E Premte, 04.26.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TEK SHTATORJA E HEROIT ZAHIR PAJAZITI IU BËJNË THIRRJE QYTETARËVE TË MOS E BRAKTISIN VENDIN

E Shtunë, 01.31.2015, 04:30pm (GMT+1)



Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, vazhdon t'ju bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë ilegalisht. Ai ka deklaruar të shtunën se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të angazhohen me gjithë potencialin që kanë, në mënyrë që të krijohen kushte me të mira jetese.

Kryeministri Mustafa, derisa ka folur në një akademi përkujtimore në Prishtinë, tha se do të hapen vende të reja pune në mënyrë që të rinjtë të mos e braktisin vendin e tyre.

"Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje që të dalin fitimtar edhe në shumë situata më të rënda. Kosova do të dal fitimtare edhe në këtë etapë përfundimtare të forcimit të shtetit ligjor të funksionimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik, që është detyrë e jona kryesore. Ritheksoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të braktisin vendin e tyre", tha Mustafa.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen së bashku për interesat madhore të vendit.

"Ajo çka është me rëndësi është që të angazhohemi të gjithë në prioritetet tona zhvillimore, në prioritetet tona që ndërlidhen drejtpërdrejtë me angazhimet për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës", ka deklaruar Thaçi pas homazheve që ka bërë pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Zyrtarë të lartë në Serbi kanë deklaruar më herët se çështja e Kombinatit "Trepça", nuk ka asnjë perspektivë nëse nuk zgjidhet me marrëveshje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili njëherësh është edhe Ministër i Punëve të Jashtme, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve serb në Beograd lidhur me kombinatin metalurgjik "Trepça", tha se çkado që thuhet në Beograd për Kosovën nga kushdo qoftë, është e parëndësishme.

"Atë çka e flet Beogradi si për Trepçën si për çështje të tjera janë krejtësisht të parëndësishme për shtetin e Kosovës. Kosova është vend sovran, ka institucione legjitime dhe kanë legalitet të plotë dhe do të lëvizim përpara", u shpreh Thaçi.

Kurse, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po ashtu pas homazheve që ka bërë te shtatorja e heroit kombëtar Zahir Pajaziti, tha se për shkak të sistemit të gabuar socio-ekonomik dhe për shkak të politikanëve të gabuar në krye të sistemit institucional, Kosova ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

"Gjendja sa vjen e rëndohet. Varfëria, papunësia, shkollimi e shërimi i dobët, emigrimi ilegal gjithnjë e më i madh, natyrisht që e kanë krijuar një gjendje të pashpresë për popullin e Kosovës. Por, mos harroni se gjendjes së pashpresë i paraprijnë iluzionet e mëdha. Populli i mirë i Kosovës tepër gjatë e shumë, i ka besuar këtyre politikanëve tepër të mbrapsht", tha Kurti.

Ai deklaroi se rrugëdalja nga kjo gjendje në të cilën aktualisht është Kosova, është shkarkimi i ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq dhe mbrojtja e Trepçës me një ligj që e bënë atë ndërmarrje publike.

"Natyrisht që me plotësimin e këtyre dy kushteve nuk do të bëhet Kosova kopsht me lule, mirëpo i hapet rruga, i hapet shtegu përparimit të Republikës sonë dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi. Nëse, nuk shkarkohet Jabllanoviqi, nëse nuk mbrohet Trepça, atëherë nuk mbetet praktikisht asgjë nga Republika e Kosovës e shpallur si shtet i pavarur. Prandaj, ne jemi duke kërkuar që të mbrohet bërthama politike dhe ekonomike e shtetit tonë", tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se ditën e mërkurë, më 4 shkurt, do të mbahet protesta e radhës. Këtë protestë thuhet se do t'a përkrahin dhe dy subjektet e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RTK - MESATARISHT 1 400 QYTETARË TË PRISHTINËS NË DITË IKIN NË MËRGIM (01.31.2015)
KOSOVA EDHE NË DHJETOR IMPORTOI KRYESISHT NGA SERBIA (01.31.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - PROTESTAT, JABLLANOVIQI DHE TREPÇA (01.31.2015)
JA LËVIZJET E MAJORIT SHQIPTAR TË DROGËS NË 7 MUAJ DREJT ROMËS E MYNIHUT (01.31.2015)
Top Channel - IKJET MASIVE S'KANË TË NDALUR - QOFTË MALEVE APO ARAVE, KUDO, VETËM JO NË KOSOVË! (01.31.2015)
KËSHILLI I EVROPËS - DEPUTETËT E SHQIPËRISË PËR HERË TË TRETË MUNGOJNË NË DEBATIN PËR KOSOVËN (01.31.2015)
DASTID PALLASKA - DEKLARATA E JABLLANOVIÇIT ËSHTË RACISTE (01.31.2015)
ALBIN KURTI - KOSOVËN E SHIKOJ NË UNION ME SHQIPËRINË, PAS REFERENDUMIT (01.31.2015)
FOTOREPORTAZH - NË FRANCË SHUMË KOSOVARË JETOJNË NË STALLA KAFSHËSH E STACIONE TRENASH Rreth 70% e të rinjve janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1,72 euro në ditë (01.31.2015)
MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]