Qytetarë e zyrtarë kujtuan këtë ngjarje , prej nga nisi
rrugëtimi i pandërprerë i pavarësisë, që do të kurorëzohej me luftën
çlirimtare të viteve të fundshekullit të kaluar, kur UÇK-ja e ndihmuar
nga forcat e NATO-së përfundimisht ia dolën të dëbonin forcat pushtuese
nga Kosova.
Sot, në kujtim të saj dite, në kryeqytet, afër Qendrës së Studentëve,
u zbulua shtatorja e njërit nga ideatorët e organizatorët e këtyre
demonstratave, Osman Dumoshit. Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së
tij mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye.
Delegacioni vendosi kurorë edhe në pllakën përkujtimore të dëshmorit
Murat Mehmeti.
Në këtë ceromi, që përputhet edhe me festën e Pavarësisë së
Shqipërisë, merrnin pjesë, përveç familjarëve e të afërme, edhe qytetarë
të tjerë.