E Djelë, 05.19.2024, 12:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRASNIQI PËRFORMOI SHUMË MIRË, U NDËRPRE NDESHJA PAS LËNDIMIT

E Djelë, 03.22.2015, 09:14am (GMT+1)



Haxhi Krasniqi pas një lufte dominante, nuk arriti që të çojë deri në fund meçin, pasi një goditje nga Jurgen Brahmer e ka lënduar atë duke bërë që fitues i duelit të jetë boksieri gjerman, i cili njëherësh e ka mbrojtur titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë. Përkundër përgatitjeve të mëdha të Krasniqit dhe motivimit të tij të madh, në fund përvoja e Brahmer-it doli të jetë vendimtare.

Ishte Krasniqi ai që e filloi duelin në mënyrë të mrekullueshme duke dominuar raundet e para dhe duke shpërqendruar kundërshtarin e tij. Megjithatë, Brahmer në momente të caktuara është treguar i saktë duke e goditur fuqishëm Krasniqin dhe duke bërë që ai në raundin e nëntë të humbë fokusin. Në këtë raund kur Krasniqi vendosi të sulmonte kundërshtarin dhe e bëri këtë me sukses, ishte Brahmer ai që e shfrytëzoi përvojën dhe me të majtën e goditi fuqishëm dy-tri herë, madje duke ia çarë buzën Krasniqit. Kjo ishte e papërballueshme për Krasniqin, i cili nuk arriti që të vazhdojë duelin. Brahmer doli fitues me automatizëm, pasi mjeku, trajneri dhe gjyqtari konstatuan se Krasniqi nuk mund të vazhdojë duelin. Brahmer kështu e ka mbrojtur titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë, derisa Krasniqit i mbetet që të rikuperohet dhe të stërvitet fuqishëm për të kërkuar rikthimin në majën e boksit botëror, pasi dueli që ai shfaqi ishte jashtëzakonisht i mirë dhe i ka shkaktuar shumë telashe Brahmer-it. Ky i fundit ka pasur një numër të madh të publikut në anën e tij, pasi Rostocku është një prej rajoneve me më së paku të shqiptarë, vend që e ka zgjedhur pra boksieri gjerman. Duhet theksuar se Krasniqi ka hyr i pari në ring. Ai pati një hyrje emocionale në ring, i veshur në kuq e zi dhe me melodinë e këngës "Baresha" nga Nexhmie Pagarusha.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROKURORIA - JA SI I ZUMË NË GRACKË DOSHIN DHE FRROKUN, PASTAJ VENDOSËM T'I ARRESTOJMË (03.22.2015)
KOSOVA IMPORTON MBI 80 PËR QIND TË PRODUKTEVE - BURIM KRYESOR I IMPORTIT ËSHTË SERBIA (03.22.2015)
PAS RAUNDIT TË NËNTË, KRASNIQI DORËZON NDESHJENJürgen Braehmer rikonfirmohet kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë WBA (03.21.2015)
SHQYRTOHET KËRKESA PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE TOM DOSHI E MARK FRROKU (03.21.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA THOTË SE NË KËTË FAZË TË HETIMEVE NUK E MARRIM MË PYETJE KRYEPROKURORIN LLALLA (03.21.2015)
FORUMI I BRUKSELIT - RUSIA IA PËRMEND NATOs 24 MARSIN 1999 (03.21.2015)
KOSOVË - PËR TERRORIZËM PO HETOHEN 135 VETA, MBIKËQYREN EDHE RRJETET SOCIALE (03.21.2015)
SOCIALDEMOKRATI NIETAN - KUNDËR METËS ENDE NUK KA AKUZË, ËSHTË HERËT T'I KËRKOHET DORËHEQJA (03.21.2015)
TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI ME HAXHI KRASNIQIN - SOT KURORËZIMI YNË ME TITULLIN E PARË BOTËROR NË BOKSNdeshja transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni gjerman SAT1 (03.21.2015)
Zëri - ASOSACIONI I KOMUNAVE SERBE LEGJITIMON AUTONOMINË PËR VERIUN (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]