DOSHI PUBLIKON EDHE DISA FOTO TË PROKURORIT EUGEN BECI ME PERSONAZHET E TIJ NË NJË TRYEZË LOKALI
E Enjte, 03.05.2015, 08:30am (GMT+1)
Pas videos në profilin e tij në Facebook, deputeti Tom Doshi ka publikuar sonte pas orës 23.00 edhe tre foto ku duket mes të tjerëve edhe kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, një nga personat që Doshi e ka akuzuar të Tahiri për atentat ndaj tij.
Doshi ka lënë dhe shënimin "Ky është organi i akuzës në Shqipëri"!
Ai nuk ka dhënë detaje mbi vendin ku janë bërë fotot dhe në çfarë rrethanash.
Por njihen mjediset e restorantit meksikan "Viva", ndërsa personi pa flokë identifikohet si "Toni", Fatjon Skënderi.
Dy të tjerët ende nuk janë identifikuar.
Eugen Beci u lëviz nga posti i tij me urdhër të Llallës orët e fundit.
Ai është komanduar në Prokurorinë e Elbasanit.
Në vend të tij është komanduar Adnan Xholi.
www.voal-online.ch
|