HYSENI THOTË SE IVANOVIQI ISHTE PRIJËS I NJËSIVE ME UNIFORMË NË MITROVICË
E Enjte, 02.26.2015, 01:19pm (GMT+1)
Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër personave të tjerë të akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1999 2000, të enjten po dëshmon Faik Hyseni nga fshati Tërnac i komunës së Skenderaj.
Ai ka thënë se gjatë periudhës 99 paramilitarët kanë larguar nga shtëpitë e tyre katër herë familje të tëra.
Sipas tij, herën e parë më 17 maj ai është nxjerrë dhunshëm nga shtëpia dhe është detyruar të shkojë në drejtim të Shqipërisë, transmeton KP.
Hyseni tha se e njeh shumë mirë Oliver Ivanoviqin dhe se e kishte parë shumë herë të uniformuar dhe të armatosur afër urës së Ibrit, ku nuk i lejonte shqiptarët që të kalojnë urën.
Sipas tij, Oliver Ivanoviqi ka qenë prijës i grupeve të uniformuar.
Pastaj ai tha se gjatë shkurtit të vitit 200 Ivanoviq, ka sulmuar atë dhe familjen e tij në banesën e tij dhe se është plagosur në kokë dhe pastaj është shëruar te KFOR-i francez.
Përveç familjes së tij shoti ai, gjithsej 48 familje nga "Tre Soliteret", atë ditë janë përzënë nga banesat e tyre dhe i janë nënshtruar sulmeve fizike.kd
www.voal-online.ch
|