E Djelë, 04.28.2024, 07:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MINISTRAT E JASHTËM TË BE-së MIRATOJNË KONKLUZIONET PËR KOSOVËN

E Hënë, 12.15.2014, 11:27pm (GMT+1)


Këshilli i BE-së do të kërkojë nesër që Serbia e Kosova të mos e bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës sa i përket anëtarësimit aty. Ministrat e Jashtëm do të miratojnë nesër konkluzionet për Serbinë e Kosovën, në të cilat vendit tonë i kërkohet që të bëjë më shumë për luftën kundër krimit e korrupsionit.

Në draft-raportin që e ka parë KTV-ja i tërhiqet vërejtja Kosovës që procesi i liberalizimit të vizave mund të ndikohet seriozisht nga vala e fundit e migrimeve. Si asnjëherë më parë, Bashkimi Evropian i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të adresojë seriozisht papunësinë duke ndërmarrë reforma të thella ekonomike, raporton KTV.

Bashkimi Evropian do t'ia bëjë të qartë edhe njëherë Serbisë se duhet normalizim i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, para se të ketë progres në rrugën e saj drejt BE-së.

Në draft-konkluzionet e Këshillit të BE-së që në nivel ministrash të jashtëm mblidhet nesër, thuhet se asnjëra palë nuk mund ta bllokojnë njëra tjetrën.

Ky konkluzion e ka tekstin e ngjashëm për të dyja shtetet, përveç që Serbisë i përmendet hapja e shpejtë e Kapitullit 35.

Serbia duhet të luajë rol aktiv dhe të ketë angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës, që kanë parë progres të madh.

Këshilli do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt progresit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të ecin drejt rrugëve të tyre evropiane, duke shmangur mundësinë që ta bllokojnë njëra tjetrën dhe me prospektin që të dyja të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Këshilli rikujton se progresi i bërë në marrëdhëniet me Kosovën sipas Kapitullit 35 duhet të bëhet paralel me progresin në negociata në përgjithësi. Kapitulli 35 duhet të nisë së shqyrtuari herët dhe gjatë gjithë kohës së negociatave.

Thirrja e njëjtë natyrisht është edhe për Kosovën.

Kosova duhet të luajë rol aktiv dhe të ketë angazhim konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që kanë parë progres të madh.

Këshilli, siç raporton KTV, do të vazhdojë të monitorojë nga afër angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës drejt progresit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të ecin drejt rrugëve të tyre evropiane, duke shmangur mundësinë që ta bllokojnë njëra tjetrën dhe me prospektin që të dyja të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre, transmeton Koha.net.

Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një parim esencial për MSA-në e propozuar dhe duhet të përforcoj zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Tutje në konkluzionet për Kosovën tërhiqet vërejtja se nuk është bërë përparim i dukshëm tek kriteret për liberalizimin dhe se këtë situatë mund të vështirësojë akoma më shumë vale e fundit e imigrimeve.

Kosova përballet me një numër sfidash, të cilat do të kërkojnë vullnet politik për t'i përballuar. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet përmirësimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë pavarësi për gjyqësorin, dhe duhet të ketë intensifikim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke e mirëpritur përparimin e Kosovës deri më tani, Këshilli rikujton se Kosova duhet adresuar problemet me zbatimin kushteve për dialogun e vizave, duke përfshirë forcimin e sigurisë dhe marrjen parasysh të rrezikimit të procesit të liberalizimit për shkak të procesit të imigrimeve. Nevoja për të bërë reforma ekonomike strukturale për të adresuar nivelin e lartë të papunësisë është bërë urgjent, transmeton Koha.net.

Këshilli i bën thirrje si Kosovës ashtu edhe Serbisë të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in dhe mirëpresin përfundimin e krizës politike dhe krijimin e qeverisë së re, sikurse që i bën thirrje edhe për krijimin e shpejtë të Gjykatës Speciale për krime lufte.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALMA LAMA GODET NË KUVEND - ANËTARËT E KOMISIONIT PËR PUNË TË JASHTME NUK DINË ANGLISHT (12.15.2014)
AMBASADA AMERIKANE NË PRISHTINË URON RITA ORËN PËR PËRFORMANCËN NË SHTËPINË E BARDHË (12.15.2014)
SERBIA VAZHDON KOLONIZIMIN E VERIUT TË KOSOVËS (12.15.2014)
THAÇI E JACOBSON BISEDOJNË PËR AGJENDËN E QEVERISË (12.15.2014)
TIRANË - BOSNJA KUNDËRSHTON KËRKESËN E KOSOVËS PËR ANËTARËSIM NË KARTËN E ADRIATIKUT (12.15.2014)
REFORMA TERRITORIALE - RRËZOHET KËRKEA E PDsë (12.15.2014)
PËR TË PAGJETURIT DO TË BËHEN KËRKIME EDHE NË VARREZAT MASIVE NË NOVI PAZAR (12.15.2014)
BRUKSEL - NESËR RIFILLON DIALLOGU KOSOVË-SERBI (12.15.2014)
RAKIQ - BAHTIRI NË BRUKSEL E KA PRANUAR 'PARKUN E PAQES' MBI URËN E IBRIT (12.15.2014)
BORXHI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË ARRIN 6.6 MILIARDË EURO (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]