL QYTETAR NDERI ILIR METËN (11.24.2014)
HASHIM THAÇI: PDK E LDK KANË IDEOLOGJI TË NJËJTË (11.24.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LDK PRET DEKLARIMIN E PDK-së PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]