E Premte, 04.26.2024, 10:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bajden sinjalizon ndryshime në politikën e jashtme - Nënpresidenti Bajden: SHBA-të gati të flasin me Iranin
E Djelë, 02.08.2009, 10:21am (GMT+1)

VOA - Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, paraqiti përparësitë e politikës së jashtëme të administratës së re amerikane gjatë një fjalimi të hollësishëm që mbajti dje në konferencën e 45 vjetore të sigurimit në Mynih.

Nënpresidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatëshme të bisedojnë me Iranin për programin e tij bërthamor, por theksoi se Teherani përballet me izolim dhe presion, nëse vazhdon rrugën e tanishme.

 

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden i tha pa humbur kohë udhëheqësve botërorë, se ai përfaqëson një administratë të re në Washington, dhe fillimin e një politike të re diplomatike, duke thënë se SHBA do të jetë të gatshme të bisedojnë me Iranin.

 

"Administrata jonë po e rishikon politikën e saj me Iranin dhe është tashmë e qartë, se ne jemi të gatshëm për bisedime,"- tha ai. Por Nënpresidenti amerikan tha se edhe Irani duhet të tregojë vullnetin për të ndryshuar politikat ekzistuese.

"Në se Irani vazhdon rrugën e tanishme, ndaj tij do të ushtrohet presion dhe do të ndiqet

politika e izolimit. Në se Irani heq dorë nga programi bërthmor i paligjshëm dhe mbështetja për terrorzimin, ndaj tij do të ketë stimuj të rëndësishëm," - tha zoti Bajden.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit lidhen me politikën iraniane për të patur teknologji bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, thënie që SHBA dhe aleatët perëndimore e venë në pikëpyetje. Ato e akuzojnë Iranin se po përpiqet fshehurazi të sigurojë armë bërthamore dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur tri herë sanksione ndaj Iranit.Zoti Bajden thotë se SHBA do të jenë të përgatitura, në se Irani refuzon të ulet në bisedime.

"Ne do të vazhdojmë të prodhojmë raketa mbrojtëse për t'iu kundërvënë kapacitetit iranian gjithnjë në rritje, duke patur parasysh që teknologjia të jetë e provuar dhe me kosto të efektshme. Ne do ta bëjmë këtë në konsultim me aleatët e NATO-s dhe me Rusinë," - tha zoti Bajden.

Marrëdhënia e SHBA-së me Rusinë është një tjetër çështje delikate për administratën e re. Zoti Biden pranoi se ka patur një "shkarje të rrezikshme" në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Ashtu sikurse zoti Biden, edhe Presidenti francez Nikola Sarkozi, tha se përmirësimi i lidhjeve mes Rusisë dhe Perëndimit është një çështje e rëndësishme.

Ai tha se duhet rikthyer besimi dhe se nuk mendon që Rusia e sotme përbën kërcënim ushtarak për NATO-n, apo BE-në.

Udhëheqës të tjerë presin të dëgjojnë më tepër për politikën e re amerikane. Kancelarja gjermane Angela Merkel është një prej tyre.

Ajo tha se Gjermania është e gatshme të veprojnë, ashtu sikurse SHBA, për të biseduar me Iranin. Por ajo paralajmëroi se Gjermania është e gatshme të vendosen sankione edhe më të forta, në se bisedimet nuk funksionojnë.

Vendet evropiane e mirëpritën zgjedhjen e zotit Obama President i SHBA-së dhe pjesëmarrja e zotit Biden në një konferencë që normalisht ndiqet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, dërgoi një sinjal të rëndësishëm për evropianët, se administrata e zotit Obama është entuziaste për rindërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.//lk

 

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Iranin për programin e tij bërthamor por theksoi se Teherani përballet me izolim dhe trysni nëse vazhdon rrugën e tanishme.

Zoti Bajden i bëri komentet sot në konferencën e Mynihut. Ai tha se do Iranit do t'i ofrohen stimuj të rëndësishëm nëse heq dorë nga ajo që nënpresidenti e quajti "program i paligjshëm bërthamor dhe mbështetje për terrorizmin".

Oferta e zotit Bajden për t'u angazhuar në bisedime me Iranin shënon një ndryshim nga administrata e Presidentit Bush, e cila refuzonte të hynte në negociata të drejtpërdrejta me Teheranin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha nga ana e saj se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duhet të jetë i përgatitur për të vendosur sanksione më të forta mbi Iranin. Zonja Merkel tha se Irani nuk duhet të lejohet të zotërojë armë bërthamore. / Voal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave (02.08.2009)
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha (02.08.2009)
Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë (02.07.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha (02.07.2009)
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.06.2009)
Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë (02.06.2009)
Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit (02.06.2009)
Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 ! (02.05.2009)
Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës (02.05.2009)
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre (02.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]