E Martë, 03.19.2024, 03:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - PROTESTAT, JABLLANOVIQI DHE TREPÇA

E Shtunë, 01.31.2015, 11:31am (GMT+1)



Tensionet politike në Kosovë, po shtohen ende pa u mbushur 100 ditët e para të punës së qeverisë së re. Protestat dhe grevat janë instrumente që po përdoren qoftë nga opozita, sindikatat apo edhe shoqatat e ndryshme.

Por, kulmimi i shprehjes së pakënaqësive u shënua ditët e fundit me protestat e 24 dhe 27 janarit në Prishtinë.

Gjatë një nga protestave më masive të pas luftës në Prishtinë, më 24 janar, protestuesit i kishin dhënë një "ultimatum" kryeministrit Isa Mustafa, që deri të hënën, më 26 janar, të shkarkojë Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

Po ashtu, ata i kishin kërkuar qeverisë që të nxjerr një ligj, me të cilin Kuvendi i Kosovës, do t'a rregullonte statusin e kombinatit metalurgjik,Trepça, duke e shndërruar atë në një ndërmarrje të veçantë publike.

Kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit pasoi një deklaratë të tij më 6 janar, kur i kishte quajtur "egërsira" protestuesit në Gjakovë, kryesisht nëna dhe familjarë të personave të pagjetur të luftës, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Ai kishte kërkuar më pas falje për deklaratën e bërë.

Në ballë të protestave, është vënë subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje e mbështetur edhe nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Pas mos përmbushjes së kërkesave të opozitës nga ana e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, të martën në Prishtinë u zhvillua një prej protestave më të dhunshme të pas luftës.

Dhjetëra policë dhe protestues të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale, ishin bilancet e kësaj proteste që eskaloi në dhunë për më gjatë se pesë orë.

"‹Analisti Imer Mushkolaj, mendon se kryeministri Mustafa nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e krijuar. Sipas tij, Jabllanoviq që i takon subjektit nga minoriteti serb, i quajtur Lista Serbe, është produkt i drejtpërdrejtë politik i Beogradit.

Koalicioni PDK-LDK ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Listën Serbe së bashku me emrat e ministrave dhe tani edhe nëse vjen deri te largimi i tij, sipas Mushkolajt, kjo mund të bëhet vetëm me marrëveshje. Në të kundërtën, jo vetëm kryeministri Mustafa, por edhe institucionet qendrore do të mund të ballafaqoheshin me problemin e bojkotimit të institucioneve nga ana e serbëve lokal.

"Megjithatë, Mustafa duhet të gjej zgjidhje. Është kryeministër dhe ka përgjegjësi për ta bërë një gjë të tillë. Ai nuk mund të arsyetohet se kjo çështje është jo shumë e rëndësishme. Pajtohemi se ka çështje shumë më të rëndësishme sesa Jabllanoviqi, mirëpo nuk mund të injorohen mijëra njerëz të cilët dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e tij edhe atë me të drejtë, për shkak të deklaratave të tija fyese dhe me përmasa fashiste", ka thënë Mushkolaj.

Në lidhje me kërkesën tjetër të opozitës, që ka të bëj me kombinatin Trepça, analisti Mushkolaj thotë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet brenda natës, por mendon se Mustafa si kryeministër, do të duhej të jepte më shumë sqarime para Parlamentit dhe opinionit, se cila parashihet të jetë e ardhmja e këtij kombinati, që dikur njihej si gjiganti ekonomik jo vetëm i Kosovës, por edhe në ish-Jugosllavi.

"Sa i përket kombinatit Trepça, konsideroj se Mustafa duhet të jap më shumë sqarime dhe të tregoj afatin kohor se deri kur ai mendon se mund të zgjidhet kjo çështje. Gjithë kjo situatë e vështirë që është krijuar, besoj që ndikim të madh ka pasur edhe komunikimi jo i mirë, së pari ndërmjet vet Mustafës dhe qeverisë së tij me qytetarët e Kosovës dhe ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë", ka vlerësuar Mushkolaj.

Por, a janë në të vërtetë shkarkimi i Jabllanoviqit dhe Trepça arsyet kryesore që po e shtojnë numrin e protestuesve rrugëve të Prishtinës dhe qyteteve tjera.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, që drejtohet nga Përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zbogar, përmes një komunikate ka theksuar se protestat janë një mesazh për t'i zgjuar edhe institucionet. Ndërsa ka dënuar dhunën, Zyra e BE-së ka rikujtuar edhe institucionet se protesta të tilla mund të tregojnë edhe rritjen e frustrimeve për shkak të gjendjes sociale, që është reflektim edhe i ikjes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, qoftë edhe përmes rrugëve ilegale në kërkim të një vendi të punës.

Në këtë vijë, edhe publicisti, Halil Matoshi, thotë se frustrimet dhe eskalimet në Kosovë mund të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe mungesës së sundimit të shtetit ligjor.

"Unë shoh në një të ardhme eskalim të vërtetë të gjendjes për shkak të korrupsionit të madh, për shkak të mos sundimit të ligjit dhe për shkak të mjerimit ekonomik. Do të thotë, këto janë ato arsyet e vërteta për të cilat një ditë qytetari i Kosovës do të protestoj dhe do të eskaloj, pa dashur të paragjykoj, deri në një krizë do të thoja të përgjithshme sociale", ka deklaruar Matoshi.

Një gjendje e tillë e rëndë, sipas Matoshit, po shfrytëzohet si nga pozita ashtu edhe pozita për qëllime të caktuara politike.

"Opozita po i keqpërdorë protestat e ashtuquajtura padrejtësisht gjithë-popullore për të arritur pushtetin politik, ndërkaq pushteti po i përdorë disa segmente të protestave për t'ua bërë me gisht se janë të dhunshëm, se po synojnë shkatërrimin e pronës", ka thënë Matoshi.

Megjithatë, pozita dhe opozita i kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre edhe pas përplasjeve të dhunshme të 27 janarit ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Kryeministri Isa Mustafa, i mbështetur edhe nga kreu i partnerit qeverisës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër, kanë dalë me qëndrime se opozita po e shfrytëzon një deklaratë të pamatur të Jabllanoviqit për të realizuar qëllimet politike.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se nuk do t'u nënshtrohet presioneve duke akuzuar opozitën se me veprime të dhunshme.

"Sulmi i opozitës ndaj Policisë së Kosovës, është sulm kundër shtetit të së drejtës, është sulm kundër vlerave më të larta të demokracisë, dhe është sulm kundër institucioneve të pavarura", është shprehur Mustafa.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i mbështetur edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka konfirmuar vazhdimin e protestave më 4 shkurt në Prishtinë. Sipas Albin Kurtit, protestat nuk do të ndalen deri në plotësimin e dy kërkesave të opozitës.

"Vazhdon protesta përderisa vazhdon të qëndrojë në qeveri Jabllanoviqi. Kërkesat e protestës mbesin të njëjta shkarkimi i Ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtja e Trepçës përmes një ligji të veçantë, i cili e definon Trepçën si ndërmarrje publike të veçantë", ka thënë Kurti.

Sidoqoftë, drama politike e krijuar me rastin Jabllanoviq, por edhe procesi i shtetëzimit të kombinatit Trepça, nga opinionistët po shihen vetëm si fillimi i përplasjeve politike me pushtetin aktual të dy partive më të mëdha në Kosovë, në kohën kur opozita duket se ka një fuqi mjaftë të vogël në Parlament, por një mbështetje tejet të fuqishme në rrugë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA LËVIZJET E MAJORIT SHQIPTAR TË DROGËS NË 7 MUAJ DREJT ROMËS E MYNIHUT (01.31.2015)
Top Channel - IKJET MASIVE S'KANË TË NDALUR - QOFTË MALEVE APO ARAVE, KUDO, VETËM JO NË KOSOVË! (01.31.2015)
KËSHILLI I EVROPËS - DEPUTETËT E SHQIPËRISË PËR HERË TË TRETË MUNGOJNË NË DEBATIN PËR KOSOVËN (01.31.2015)
DASTID PALLASKA - DEKLARATA E JABLLANOVIÇIT ËSHTË RACISTE (01.31.2015)
ALBIN KURTI - KOSOVËN E SHIKOJ NË UNION ME SHQIPËRINË, PAS REFERENDUMIT (01.31.2015)
FOTOREPORTAZH - NË FRANCË SHUMË KOSOVARË JETOJNË NË STALLA KAFSHËSH E STACIONE TRENASH Rreth 70% e të rinjve janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1,72 euro në ditë (01.31.2015)
MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË (01.30.2015)
SHPEND AHMETI - QYTETARËT TË VENDOSIN, A JANË ME SAMI HAMITËT APO ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (01.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA PA SIMBOLE NË NISMA E KONFERENCA RAJONALE (01.30.2015)
BEOGRADI MOHON AKUZAT PËR KRIME LUFTE NDAJ SHEFIT TË USHTRISË SERBE (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]